web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha i jep “grushtin e fundit” Lulzim Bashës/ “Të gjithë mund të vinë në protestë veç tij

2022-11-11 12:41:00, Aktualitet CNA

Berisha i jep “grushtin e fundit” Lulzim Bashës/ “Të

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar në konferencën me gazetarët se të gjithë opozitarët mund t’i bashkohen protestës përveç Lulzim Bashës.

Kryedemokrati tha se mbi Bashën rëndojnë disa akuza për të cilat ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

“Detyrat janë të ndara, unë kam fjalimin bashkëpunëtorët e mi kanë skenarin, të tjerët kanë himnin. Most ë hyj tani në koptencat e të tjerëve, por do të ketë risi në të gjitha aspektet.

Të gjithë mund të vinë përveç Lulzim Bashës, i cili duhet të sqarojë akuzat që rëndojnë mbi të, të tjerët janë pjesë e Partisë Demokratike, nuk mund të më marrin leje mua ata, që të protestojnë kundër qeverisë. Lulzim Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar që nuk është e vërtetë, por nuk ka dhënë asnjë fakt asnjë provë, por akuzat që ekzistojnë, kështu që…”- tha Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga