web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Is something being investigated or just a show?/ SPAK calls several politicians and former officials to testify in a few days

2022-07-27 18:31:00, Aktualitet CNA
Is something being investigated or just a show?/ SPAK calls several politicians
Illustrative photo

In recent days, politicians and former officials have appeared in the offices of the Special Structure against Corruption and Organized Crime (SPAK).

According to the statements they gave outside, they were asked about various issues, but due to the investigations they cannot speak.

While SPAK itself, as required by law, does not give any statement until the end of the investigation.

We very much hope that SPAK will finally take some investigation to the end and bring someone responsible before the law.  

Flasim për zyrtarë të lartë, ose “peshqit e mëdhenj”, që të mos mbetet gjithçka në kuadrin e një show, ku në dyert e kësaj godine “misterioze” hyjnë e dalin mendueshëm zyrtarë të lartë, dhe në fund ‘mbarset mali e pjell një mi”.

Is something being investigated or just a show?/ SPAK calls several politicians

-Xhelal Mziu paraqitet në SPAK për kallëzimin e Rakip Sulit

Pranë organit të akuzës, ishte deputeti demokrat Xhelal Mziu i cili u paraqit këtë të mërkurë.

Ai është thirrur në SPAK për të dhënë deklarimet e tij, lidhur me kallëzimin e Rakip Sulit. Kryebashkiaku aktual kallëzoi Mziun për shpërdorim detyre, pasi sipas tij dyshohet të ketë favorizuar subjekte private.

Is something being investigated or just a show?/ SPAK calls several politicians

-Taulant Balla paraqitet në SPAK për çështjen “Partizani”

Dy ditë më parë, në SPAK u paraqit kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ai u thirr për të dëshmuar çfarë informacionesh disponon për çështjen “Partizani”. Ky kallëzim është bërë nga vetë Balla për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh.

Is something being investigated or just a show?/ SPAK calls several politicians

-“Rrini të qetë”, Blendi Gonxhe në SPAK: Isha për një verifikim

Po më 25 korrik, edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ishte në zyrat e Strukturës së Posaçme.

Ai është shprehur pas dëshmisë në SPAK se u pyet për një verifikim që nuk ka lidhje me insititucionin që drejton. Gonxhe nuk preferoi të jepte detaje nga çështja, por nënvizoi se është sekret shtetëror.

Is something being investigated or just a show?/ SPAK calls several politicians

-‘Pyesni në SPAK’, Dritan Leli pas marrjes në pyetje nga organi i akuzës

Më 22 korrik dëshmoi në SPAK kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Ai u largua nga zyrat e Strukturës së Posaçme, pas më shumë se një orë në pyetje në organin e akuzës. Leli nuk u prononcua në media në lidhje me çështjen që ishte thirrur.

Is something being investigated or just a show?/ SPAK calls several politicians

-‘Nuk i druhem përgjegjësisë’, Beqaj flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

Më 18 korrik, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj qëndroi për më shumë se 9 orë në zyrat e SPAK-ut, ku u mor në pyetje.

Beqaj u shpreh se është thirrur në cilësinë e personit i cili ka dijeni për këtë çështje, teksa theksoi se nuk i druhet përgjegjësisë.

- Ish-kryebashkiaku i Dibrës paraqitet në SPAK

Më 28 qershor, ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama u paraqit në SPAK.

Nuk dihen ende arsyet pse ish-kryebashkiaku ndodhet në zyrat e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga