web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas bombola e gazit në një banesë në Maliq/ Lëndohen 3 persona

2022-12-17 17:21:00, Aktualitet CNA

Plas bombola e gazit në një banesë në Maliq/ Lëndohen 3

Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi.

Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga