web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjela vendos: Gjykata do t ‘ia japë partinë Alibeajt

2023-02-15 12:45:00, Aktualitet CNA

Ngjela vendos: Gjykata do t ‘ia japë partinë Alibeajt

Avokati Spartak Ngjela, që aktualisht vetëm titullin ka si avokat, por jo se ka çështje , ka deklaruar se ai e di vendimin e Gjykatës për vulën e PD-së.

Avokati nuk tregon burimin, por thekson se gjykata do, t’ia japë vulën Alibeajt.

Si parashikues moti apo si parashikues vendimesh gjykate Ngjela në një dalje në media ka thekesuar se e di vendimin.

“Nuk do njohin partinë që ka bërë Saliun dhe do vazhdojë PD, me Alibeaj dhe me këtë. Nuk e njohin gjykatën këta në konceptin psikologjik dhe nuk e dinë se çfarë është gjyqtari dhe si devijon. Presioni gjyqtarët nuk i tremb, është aksiomë dhe kjo s’është e imja. Këta trembin gjykatën që gjykata të shkel ligjin dhe Gjykata pikërisht për këtë nuk duhet ta bëjë. E caktuan datën tre, që palët të mos kenë revolta dhe gjëra të tjerë dhe pas dy ditësh merr fund gjithçka dhe regjistrohen dhe do të filloj procesi zgjedhor”, tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga