LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Më 4 mars inagurohet Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë

2024-02-24 11:09:00, Aktualitet CNA

 Më 4 mars inagurohet Baza Ajrore Taktike e NATO-s në

Ministria e Mbrojtjes njofton se më 4 mars do të inagurohet Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë. Lajmi për inaugurimin e bazës Ajrore Taktike të NATO-s e dha vetë në Tiranë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Edi Rama.

Blinken theksoi se baza ajrore e NATO-s në Kucovë do të hapet muajin e ardhshëm.

Blinken e përgëzoi Shqipërinë për kontributin e dhënë gjatë 15 viteve të anëtarësimit të saj në NATO, duke e cilësuar atë si një partner të besueshëm.

“Gjatë 15 viteve të saj në NATO, Shqipëria ka dhënë kontribut të rëndësishëm në aleancën tonë. Trupat shqiptare ndihmojnë për të ruajtur paqen në Kosovë, për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATO-s. Muajin e ardhshëm do të inaugurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Të 31 nga 32 aleatët tanë që do të bëhen së shpejti sjellin përvoja dhe aftësi të ndryshme, por secili ka të njëjtin angazhim për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të sakrifikuar. Vitet e fundit, çdo vend i NATO-s ka rritur përqindjen e mbrojtjes në 2% të PBB-së, kështu që aleanca është edhe më e fortë sot falë kësaj. Jemi mirënjohës që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e përkushtuar të mbajë detyrimet e saj”, tha Blinken./CNA 

Lajmet e fundit nga