web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lake Prespa in danger, now every drop of water must be saved

2023-09-01 09:03:00, Aktualitet CNA

Lake Prespa in danger, now every drop of water must be saved

Lake Prespa e Madhe, "red zone" from the drastic drop in the water level. Albania, Greece and North Macedonia must find solutions to protect one of Europe's oldest lakes.

In the village of Liqenas, in Korçë, Spase Tërpo controls the level of the lake of Prespa e Madhe. His task is to regularly measure the level of precipitation and water, which unfortunately are giving disturbing signals day by day. He is the third generation of his family, which is closely connected with the lake. What started as a passion in the Tërpo family, later turned into a profession for them. "From 1946 onwards, from the measurements we made, it shows that the lake has always had changes and fluctuations. Big fluctuations, big increases, there were in the 70s, when the lake was 8 meters higher than now. Since that moment, the lake has always decreased. Now that we are talking, it took longer for the lake to decrease, so it has been going down for about 3-4 years or more."

At the Institute of Geosciences in Tirana, where Tërpo sends the data it collects in the field, engineers have calculated the continuous shrinkage of Lake Prespa. "In Prespa e Madhe we again have a visible decrease and reduction of the water surface. Around 1967, an area of ??around 329 km2 was calculated for both Prespa. Nowadays we have a surface that has reached about 250 km2. So we have a very large shrinkage of these two lakes" - emphasizes Emanuela Kiri, hydrogeologist at this Institute. Prespa e Maghe, according to Kiri, has "food" for the lake of Prespa e Vogël, which today has turned into a reed.

Lake Prespa in danger, now every drop of water must be saved

Spills filled the lake bed

Around the 70s, the river Devoll was artificially diverted from its course to enter the Little Prespa Lake, through the opening of a canal. The primary purpose was for agricultural reasons, since the water of the lake was calculated to irrigate the entire field of Korça, at that time with a very developed agriculture. But the project appears to have underestimated and overlooked the volume of river sediments that would be deposited in the new river mouth. Their accumulation filled the lake bed.

The danger that threatens the lake of Prespa e Madhe today comes from many factors. Experts say that among the most important are the high temperature increase during the last years, which increases evaporation, the decrease in the amount of precipitation, as well as the interaction with Lake Ohrid. "The less rainfall there is in a hydrological year, the more water we get from Prespa, because Prespa has a disadvantage to Lake Ohrid: it is located 150 meters above Lake Ohrid, in the geographical position. And since it is separated by a mountain of karstified, i.e. limestone and very cracked, the water passes to the east in this gap between the two lakes and flows into Lake Ohrid.

Çfarë do të thotë kjo? Që Prespa nuk mund të llogaritet si një pellg ujor i pandarë, të paktën në aspektin hidrogjeologjik” – thekson Kiri. Sipas saj, viti 2002 shënon rënien më të madhe të nivelit të ujit të liqenit të Prespës, rënie prej 8 metra e 79 centimetra. "Ndërsa në ditët e sotme, nga 2019 në 2022 kemi një rënie prej 0.79 centimetrash. Dhe kjo është goxha e madhe për një periudhë të tillë kohore, sepse po vazhdon. Riardhja nuk po zëvendëson atë që po humbasim”.

Mungon strategjia e qartë në interes të Prespës

Aleksandër Trajçe, drejtues i PPNEA, Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Tiranë, thotë se Parku Ndërkufitar i Prespës ka pasur gjithmonë vëmendje të shtuar kombëtare dhe ndërkombëtare, por pa fokus te liqeni. "Projektet në Prespë nuk është se kanë adresuar drejtpërdrejt ose nuk është se e kanë marrë seriozisht uljen e nivelit të liqenit, si një nga problemet kryesore të ekologjisë së rajonit.

Ka diskutime të shumta, diskutohet nëpër takime midis qeverive, midis organizatave të interesuara, midis institucioneve, por realisht në momentet që flasim nuk ka një strategji të qartë se si mund të adresohet ky problem dhe se si puna e të gjitha këtyre institucioneve dhe të gjithë këtij interesi që është për Prespën, të koordinohet në një mënyrë që ky problem të adresohet në mënyrë shumë të fortë dhe të shpejtë”.

Mungesa e të pasurit në fokus pikërisht rënien e nivelit të liqenit të Prespës pranohet edhe nga institucionet. Një ndër projektet ku ata bashkëpunojnë me donatorët e huaj ka qenë edhe "Plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Prespës në Shqipëri, 2014-2024”.  "Përfshin edhe liqenin, por në studim nuk është marrë sipërfaqja ujore, por si pjesë territoriale e Parkut, është edhe liqeni. Ne kemi menaxhuar sipërfaqet tokësore, ekosistemet pyjore, ekosistemet kullosore, pra në përgjithësi mbrojtjen e biodiversitetit” – sqaron Vasil Male, Shef i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të qarkut Korçë. 

Lake Prespa in danger, now every drop of water must be saved

Ndryshim i botës së peshqve në Prespë

Kallamasi është mbase fshati ku rënia e nivelit të Prespës ndihet më së shumti. Peshku i zënë këtu, ka ndryshuar me ndryshimin e kushteve klimatike. "Kemi pasur një rënie të prodhimit të cironkës dhe kemi një rritje të prodhimit të krapit, për arsye të lëvizjes së liqenit” – thotë Kosta Trajçe, kryetar i Shoqatës së Menaxhimit të Peshkimit në Prespë të Madhe. Hidrobiologu Spase Shumka i ka dedikuar thuajse të gjithë karrierën e tij ruajtjes dhe studimit të liqeneve të Prespës dhe specieve që jetojnë në këto ujëra.

"Në botën e peshqve në Prespë kemi 8 lloje speciesh endemike dhe në botën e gastropodëve ose të kërmijve kemi rreth 18 specie endemike. Ka specie endemike pothuajse në të gjitha grupet aksionomike të botës së gjallë, gjë e cila është e lidhur në masën më të madhe të tyre me pjesën e litoralit, thënë ndryshe me pjesën fundore, me bregun e liqenit. Për shembull, një nga peshqit që është ekonomikisht më i rëndësishmi është cironka. Është një specie e cila është e lidhur në jetesën e saj dhe si habitat kryesor të riprodhimit të saj ka bregun e liqenit dhe kërkon një breg që të jetë shkëmbor, i cili praktikisht është zhdukur” – thotë hidrobiologu Shumka.

Organizata Ndërkombëtare Prespa-Ohrid Nature Trust, PONT, prej vitesh i vjen në ndihmë Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për të ruajtur biodiversitetin në Parkun Ndërkufitar të Prespës. Për të qenë më pranë zonës së prekur, ata kanë prej disa kohësh edhe një zyrë në Tiranë. Kërcënim për liqenin, sipas drejtueses së PONT, nuk është vetëm ndryshimi i kushteve klimatike.

"Ne të gjithë e dimë se fatkeqësisht nivelet e Prespës po bien dhe kjo mund të vijë si pasojë e ndryshimeve klimatike, bujqësisë shumë intensive, kryesisht në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi. Në Greqi, fasulet dhe në Maqedoninë e Veriut janë mollët. Ata e përdorin ujin për vaditje dhe shumë toka po afrohen drejt liqenit, liqeni humb nivelin e tij dhe ka më shumë hapësirë të vlefshme për plantacione të reja, çka nuk është aspak mirë. Më duhet të them se në Shqipëri ka më shumë bujqësi për konsum vetjak, dhe kërcënimi është më i vogël. Cilësia e ujit është një tjetër çështje, sepse bujqësia intensive përdor pesticide, të cilat nuk janë të mira për cilësinë e ujit. Quhet eutrofikimi i liqenit, ka shumë përbërës në liqen dhe uji nuk është i pastër. Kjo ndikon të gjitha habitatet e specieve të rëndësishme si peshqit, zogjtë… Ndikohen të gjithë” – thotë Mirjam de Koning.

 

"Tri shtete, dy liqene, një e ardhme”

Në 2 shkurt të vitit 2000, në Agios Romanos në Prespën greke, u nënshkrua marrëveshja për shpalljen e Parkut Ndërkufitar të Prespës, ku tre kryeministrat e kohës u dakordësuan për të mbrojtur Prespën, çka asokohe u konsiderua si diplomaci inovative. Myrsini Malakou, biologe dhe një ndër veteranet e mbrojtjes së Prespës, ishte dëshmitare e asaj dite, që sot mbahet mend nga slogani "Tri shtete, dy liqene, një e ardhme”.

"Kemi më pak ujë. Çfarë duhet të bëjmë për bujqësinë dhe për peshkimin? Në Greqi ne po mendojmë për shumë e shumë zgjidhje. Për shembull, kemi vendosur të ndryshojmë sistemin e vaditjes dhe të kalojmë te sistemi pikë-pikë. Është një investim shumë i madh për zonën, por për shkak të biodiversitetit, ne mendojmë se është e rëndësishme. Nuk e di nëse kaq mjafton. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të gjetur mënyra të reja përshtatjeje ndaj klimës. Me lloje të tjera bimësh, të mbjella të reja dhe sistemin e vaditjes pikë-pikë në të gjithë zonën”.

Lake Prespa in danger, now every drop of water must be saved

Panagiotis Paskalidis, kryetar i Bashkisë së Prespës greke, mendon se për rënien e nivelit të liqenit, duhet një koordinim i të tria vendeve. "Një nga arsyet që ne po ndërtojmë sistemin e vaditjes është për të pakësuar ujin që përdoret për vaditjen e zonave të caktuara. Ky pakësim i ujit të përdoret do të ishte deri në 46%. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe mund të rriste sadopak nivelin e Prespës së Vogël. Nevojitet që ne të bashkëpunojmë. Qëllimi është që duhet të evidentojmë problemet, të ngrëmë problemet në Bashkimin Evropian dhe të jemi në gjendje që të dakordësohemi, të tria vendet në një mënyrë të koordinuar, për problemin e pakësimit të ujit”.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, ekspertët mendojnë se ndryshimet klimatike nuk janë të vetmet që rrezikojnë liqenin e Prespës.

"Në fakt, problemi më madhor i momentit në liqenin e Prespës është pikërisht ky: sasia e konsiderueshme e lëndëve ushqyese që gjenden aty. Në të shkuarën liqeni kishte prani të ulët të këtyre ushqyesve. Në çastet që flasim, prania e tyre është e lartë. Çka do të thotë se të gjithë këto organizma që ne i konsiderojmë endemike, janë përshtatur për të jetuar dhe kanë jetuar në një mjedis me prani shumë të ulët ushqyesish dhe ndotësish” – thotë Zlatko Levkov nga Insituti i Biologjisë.

Për Vasko Stojov, hidrolog në Shërbimin Hidrometeorlogjik maqedonas, shfrytëzimi i ujit të liqenit nga bujqësia, është problematik. "Sipas agro-meteorologëve këto sasi nuk janë të mëdha. Ata supozojnë se vetëm 12-20 centimetër nga uji i liqenit të Prespës përdoret për vaditje, shifër e cila duket e vogël. Por nëse këto 20 centimetra shumëzohen me 30 vite, vetëm atëherë ne kemi një panoramë të plotë të ujit që i merret liqenit të Prespës”.

Prespa, "e llastuar” nga donatorët

Teksa të gjithë aktorët përpiqen të mbrojnë veten, duke ia lënë përgjegjësinë njëri-tjetrit, Parku Ndërkufitar, në të tria anët e tij, mbetet një ndër zonat me vëmendjen më të madhe të donatorëve. Bashkimi Evropian ka dhënë miliona euro financim në formë grantesh për zhvillimin e qendrueshëm të zonës në të tria anët e liqenit të Prespës.

Përmes programit të financimit "BE për Prespën” Maqedonia e Veriut ka përfituar 18 milionë euro grant me qëllim zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në liqenin ndërkufitar. 1 milion euro të tjera u janë dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për përmirësimin e grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të zeza në Resnjë dhe Devoll.

Një tjetër donator i rëndësishëm për Prespën ndërkufitare është dhe Banka Gjermane për Zhvillim. KfW ka financuar mbi 7 milionë euro në projekte që mbështesin ruajtjen e natyrës si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për popullatën lokale. Ndonëse projektet nuk lidhen drejtpërdrejt me nivelin e ujit të liqenit dhe cilësinë e tij, kontributi i tyre është thelbësor, veçanërisht për Shqipërinë ku autoritetet duket se nuk e kanë prioritet ‘fatin' e liqenit. Të paktën prej 8 vitesh, buxheti i shtetit nuk ka dhënë asnjë qindarkë lekë, për ruajtjen apo zhvillimin e zonës së mbrojtur.

"Në Prespë teorikisht vëmendja ka qenë. Ka pasur financime të shumta, ka pasur projekte prej miliona eurosh ndër vite, por që realisht në jetesën e banorëve kanë bërë shumë pak diferencë dhe fakti është që zona po depopullohet njësoj si të gjitha zonat e tjera” – thekson Trajçe nga PPNEA.

Lake Prespa in danger, now every drop of water must be saved

Në censusin e fundit në Shqipëri në vitin 2011, Bashkia e Liqenasit numëronte 5200 banorë. Por sot në fshat gjen më pak se gjysmën e tyre. Pavarësisht milionave të donacioneve, përse largohen njerëzit? "Kjo pyetje për mendimin tim kërkon një analizë më të thellë.

Thjesht, ne nuk marrim fonde për ruajtjen e liqenit. Së dyti, ajo që dua të sqaroj dhe që është një problem shumë shqetësues – që e shprehin banorët, por edhe si bashki e ndiejmë – është se kompetencat e pushtetit vendor janë thuajse 0 në drejtim të liqenit. E njëjta gjë ndodh edhe me fondet e huaja. Ka pasur investime në dijeninë tonë, por ato kanë qenë në bashkëpunim me ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Mendoj që nuk kanë pasur atë ndikim që duhet të kishin” – thotë Pali Kolefski, kryetar i Bashkisë Liqenas.

"Çdo pikë uji duhet ruajtur”

Banorët, ekspertët dhe ligjvënësit në të tria anët e kufirit janë të dyzuar mbi të ardhmen e liqenit. Për vendasit, liqeni është e gjithë jeta e tyre, ndërsa të tjerët duhet të gjejnë zgjidhje sa më të shpejta dhe afatgjata për të zbutur sadopak rënien në vijimësi të nivelit të ujit.

"Ne nuk mund ta kontrollojmë ndikimin e klimës, temperaturat e larta, avullimin, por mund ta përdorim ujin në mënyrë më të qëndrueshme, sidomos në bujqësi” – thotë Maja Shukova, ministrja maqedonase e Mjedisit.

Biologu Shumka thotë se është i dyzuar për të ardhmen e liqenit.

"Ne jemi vend i vogël. Padyshim që njerëzit që jetojnë aty nuk mund të jenë faktor kyç për zgjidhjen e situatës atje. Njerëzve u duhet të merren me punët e tyre të vogla, por unë e kuptoj që në nivel global kjo arrin duke filluar nga puna lokale. Gjithsesi, gjithçka do të varet nga trendi i klimës” – thotë ai.

" At every point of water, we must decide together. In order to decide, we must understand the importance of saving water, of managing it. In order to finalize what needs to be done for water management, to we have sustainability for our lives, we must first understand why water is important. This is not decided by the government. We all must understand why.

Because if you would take water to water your garden, then I am doing the same. I can pour a lot of water or use a small amount of water. All of us, in all three countries, must understand the importance of water for this area. It will be better for our future", said Myrsini Malakou./ DW





Lajmet e fundit nga