web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kontrabandë dhe veprime abuzive në pikat kufitare/ Pezullohen dy policë dhe dy doganierë

2022-09-27 09:51:00, Aktualitet CNA

Kontrabandë dhe veprime abuzive në pikat kufitare/ Pezullohen dy

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy punonjës policie dhe dy doganierë.

Ky vendim ëhstë marrë në kuadër të punës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare.

Njoftimi:

Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të:

- Inspektor A. H., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, stacionuar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë/të pjesshëm, nga detyrimet doganore apo të akcizës", "Kontrabanda me mallra të tjera", dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

- Inspektor F. M., 38 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, stacionuar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale " Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë/të pjesshëm, nga detyrimet doganore apo të akcizës ","Kontrabanda me mallra të tjera".

- Shtetasit nën hetim V. B., 53 vjeç, me detyrë doganier fizik në Degën e Doganës Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

- Shtetasit nën hetim J. P., 45 vjeç, me detyrë doganier i peshores në Degën e Doganës Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Këta shtetas janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.206, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, i referuar dhe ndjekur nga AMP Korçë nën drejtimin e kësaj Prokurorie gjatë operacionit “Dinarët” në kuadër të punës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare, ku me herët në lidhje me këtë proçedim janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas, ndër ta edhe punonjësit e mësipërm.

The materials were passed to the Prosecutor's Office at the Pogradec Court of First Instance for further action.

AMP remains committed to its mission of guaranteeing the implementation of the law and invites citizens to report any case of abuse or violation of the law by State Police employees, by calling the toll-free number 0800 90 90.





Lajmet e fundit nga