web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çkodimi i SKY ECC/ Arrestohet në Spanjë, kuksiani i rrezikshëm që tentoi të vriste dy vëllezërit Nela

2023-12-02 12:57:00, Aktualitet CNA

Çkodimi i SKY ECC/ Arrestohet në Spanjë, kuksiani i

Ismail Zeneli, emri i të cilit doli në përgjimet dhe çkodimi i aplikacionit SKY ECC, është arrestuar nga autoritetet spanjolle.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Isamil Zeneli është personi i cili njihej me nofkën kuksiani dhe që tentoi të vriste dy vëllezërit Nela në Britaninë e Madhe.

Ismail Zeneli kishte porositur vrasjen e dy vëllezërve që jetonin në Britaninë e Madhe për hakmarrje.

Vrasjen e kishte marrë përsipër ta kryente Bujar Gërmizi, i cili më pas e ka ndryshuar mbiemrin në Ajazi.

Për të marrë informacione mbi vendndodhjen e vëllezërve, Zeneli ishte ndihmuar nga Dedan Gjoni, shefi i hetimit të krimeve në Komisariatin Nr.6, në Tiranë, i cili u arrestua pak ditë më parë nga operacioni i SPAK./ CNA





Lajmet e fundit nga