“Dhuratat” e Ramës për Bollino-n përmes 4 VKM-ve/ Malltezi: Të përgjigjet para ligjit
Jamarbër Malltezi nuk ka kursyer kryeministrin Edi Ram...

Instituti i Studimeve Politike i ka tërheuqr veshin mazhorancës pasi ka konstatuar një sërë problematikash lidhur me miratimin, funksionimin dhe impaktin e komisioneve hetimore parlamentare.
Nga studimi, ISP thotë se Kuvendi ka refuzuar për së paku 18 muaj të përfshijë në agjendën e vet dy nisma ligjore të njëjta lidhur me komisionet hetimore që kanë objekt të njëjtë me nismën e re të mazhorancës, nismën e deputetes Jorida Tabaku dhe deputetit Edmond Spaho.
“Në klimën e kritikave të shumta ndërkombëtare dhe vendore drejtuar Kuvendit për keqpërdorimin e shumicës parlamentare për të penguar parimin kushtetues të kontrollit parlamentar të pushtetit ekzekutiv përmes mekanizmit të komisioneve hetimore, mazhoranca ka iniciuar një projektligj me disa ndryshime. Përmbajtja e tij do të jetë objekt diskutimi dhe nga formulimet, duket qartë se është një nismë më shumë për të tërhequr vëmendjen dhe për të ofruar “zgjidhje” formale sesa për të zgjidhur problematikat e konstatuara lidhur me miratimin, funksionimin dhe impaktin e komisioneve hetimore parlamentare.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka monitoruar në vijueshmëri parlamentin dhe nga të dhënat rezulton se Kuvendi ka refuzuar për së paku 18 muaj të përfshijë në agjendën e vet dy nisma ligjore të njëjta lidhur me komisionet hetimore që kanë objekt të njëjtë me nismën e re të mazhorancës.
1-Nisma e parë daton në datën 2 mars 2022 (nisma Spaho),
2-nisma e dyta në 9 dhjetor 2022 (nisma Tabaku). “, thuhet në raport.
Më tej ISP, parashtron në gjetjet e saj se dy nismat e opozitës u injoruan ndërsa e mazhorancës është lajmëruara se do të jetë pjesë e agjendës parlamentare.
Sipas studimit, është kufizuar e drejta e 35 deputetëve për të iniciuar komision hetimor parlamentar, një e drejtë e sanksionuar në nenin 77 të Kushtetutës së RSH.
“Dy nismat e opozitës u injoruan, ndërkohë që nisma e mazhorancës është lajmëruar se do të jetë pjesë e agjendës parlamentare. Tabela paraqet tre nismat, dy nga të cilat ende pa vendimmarrje dhe as shqyrtim parlamentar, si dhe vendimin e fundit të Kuvendit më 2016, kur rrëzoi një nismë për ndryshime në kuadrin ligjor të komisioneve hetimore parlamentare.
Raporti i progresit i BE për Shqipërinë, raportet e FH, të ISP, të AI, dhe të organizmave të tjera ndërkombëtare dhe vendore që kanë objekt vlerësimi edhe standardet e funksionimit të parlamentit kanë kritikuar kufizimin apriori të së drejtës së 35 deputetëve për të iniciuar komision hetimor parlamentar, një e drejtë e sanksionuar në nenin 77 të Kushtetutës së RSH”, thekson studimi.
ISP rendit rrugën e duhur se si duhet të funksiononte Kuvendi, ku me debat duhet të shqyrtoheshin nismat e opozitës.
“Në një vend demokratik situata të tilla do të evitoheshin, por në vendet me demokraci hibride ekzistojnë akte politike dhe institucionale që do të ofronin së paku një paketë standardesh referuese, si p.sh; Kuvendi të inicionte një debat në Komisionin e Ligjeve dhe brenda një periudhe 30 ditore të merrte opinione të ndryshme lidhur me nevojat e reformimit të legjislacionit mbi komisionet hetimore;
Kuvendi të adresonte shqetësimin në Gjykatën Kushtetuese ose në Komisionin e Venecias duke kërkuar zgjidhje të mosmarrëveshjeve ose në rastin e dytë, interpretim të dispozitave dhe standardeve rreth komisioneve;
Kuvendi mund të përfshinte në rendin e ditës dy nismat e arkivuara të deputetëve dhe të shmangte ndërkohë rrëzimin në bllok të shtatë nismave të opozitës për komisione parlamentare, duke nxitur reformimin e ligjit mbi komisionet dhe nevojën për dialog institucional midis dy palëve politike.
Kuvendi nuk bëri as njërën, as tjetrën, por zgjodhi rrugën “shqiptare” të përballjes me problemet, - nisma e njëanshme politike, nismë e paplotë dhe jo efektive, rendje pas procedurave jo thelbit, rrëzim në bllok të kërkesave për komisione të opozitës, si dhe sfidë ndaj sugjerimeve ndërkombëtare dhe atyre vendore.
Për ta kuptuar sa formale është nisma mjafton të lexohet relacioni, i cili përmban jo pak, por 150 gabime drejtshkrimore bazuar në standardin e gjuhës shqipe! Po ashtu, pavarësisht se është iniciuar nga një deputete juriste ose staf i saj, relacioni edhe referencat kushtetuese nuk i ka të plota, si dhe përmban nocione e norma minimale juridike, duke u fokusuar në nevojat politike dhe interpretimet politike të ditës, - qasje jo serioze për një parlament që pret brenda pak ditësh të hapet mundësia për negociata konkrete anëtarësimi në BE.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) po e monitoron në vijueshmëri procesin dhe natyrisht, në çdo rast do të dërgojnë komentet e sugjerimet veta, pavarësisht se nga praktika opinionet e shoqërisë civile nuk merren në konsideratë”, përfundon ISP./ CNA
Jamarbër Malltezi nuk ka kursyer kryeministrin Edi Ram...
The State Department's report on the fight against corrupt...
Analyst Andi Bushati, while commenting on the case of ...
Prime Minister Edi Rama has traveled to the United Ara...
The member of the Presidency of the Democratic Party, ...
The member of the PD leadership, Belind Kelliçi, said ...
In the photo above is Stiljan Pasho, 53 years old, as ...
A car accident happened in Durrës this Thursday. Arou...
New details have come to light from the arrest of the poli...
The Police Supervision Agency (Korce-Elbasan Region) ha...
This Wednesday, different representatives appeared at the ...
After 6 hours in SPAK, the former Minister of Defense ...
The Minister of Justice, Ulsi Manja, submitted this Thursd...
The Minister for Europe and Foreign Affairs of the Republi...
The General Maritime Directorate has announced that due to...
Artisti i merituar, i qindra roleve në teatër dhe kinemato...
Former Prime Minister Sali Berisha, in a statement to ...
Edi Rama has signed four illegal documents to forgive ...
Yesterday afternoon, the home for the elderly in Fier ...
The former Minister of Defense, Fatmir Mediu, has rejected...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...