Rama "shoots" the ministers
Prime Minister Edi Rama, at a meeting of the Socialist Par...
Prime Minister Edi Rama, at a meeting of the Socialist Par...

Sot për të pestën ditë radhazi web-i Institutit të Statistikës "www.instat.gov.al" është jashtë funksionit. Të dhënat nuk janë të aksesueshme pasi, sipas burimeve zyrtare të INSTAT, sistemet "online" janë fikur pasi po punohet për azhurnimin e të dhënave që u dëmtuan me sulmin kibernetik.
Përditësimi i sistemeve në mënyrë që të bëhen funksionale kërkon shkëputje, referuan burimet nga INSTAT, teksa të dhënat janë prej ditësh të paaksesueshme.
Për herë të dytë brenda muajit të dhënat e INSTAT dhe databazat nuk janë të disponueshme për përdoruesit. Në fillim të muajit web-i u bllokua për 5 ditë nga sulmi i grupit të hakerëve ‘Homeland Justice’ të cilët kishin sulmuar serverat dhe web-in.
Pas bllokimit disaditor të dhënat u rikthyen pjesërisht, por në katër ditët e fundit web-i nuk është ribllokuar sërish, por këtë herë nga ekspertët IT në INSTAT. Burimet brenda institucionit nuk dhanë afat se sa do të zgjasë bllokimi, por pohuan se po punohet me intensitet për të rikthyer aksesimin e të dhënave.
Pavarësisht arsyes, të dhënat e detajuara të statistikave zyrtare të vendit, për popullsinë, ekonominë, tregtinë, arsimin, shëndetësinë, etj. nuk janë të disponueshme nga e shtuna e javës së kaluar. Në rastin më të mirë mungesa e tyre bllokon punën për një seri fushash dhe sektorësh që e kanë të bazuar aktivitetin në përpunimin dhe analizimin e të dhënave.
Gjatë fundjavës së kaluar, “Homeland Justice’" njoftuan se kanë akses të plotë në 10 terrabite të INSTAT, duke përfshirë edhe të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave që u krye në 2023-shin.
Ekspertë të IT që kanë punuar me sistemet publike sqaruan se përmasat e dëmit varen nga koha që grupi i hakerëve ka qëndruar në sistem. Sa më e gjatë të ketë qenë koha e qëndrimit aq më i madh është dëmi që përfshin aksesin edhe në sistemet "back up". Këto sisteme shërbejnë për të ruajtur të dhënat në serverë të veçantë në rast të një sulmi në sistemet me të cilat punohet.
Eksperti shpjegoi se metodat e hakerimit kanë evoluar shumë vitet e fundit, ndërkohë që ka shumë pak IT profesionistë dhe përdoruesit e sistemeve nuk kanë kulturën bazike për të ruajtur nga sulmet./Monitor
The Prime Minister of Italy, Giorgia Meloni, during a spee...
The Electronic and Postal Communications Authority (AK...
The President of Ukraine, Volodymyr Zelensky, has arrived ...
President Volodymyr Zelensky has reacted to his visit toda...
The US Department of State (DASH) said that talks in Bruss...
The President of the Republic of Albania, Bajram Begaj, de...
The Foreign Minister, Igli Hasani, in the conference with ...
The Minister of Ukraine, Dymytro Kuleba, in a press confer...
Prime Minister Edi Rama started the day today with the vis...
Këtë të mërkurë, datë 28 shkurt 2024, po ju njohim me titu...
The President of Ukraine, Volodymyr Zelensky, has set foot...
Today, the Ukrainian Summit will be held in Tirana, and Pr...
The car of one of the shareholders of "Top Channel", L...
Today, the Constitutional Court held a hearing on the ...
Gëzim Çela, the former Special Forces officer who was ...
The Special Court has postponed the hearing for former Pri...
The head of the DP group, Gazment Bardhi, commented on the...
On March 12, the decision on the "21 January" case was...
Basha's soldier, Enkelejd Alibeaj, surrendered and exp...
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën “arrest shtëpie” për ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
RENEA is headed towards Roskovec after the murder that occ...
A serious incident occurred in Fier where citizen RB, 35 y...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...