web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Krimi i organizuar është fuqizuar”/ Karamuço: Renditemi të 6-t në Evropë për vrasje

2022-12-19 21:58:00, Aktualitet CNA
“Krimi i organizuar është fuqizuar”/ Karamuço:
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka komentuar situatën kriminale në Shqipëri.

Karamuço tha në emisionin “Top Story” se vitet e fundit krimii organizuar është fuqizuar në vendin tonë.

“Ka problematika të shtuara sidomos vitet e fundit sepse ne kemi të fuqizuar krimin e e organizuar dhe për sa kohë ka kontroll, më shumë etnitete që janë publike dhe private vihen në përdorim të tyre”, u shpreh ai.

Eksperti deklaroi se Shqipëria është renditur e 6-ta në Evropë për vrasje dhe e 7-ta për kriminalitet, por theksoi se kjo renditje mund të ketë ndryshuar vitin e fundit.

“Ne renditemi të 6 për vrasje në Evropë dhe 7 për kriminalitet. Ky vit mund të ketë ndryshuar se ka vetëm 43 vrasje këtë vit. Japin shifra më të mëdha policia se gazetarët se disa prej ngjarjeve nuk janë publikuar”, theksoi Karamuço./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga