web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditi rojën e sigurisë së Gjykatës së Vlorës/ Avokati lirohet nga arresti shtëpiak

2025-10-28 13:44:00, Aktualitet CNA

Goditi rojën e sigurisë së Gjykatës së Vlorës/

Avokati Redi Llanaj është liruar nga arresti shtëpiak. Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm i ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lëkësh të vjetra dhe caktimit të masës "detyrim paraqitje".

Llanaj u arrestua pasi dhunoi rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës. Avokati e goditi me grusht në fytyrë rojen pasi ky i fundit nuk e la të hynte në gjykatë se ende nuk ishte thirrur. /CNA





Lajmet e fundit nga