web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetarët e “Fiks Fare” u qëlluan me armë, dhunuan e u morën peng/ Policia reagon pas 24 orësh

2023-02-09 20:16:00, Aktualitet CNA

Gazetarët e “Fiks Fare” u qëlluan me armë, dhunuan e

Mbrëmjen e kaluar “Fiks Fare” raportoi se gazetarët e këtij emisioni investigativ ishin qëlluar me armë, marrë peng dhe dhunuar nga disa persona, të cilët gërryenin basenin e lumit Zezë.

Për këtë ngjarje ka reaguar pak gati 24 orësh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, e cila njofton se ka shpallur në kërkim personat që dhunuan gazetarët.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në të cilin shfaqeshin disa shtetas që gërryenin basenin e lumit Zezë dhe merrnin në kundërshtim me ligjin, inerte nga ky lum në fshatin Verjon, Fushë Krujë, si dhe se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, u konfliktuan me grupin e xhirimit të këtij emisioni dhe i kërcënuan me armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të veprimeve hetimore, të kryera menjëherë sapo morën njoftim për ngjarjen, shpallën në kërkim shtetasit:

E. K. (drejtuesi i ekskavatorit), G. K., 30 vjeç dhe H. V., 30 vjeç, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kërcënuar grupin e xhirimit, duke qëlluar me armë gjahu, në basenin e lumit Zezë.

Po në kuadër të veprimeve të  para  hetimore të kryera për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasit:

A. L. (drejtuesi i kamionit) dhe E. Gj. (drejtuesi i kamionit), për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Gjithashtu, këtyre shtetasve iu sekuestruan mjetet e tonazhit të rëndë që përdornin në basen.

Also, following the procedural actions for this case, the materials were referred to the Prosecutor's Office and the investigations started for citizens EB and F. Sh. (employee of IKMT, Durrës Regional Directorate), since being responsible for monitoring this area, they are suspected of having consumed elements of the criminal offense "Abuse of duty".

Meanwhile, the materials for this case were passed to the Prosecutor's Office for further action./ CNA.al





Lajmet e fundit nga