Earthquakes in Greece/Shakes are also felt in Korça
An earthquake has recently occurred in Greece. It is ...

Një raport monitorimi i publikuar këto ditë nga disa organizata europiane të shtypit vlerëson se në Shqipëri “në përgjithësi, mjedisi për gazetari të pavarur dhe mbikëqyrëse, apo pluralizmi mediatik mbetet sfidues”. Raporti është përpiluar nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), si pjesë e projektit të përbashkët të reagimit të shpejtë për lirinë e medias (MFRR) i cili monitoron dhe mbështet gazetarët, punonjësit e medias dhe platformat që janë kërcënuar. Projekti, i financuar nga Komisioni Evropian, ofron mbështetje ligjore dhe praktike, avokim publik dhe informacion për të mbrojtur gazetarët dhe punonjësit e medias. Reagimi i Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) gjurmon, monitoron dhe reagon ndaj shkeljeve të lirisë së shtypit dhe medias në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet kandidate.
Raporti jep një pasqyrë të zhvillimeve dhe ngjarjeve që kanë prekur gazetarët gjatë vitit të kaluar. Në rastin e Shqipërisë janë identifikuar 17 raste shkeljesh. “Dhuna fizike dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve ishin kërcënimet më të rënda për lirinë e shtypit në Shqipëri në vitin 2022”, vë në dukje raporti sipas të cilit, “veçanërisht shqetësues ishte numri i incidenteve të dhunës së policisë ndaj gazetarëve, i cili lidhej me 7 nga 17 shkeljet (41%) të regjistruara”. Në raport sillen shembujt e “gazetarit Simon Shkreli, i cili u pengua me forcë nga policia teksa po filmonte një operacion të forcave speciale në Shkodër. Ndërsa në Tiranë, fotoreporteri Gent Shkullaku u përball me policinë, e cila i konfiskoi aparatin fotografik dhe e urdhëroi të fshinte fotografitë e huliganëve të futbollit që përlesheshin me policinë, duke pretenduar se fotot e tij po dëmtonin imazhin e vendit”.
Në raport vihet në dukje me shqetësim “retorika ndaj gazetarëve e kryeministrit të vendit, Edi Rama, përfshirë thirrjet për dërgimin në të ashtuquajturin “riedukim”, të gazetarëve që shtruan pyetje për çështje kritike dhe ndalimin e tyre për të marrë jesë në konferencat e ardhshme të shtypit”, duke sjellë si shembull rastin e gazetarit Klevin Muka të CNN A2, dhe të Ambrioza Metës, i Syri TV.
Raporti organizatave europiane përmend dhe rastet e gazetarëve Adriatik Doçi apo një gazetari tjetër të cilët kanë qenë viktimë të akteve të dhunës për shkak të detyrës.
Po ashtu përmendet fakti se “media të ndryshme online në Shqipëri u bënë viktima të sulmeve kibernetike në janar, pasi publikuan një rregjistrim audio të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke folur ashpër me zyrtarët lokalë të futbollit, në një skandal të dyshuar që lidhej me zgjedhjet në federatën e futbollit”. Raporti citon dhe urdhërin e Prorkurorisë së Tiranës e cila në shtator të vitit të kaluar “ndaloi mediat të publikojnë çdo të dhënë apo informacion nga dosjet e hakuara gjatë sulmeve kibernetike, duke kërcënuar me sanksione penale dhe bllokim të faqeve të internetit për ata që shkelin kufizimin”. Një tjetër rast shkeljeje përfaqëson, sipas raportit dhe rasti i “gazetarëve që mbulonin seancat publike të profilit të lartë të procesit të vetingut të Elizabeta Imerajt, Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, të cilët u përballën me kërcënime, fushata shpifjesh, një padi për shpifje dhe zbuluan një shkelje të dyshimtë të të dhënave të tyre personale”.
Në muajin nëntor edhe Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve deklaruan në Tiranë, në fund të një misioni fakt-mbledhës, se liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar më tej, për shkak të ndërhyrjes së pronarëve dhe të qeverisë./ VOA
An earthquake has recently occurred in Greece. It is ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ...
“Truri” i inceneratorëve, siç quhet në akuzën e SPAK e...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, has expressed his solid...
Ish-zyrtarja Alda Klosi ka lënë spitalin ditën e sotme...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar një taki...
Pas dështimit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit para mb...
Gazetari Klodian Tomorri ka paralajmëruar se ish-zyrta...
The member of the Presidency of the Democratic Party, Eno ...
On the 5th anniversary of the creation of the Alliance...
The President of Ukraine, Volodymyr Zelensky, was surprise...
Ditën e premte do të mblidhet Këshilli i Legjilacionit...
The Mayor of Tirana, Erion Veliaj, today inspected the wor...
"Fax News" television, two days ago, produced two cons...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka hedhur dyshime s...
QSUT has reacted regarding the exercise of violence agains...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot të Ngarku...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në ve...
The youth of FRPD protested today in front of SPAK. In a ...
The vice president of the Freedom Party, Endrit Braimllari...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...