web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Finalja e Botërorit, ‘ngre në këmbë’ politikën/ Mesazhe të shumta pas fitores së Argjentinës

2022-12-18 19:42:00, Aktualitet CNA

Finalja e Botërorit, ‘ngre në këmbë’

Nga ndeshja emocionuese e finales së madhe, Argjentina u shpall fituese e Kupës së Botës për vitin 2022.

Një sërë reagimesh dhe urimesh për këtë ndeshje ka pasur edhe nga politika shqiptare.

Në një status në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se Messi e fitoi trofeun e munguar me Argjentinën  me ?ndihmën? e Diego Maradonës.

?Këtë kupë të ?çmendur? bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell?, shkruan Rama.

Një tjetër urim për Argjentinën ka ardhur nga kreu i PL-së, Ilir Meta, i cili e quan finalen e sotme si të paharrueshme.

?Një Finale e paharrueshme, që na dhuroi gjithçka të bukur dhe magjike që ka futbolli!

Urime Leo Messit dhe Kampionëve të Botës për kurorëzimin e merituar pas dy dekadash plot dedikim, sakrifica dhe spektakli emocionues të jashtëzakonshëm?, thotë Meta.

Edhe eksponentë të tjerë të të gjitha partive politike kanë dhënë mesazhe urimi për Argjentinën dhe për Lionel Messin, ndërsa të tjerë kanë evidentuar dhe suksesin e Kilian Mbapes, i cili shënoi 3 gola në finalen Argjentinë-Francë./ B.A. ? CNA.al





Lajmet e fundit nga