web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çuçi inspekton punimet në Bazën Ajrore të Kuçovës/ ”Do ketë përfitime madhore, janë punësuar 400 persona”

2022-12-18 18:32:00, Aktualitet CNA

Çuçi inspekton punimet në Bazën Ajrore të

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka inspektuar punimet në ndërtimin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë ku ka treguar se punimet po ecin me ritëm të lartë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Çuçi është shprehur se ky projekt do të ketë impakt zhvillimi në Kuçovë dhe se deri tani janë punësuar 400 persona.

“Në kantierin e Bazës Ajrore të Kuçovës ku punimet për finalizimin me sukses të këtij projekti po ecin me ritëm të lartë. Ky investim përveç peshës së re strategjike që i jep vendit tonë në sigurinë evropiane, ka nisur të ketë një impakt të madh zhvillimi edhe për zonën. Vetëm në këtë fazë të punimeve janë rreth 400 të punësuar nga Kuçova. Përfitimi nga ky projekt madhor do të jetë i mëtutjeshëm për gjithë qarkun Berat”, shkruan ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga