web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emri-Grupi i përçarësve prezanton kandidaten për kryetare bashkie në Vaun e Dejës

2023-02-20 14:33:00, Aktualitet CNA
Emri-Grupi i përçarësve prezanton kandidaten për kryetare
Foto ilustruese

Grupi i Enkelejd Alibeajt, ka zyrtarizuar kandidaten Klomentina Drini për Kryetare Bashkie në Vaun e Dejës për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Klomentina Drini ka përfunduar studimet e larta në Degën e Informatikës, ndërsa ka marrë titullin Master Profesional, për Degën Administrim Biznes.

Gjatë viteve të fundit, znj. Drini ka qenë në pozicione të larta drejtimi, në fushën e administrimit në biznese private, por dhe në administratën lokale. Angazhimi i saj është vlerësuar edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë dhe punën e admirueshme që ka bërë për komunitetin e zonës.

Klomentina Drini do të përcjellë me kandidimin e saj vlerat e qytetarisë, angazhimin serioz dhe ndihmën e pakursyer për bashkëqytetarët e Vaut të Dejës.

 





Lajmet e fundit nga