Rama does not hold back/ "We are much richer than Switzerland"
Prime Minister Edi Rama, during his speech on the 50th...

Today, in a media conference, the Minister of Finance Delina Ibrahimaj, the governor Genti Sejko, and the IMF, spoke about the economic situation in the country for the first 6 months of the year, as well as about the Fiscal Amnesty.
According to the statements, it is predicted that in 2023 the economy will suffer a slowdown, while it was said that the economy during these first 6 months of the year has withstood the incoming blows as a result of the war in Ukraine.
As for the draft law on Fiscal Amnesty, the head of the IMF Mission, Yan Sun, said that the government must fulfill some conditions.
The complete answer for the Albanian economy
Që prej vitit 2019, ekonomia shqiptare i ka përballuar goditje të shumta relativisht mirë. Ndonëse ndikimet e drejtpërdrejta të Shqipërisë nga lufta e Rusisë në Ukrainë janë të kufizuara, defiçitet buxhetore, borxhi i jashtëm dhe borxhi i lartë publik bëjnë që Shqipëria tani të përballet me sfidat si pasojë e rritjes ndërkombëtare të çmimeve të ushqimit dhe energjisë, kushte financiare globale më të shtrënguara që ka gjasë të vazhdojnë, si dhe ngadalësimi I rritjes ekonomike në Europë. Nevojiten politika të kujdesshme dhe vigjilencë për të minimizuar risqet në rritje dhe për të ruajtur ritmin pozitiv në ekonomi.
• Konsolidimi fiskal, mbështetur në një Strategji të shëndoshë Afatmesme për të Ardhurat, është jetik për të rikrijuar hapësirë për manovrimin për politikën fiskale dhe për të ulur trysninë e kërkesës. Mbështetja buxhetore duhet të jetë e përkohshme dhe e shënjestruar tek shtresat në nevojë. Rritja e efiçencës dhe e besueshmërisë tek financat publike mbetet jetike për të ruajtur besimin e tregut dhe për të zbutur kostot e më të larta të huamarrjes.
• Nevojitet shtrëngim i mëtejshëm i politikës monetare për të zbutur inflacionin. Normat më të larta të interesit dhe ndryshimi i konfigurimit të sistemit financiar kërkojnë vigjilencë të shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar.
• Edhe pse Shqipëria po përballet me sfida urgjente afatshkurtra, autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre ndaj reformave strukturore që ngrenë potencialin e Shqipërisë për një rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Parashikimi i zhvillimit ekonomik
Pas një rritje të lartë në vitin 2021, ekonomia shqiptare ka mbajtur një ritëm pozitiv këtë vit, pavarësisht goditjes që ekonomia globale ka marrë nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Ne parashikojmë që rritja ekonomike për vitin 2022 të jetë 3,7 për qind, mbështetur nga një aktivitet i lartë në turizëm, në pasuritë e paluajtshme dhe tek shërbimet. Rritja parashikohet të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare më të shtrënguara, ngadalësimin në Europë, dhe tërheqjen e nevojshme të politikave mbështetëse.
Inflacioni është rritur ndjeshëm dhe po bëhet me bazë gjithnjë e më të gjerë. Norma e inflacionit pritet të arrijë kulmin në muajt në vijim, duke filluar uljen vetëm në vitin 2023 dhe të kthehet në objektivin prej 3 për qind e Bankës së Shqipërisë (BSH) nga mesi i 2024, kur çmimet ndërkombëtare të mallrave të bursës të stabilizohen, politika fiskale dhe monetare të shtrëngohen dhe rritja ekonomike të ngadalësohet. Parashikimet tona të tanishme supozojnë se norma bazë e interesit do të rritet në 3-3.5 për qind në vitin 2022 dhe 4-4.5 për qind në vitin 2023. Perspektiva ekonomike është subjekt i një pasigurie domethënëse dhe risqet janë të prirura në kahun e poshtëm. Çmimet e ushqimeve dhe energjisë në tregun ndërkombëtar mund të rriten më tej. Një inflacion më i lartë dhe më i qëndrueshëm do të rëndonte më shumë tek të ardhurat reale dhe do të dobësonte perspektivën e rritjes ekonomike. Shtrëngimi drastik i kushteve globale të financimit mund të pengojë aksesin e Shqipërisë në financime.
Ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj kushteve të pafavorshme të motit dhe ndryshimit të kahut të rritjes në çmimet e pasurive të paluajtshme.
Përparësitë e politikave ekonomike
Politika fiskale duhet të rindërtojë hapësirat për manovrim të shpejtë ?mbështetur nga rritja e të ardhurave tatimore?dhe të zvogëlojë presionin e kërkesës, duke ofruar mbështetje të shënjestruar e të përkohshme për të mbrojtur kategoritë në nevojë nga ndikimi i rritjes së kostos së jetesës.
Me rritjen ekonomike të vitit të kaluar, qeveria me të drejtë ka nisur konsolidimin fiskal. Ne mbështesim buxhetit e rishikuar të korrikut, i cili dha ndihmë shtesë të shënjestruar për shtresat në nevojë, si dhe uli defiçitin. Borxhi publik parashikohet të ulet më tej në rreth 68 për qind të PBB-së për vitin 2022. Çdo realizim i të ardhurave mbi parashikimet buxhetore duhet të kursehet për të zvogëluar më shpejt borxhin. Duke qenë se Shqipëria ka borxh të lartë publik, nevoja të mëdha për financim bruto dhe kosto në rritje të huamarrjes, qeveria duhet të përfitojë nga situate ende pozitive e rritjes për të rindërtuar hapësirat e manovrimit të politikës fiskale shpejt. Kjo do të ulte gjithashtu presionin mbi politikën monetare për të rritur edhe më shumë normat e interesit për të zbutur inflacionin për të lehtësuar rregullimin e sektorit të jashtëm. Për këtë qëllim, ne i rekomandojmë qeverisë që të synojë të paktën një bilanci primar zero në vitin 2023, duke plotësuar kushtin e Ligjit Organik të Buxhetit një vit përpara kohe, si dhe të arrijë një bilanc primar pozitiv prej 1,5 për qind të PBB-së në vitin 2024. Nëse do të materializoheshin rreziqet e kahut të poshtëm, stabilizatorët automatikë duhet të lejohen të futen në veprim, si dhe të jepet ndihmë shtesë e përkohshme dhe e shënjestruar për shtresat në nevojë.
Konsolidimi fiskal duhet mbështetur nga një Strategji e shëndetshme Afatmesme të Ardhurash (SAA) për të rritur të ardhurat tatimore që janë ndër më të ulëtat në rajon si përqindje e PBB-së. Duke marrë parasysh gjasat për një inflaction të lartë në vitin 2023, grumbullimi i më shumë të ardhurave tatimore do të krijonte hapësirë për ndihmë të mëtejshme të shënjestruar e të përkohshme për shtresat në nevojë, pa rritur defiçitin buxhetor. Për periudhën më afatgjatë, të ardhurat më të larta janë të nevojshme edhe për të mbështetur nevojat për zhvillim të Shqipërisë. Nxisim autoritetet të përfundojnë dhe të zbatojnë pa vonesa të mëtejshme SAA-në. Strategjia duhet të hartohet dhe të shihet si një plan për reformat tatimore të Shqipërisë, duke zëvendësuar qasjen e deritanishme të copëzuar ndaj ndryshimeve të politikës tatimore. Përtej rritjes së të ardhurave, stabiliteti dhe parashikueshmëria e sistemit tatimor do të lehtësojë administrimin tatimor dhe do të ndihmojë në përmirësimin e mjedisit të biznesit. Në këtë kontekst, ne ritheksojmë shqetësimet tona për ligjin e propozuar të amnistisë fiskale, duke pasur parasysh rreziqet e pastrimit të parave dhe qeverisjes, si dhe ndikimin negativ në përmbushjen tatimore. Inkurajojmë autoritetet të shfrytëzojnë të gjithë kuadrin egzistues të mbrojtjes sociale për të shënjestruar më mirë dhe për të përmirësuar mbulimin, si dhe për të siguruar qasje për ata që kanë më shumë nevojë. Megjithëse strukturat ekzistuese të mbrojtjes sociale kanë funksionuar përgjithësisht mirë, më shumë mund të bëhet për të përmirësuar efektivitetin dhe shtrirjen e tyre. Forcimi i efikasitetit dhe besueshmërisë së financave publike mbetet thelbësor për ruajtjen e besimit të tregjeve dhe për zbutjen e kostove të rritura të huamarrjes Duhen reforma për të harmonizuar proceset e investimeve publike dhe Partneriteteve Publike Private (PPP), dhe integrimin e tyre të plotë në ciklin normal të buxhetit. Ne bëjmë thirrje për shtimin e përpjekjeve për të rritur aftësitë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) që të luajë rolin e saj si gardian në procesin e përzgjedhjes së projekteve, si dhe që të luajë një rol aktiv në vlerësimin dhe monitorimin e tyre. Ne presim me padurim strategjinë e tretë për Menaxhimin e Financave Publike (MFP), e cila do të adresojë reformat e papërfunduara dhe hapat prapa në kontrollin e angazhimeve dhe parandalimin e detyrimeve të prapambetura, dhe që do të hapë rrugën për përfshirjen e praktikave të gjelbra në MFP. Ne e mirëpresim progresin e bërë në përmirësimin e koordimit të menaxhimit e likuidititetit dhe borxhit dhe theksojmë rëndësinë e zbatimit me efikasitet të strategjisë së fundit për menaxhimin e borxhit. Përpjekjet për monitorimin, vlerësimin dhe menaxhimin e risqeve fiskale duhen të shtohen, si dhe duhen përmirësuar më tej aftësitë në këtë fushë. Të gjitha projektet publike duhet t’i nënshtrohen kuadrit ligjor për investimet dhe prokurimin publik. Autoriteteve u kërkohet të publikojnë kontratat e prokurimit publik që lidhen me shpenzimet për pandeminë dhe rimëkëmbje nga tërmeti, emrat e kompanive fituese dhe pronarët përfitues. Ne e ritheksojmë nevojën për minimizimin e përdorimit të akteve normative për të ndryshuar buxhetin. Luhatja në tregun global të energjisë nënvizon urgjencën e reformave vendimtare për ta sjellë sektorin e energjisë elektrike në qëndrueshëri financiare dhe për të ulur rreziqet fiskale. Subvencionet me bazë të gjerë duhet të hiqen, sepse u sjellin përfitime në mënyrë të shpërpjestuar atyre që kanë më shumë mundësi dhe i pengojnë sinjalet e çmimeve. Përshtatja graduale e tarifave në nivele që mbulojnë koston është kritike dhe duhet shoqëruar me masa mbështetje për shtresat në nevojë. Është gjithashtu thelbësore që të rritet transparenca e sektorit të energjisë elektrike dhe e drejtimit të ndërmarrjeve shtetërore.
Politika monetare duhet të vazhdojë të rrisë normën e interesit, duke mbetur e gatshme për të reaguar mbështetur në të dhëna. Ne mbështesim normalizimin e politikës monetare ndërmarrë nga BSH. Kushtet monetare vazhdojnë të jenë lehtësuese pavarësisht rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë së interesit, pasi normat reale mbeten thellësisht negative, duke pasqyruar inflacionin në rritje dhe pritshmërinë për inflacionin. Duke qenë se rreziqet për përspektivën e inflacionit janë në kahun e sipërm, shtrëngimi monetar duhet sjellë para në kohë dhe rritje të mëtejshme të normës të interest janë të nevojshme. Veprimet e vendosura tani do të ndihmojnë për të parandaluar një spirale pagë-çmim, do të ulë rrezikun që pritshmëritë inflacioniste të çankorohen dhe do të shmangë vonesat e tepërta në shtrëngimin monetar, çka mund të bëjë të nevojshme më vonë rritje mjaft më të mëdha të normave të interesit. BSH duhet të jetë e përgatitur që ta rrisë normën e interest mbi nivelin e vlerësuar të interesit neutral në rast se presionet inflacioniste nuk ulen. Strategjia që dikton ritmin dhe masën e shtrëngimit monetar duhet të komunikohet qartë.
Për shkak të nivelit të lartë të pasigurisë, ritmi dhe masa ciklit shtrëngues monetar duhet të marrë parasysh zhvillimet në kushtet ekonomike. Çmimet të qëndrueshme më të larta të mallrave të bursës botërore do të kërkonin shtrëngime më të forta për të kufizuar efektet e raundit të dytë dhe për të mbajtur të ankoruara pritshmëritë për inflacionin. Ndërsa, një ngadalësim I rritjes ekonomike, konsolidim fiskal më i shpejtë, ose një reagim më i fortë i inflacionit bazë ndaj rritjes së normës së interesit, do të mbështeste një shtrëngim më gradual ose ndalje më herët të ciklit të shtrëngues.
Regjimi i kursi i këmbimit duhet të mbetet i lirë dhe të vazhdojë të luajë rolin e tij si amortizues goditjesh. Nënçmimet (mbiçmimet) domethënëse të kursit të këmbimit, të cilat mund të ndikohen nga madhësia dhe ritmi i shtrëngimit monetar të bankave qendrore kryesore, do të kërkojnë shtrëngim më të madh (më të vogël) të politikës monetare.
Vigjilenca e shtuar është jetike për të ruajtur stabilitetin financiar, ndërkohë që kushtet monetare shtrëngohen dhe konfigurimi financiar vazhdon të ndryshojë. Sistemi bankar i ka përballuar relativisht mirë goditjet e njëpasnjëshme, mbështetur nga përpjekjet e vazhdueshme të BSH për të forcuar kuadri rregullator dhe mbikëqyrjen. Por efekti i plotë i goditjeve mund të bëhet i dukshëm në bilancet e bankave vetëm me kalimin e kohës dhe bankat janë të ndjeshme ndaj rreziqeve të kreditimit, normës së interesit dhe kursit të këmbimit. BSH duhet të vazhdojë të forcojë inspektimet me bazë risku në terren dhe nga qendra dhe të përfundojë analizat e fokusuara mbi cilësinë e aktiveve.
Përpjekjet e vazhdueshme për të rritur rezervat e kapitalit bankar janë të mirëpritura. Ne bëjmë thirrje për monitorim nga afër dhe menaxhim të risqeve të mundshme nga rritja e lartë e kreditimit gjatë viteve të fundit, përfshirë huadhënien e rritur në monedhë të huaj. Në këtë kuadër, mirëpresim përpjekjet e BSH për të adresuar mungesën e konsiderueshme të të dhënave mbi tregun e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin dhe bëjmë thirrje për mbikëqyrje të shtuar të ndikimit të këtij sektori mbi stabilitetin financiar. Përtej mandatit të BSH, kuadri ligjor për falimentin dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme tashmë në fuqi, duhet të zbatohet me shpejtësi, përfshirë ristrukturimin e kredive me marreveshje jashtë-gjyqësore, për të qënë të përgatitur për ndonjë rritje të madhe të kredive me probleme. Ngërçi i kahershëm në reformën e përmbarimit duhet të gjejë zgjidhje.
Përmirësimi i mbikëqyrjes dhe kuadrit rregullator, në përputhje me standardet e BE-së, do t’u japë autoriteteve mjete për të menaxhuar më mirë rreziqet ndaj stabilitetit financiar. Prania e bankave me kapital të konsiderueshëm aksionar nga individët dhe grupet jofinanciare rrit riskun e mungesave në kapital, të transaksioneve ndërmjet palëve të lidhura dhe ekspozimeve të larta. Është kritike të garantohet që subjektet hyrëse në treg të kenë përvojë të lartë bankare dhe të përmbushin në mënyrë të vazhduar kriteret e përshtatshmërisë (përfshi aksionerët e mëdhenj dhe ata me aksione kontrolluese, pronarët përfitues dhe drejtuesit e lartë) që të operojnë në sistemin financiar shqiptar. Në këtë kuadër, është e rëndësishme që BSH të zbatojë një kuadër të përforcuar të licensimit dhe mbikqyrjes dhe për autoritet që të zbatojnë rregullat përkatëse të konkurencës.
Me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, përpjekjet për forcimin e qeverisjes dhe institucioneve kanë marrë edhe më shumë rëndësi dhe duhen shtuar edhe pse Shqipëria përballet me sfida të ngutshme afatshkurtra.
Ne marrin shënim përparimin e bërë me vetingun e gjyqtarëve, zyrtarëve të tjerë gjyqësorë dhe prokurorëve, si dhe objektivin e autoriteteve për të mbajtur ritmin që të sigurojnë përmbylljen e procesit brenda afatit kushtetues në dhjetor të vitit 2024. Masat për të përmirësuar efikasitetin e gjykatave janë nën shqyrtim përfshirë përpjekjet e shumëanshme për të zgjidhur mungesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kualifikuar. Vëmë re se rishikimi i Strategjisë kundër Korrupsionit është përfunduar dhe presim me padurim finalizimin dhe botimin e strategjisë së rishikuar dhe planit të veprimit, që pritet në fund të këtij viti, pas një procesi të hapur konsultimesh publike.
Shqipëria është duke bërë progres në zbatimin e planit të veprimit të FATF, por duhet të përshpejtojë përpjekjet për trajtimin e çështjeve të mbetura, që të dalë nga monitorimi i shtuar FATF (“list a gri” e FATF). I nxisim fort autoritetet që të sigurohen që çdo nismë e re me ndikim të mundshëm në integritetin financiar të jetë në përputhje me udhëzimet e nxjerra nga FATF dhe MONEYVAL.
Shqipëria duhet të përshtatë ekonominë e saj me ndryshimin e klimës. Rëndësia e bujqësisë, varësia e Shqipërisë tek energjia nga burimet hidrike dhe transformimi i saj në një ekonomi të varur nga turizmi e ekspozon atë ndaj efekteve të ndryshimit të klimës. Përshtatja duhet të jetë pjesë përbërëse e politikave dhe planeve të qeverisë. Miratimi i praktikave të gjelbra të MFP dhe SAA mund të ndihmojë në financimin e kostove të përshtatjes dhe për përmbushjen e objektivit të Shqipërisë për të arritur neutralitetin në emetimin e karbonit deri në vitin 2050.
Falënderojmë autoritetet shqiptare dhe të gjithë partnerët e tjerë për bashkëpunimin e ngushtë dhe shkëmbimin e frytshëm të pikëpamjeve.
Përgjigjia e plotë për Amnistinë Fiskale
Ne shqyrtuam ligjin e propozuar për amnistinë fiskale të nxjerrë për konsultim publik në qershor.
Projektligji ka të ngjarë të dëmtojë moralin tatimor. Amnistia fiskale mund të konsiderohet si një kartë "dalje nga burgu" për shmangësit e mëdhenj të taksave, sepse përfshin një falje të konsiderueshme të taksave, përveç heqjes së plotë të interesit dhe gjobave dhe dhënies së imunitetit efektiv nga ndjekja penale dhe inspektim i mëtejshëm nga forcat e zbatimit të ligjit për sa i përket burimit të fondeve që do të amnistohen. Qeveria duhet të ndryshojë amnistinë fiskale me një program deklarimi vullnetar (PDV), i cili nuk i përjashton nga të gjitha detyrimet tatimore.
Një PDV duhet të zbatohet vetëm kur plotësohen disa kushte. (i) Një administratë tatimore moderne, kompetente dhe e mirëinformuar dhe me mjetet e duhura të kontrollit dhe zbatimit të ligjit, dhe kjo aftësi i është demonstruar publikut për të siguruar që ka një rrezik të besueshem zbulimi. Kjo duhet të ekzistojë për të krijuar besimin se shmangësit e taksave që nuk deklarojnë do të ndiqen dhe ndëshkohen dhe se nuk do të ketë një PDV të mëtejshme; (ii) një kornizë efektive per luften kunder pastrimit te parave dhe luften kunder financimit te terrorizmit LPP/LFT që është në gjendje të zbusë rreziqet e PDV.
In many developing and low-income countries, the prerequisites for a successful PDV are not met. In the case of Albania, while the General Directorate of Taxation has made progress, its audit and investigation capacity still remains weak, its performance in revenue collection is low, while many assessments from audits remain uncollected, access insufficient automatic data on third parties, especially financial account information. Albania still has strategic deficiencies for LPP/LFT./ CNA.al
Prime Minister Edi Rama, during his speech on the 50th...
Hetimet mbi zbardhjen e fatit të shumëkërkuarit Ervis ...
The vice-president of the Democratic Party, Luciano Bo...
Prime Minister Edi Rama spoke with superlatives about the ...
The Minister of Finance and Economy, Delina Ibrahimaj,...
The Minister of Finance and Economy, Delina Ibrahimaj, the...
Deizi Arapi is charged as a suspect for burning the car of M...
The Special Court of Appeal for Corruption and Organiz...
The "war" continues with the burning of cars in the city of ...
While the whole world is drawing up plans with measure...
The lawyer, Tom Gashi, says that Prime Minister Edi Rama s...
Prime Minister Edi Rama started this Monday morning in...
The journalist, Julian Kasapi, says that the entire Kurbin...
The Party of Incinerators, through a reaction on socia...
Homeland Justice doesn't stop. Last evening it published ...
When, more than two months ago, the alarm was given about ...
A resolution condemning Iran's cyber attacks on Albani...
An agency where you can apply for a job as a flight at...
The global energy crisis caused by the Russian attack ...
Investigative journalist, Artan Hoxha has returned 4 y...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...