web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyfishohen tarifat për të marrë leje drejtimi

2024-01-30 15:47:00, Aktualitet CNA
Dyfishohen tarifat për të marrë leje drejtimi
Foto ilustruese

Që nga 16 Janari tashmë tarifat e shërbimeve për patentat janë dyfishuar apo trefishuar.

Në shkresën e firmosur nga Ministria e Infrastrukturës dhe të firmosur nga Drejtoria e Përgjithshme të Transportit Rrugor saktësohet se kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për shërbimet e lejedrejtimeve.

Për të përsëritur provimin e njohurive teorike kur nuk e fiton testin teorik që në provimin e parë, duhej të paguaje 400 lekë si tarifë tashmë duhet të paguash 1200.

Po kështu edhe riprovimin e testit të praktikës kur më parë do paguaje 500 lekë tashmë do të paguash 4-fish më shumë nëse  e kalon herën e parë provimin. 

Për t’u pajisur me leje drejtimi për të gjitha kategoritë nga 3500 lekë tashmë do paguhet 4500 lekë.

Edhe një sërë shërbimesh të tjera për patentat janë dyfishuar, si pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare, pajisja me “Leje”dhe provim kualifikimi teorik pas humbjes totale të pikëve ose heqjes së lejedrejtimit, por edhe për autoshkollat për detyrimet që kanë për ushtrimin e aktivitetit./CNA

 





Lajmet e fundit nga