web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

TI publikon raportin për korrupsionin/ Ku renditet Shqipëria në listë

2024-01-30 07:56:00, Aktualitet CNA

TI publikon raportin për korrupsionin/ Ku renditet Shqipëria në

Transparency International ka publikuar raportin për Indeksin e Perceptimit të Korruspionit.

Nga 180 vende të botës, Shqipëria renditet në vendin e 98 me 37 pikë që do të thotë që korrupsioni në Shqipëri është i lartë, por ka një përmirësim në raport me vitet e kaluara.

TI publikon raportin për korrupsionin/ Ku renditet Shqipëria në

Rezultati i një vendi është niveli i perceptuar i korrupsionit në sektorin publik në një shkallë nga 0-100, ku 0 do të thotë shumë i korruptuar dhe 100 do të thotë shumë i pastër.

Renditja e një vendi është pozicioni i tij në raport me vendet e tjera në indeks. Renditjet mund të ndryshojnë vetëm nëse ndryshon numri i vendeve të përfshira në indeks.

Prandaj, grada nuk është aq e rëndësishme sa pikët për sa i përket nivelit të korrupsionit në atë vend.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) është renditja globale e korrupsionit më e përdorur në botë. Ai mat se sa i korruptuar perceptohet të jetë sektori publik i çdo vendi, sipas ekspertëve dhe biznesmenëve./ CNA





Lajmet e fundit nga