web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përjashtimi i deputetëve të opozitës/ Meta: Regjimi ka tmerr nga fjala e lirë

2024-01-30 14:06:00, Aktualitet CNA
Përjashtimi i deputetëve të opozitës/ Meta: Regjimi ka tmerr
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sot në një deklaratë për mediat ka komentuar përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës.

Meta u shpreh se regjimi ka tmerr nga fjala e lirë dhe llogaridhënia.

Sipas Metës, opoziat e ka të domosdoshme një qasje dhe një bashkërendim më të mirë dhe më gjithëpërfshirës.

“Aksioni opozitar nuk ka ndalur asgjëkundi as në parlament dhe as në këshillat bashkiak sikurse e keni ndjekur dhe ashpërsimi i masave ndëshkuese tërësisht të papranueshme dhe që tregojnë një degradim të këtij regjimi hibrid, të këtij regjimi autokratik që ka tmerr nga fjala e lirë e opozitës dhe ka tmerr nga llogaridhënia.

Unë flas në emër të PL dhe nuk marr dot përsipër të flas në emër të opozitës. Opozita e ka të domosdoshme një qasje më gjithpërfshirëse. E ka të domosdoshme një bashkërendim më të mirë që përpiqet ta realizojë në Kuvend, në Këshillin Bashkiak”, tha Meta./ CNA





Lajmet e fundit nga