web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alfred Peza vjedh kompentencat në RTSH

2024-03-16 11:39:00, Aktualitet CNA
Alfred Peza vjedh kompentencat në RTSH
Alfred Peza

Alfred Peza, i denoncuar jo pak herë nga punonjësit e RTSH-së për shkarkime nga puna pa motivacion, në këtë institucion ai merr edhe kompetencat e drejtuesve të tjerë.

Në një përgjigje zyrtare të dhënë nga Peza për CNA media, ku iu kërkua informacion për shpenzimet e Festivalit të '62 të Këngës, ai flet në emër të Këshillit Drejtues të këtij institucioni. 

Peza kthen përgjigje zyrtarisht në emër të Leka Bungos, duke i marrë kompetencat këtij të fundit për të dhënë detaje në lidhje me shpenzimet për Festivalin e Këngës, që organizohet nga RTSH-ja, institucion që paguhet nga taksat e shqiptarëve. 

Kjo është një shkjelje flagrante, pasi Peza është Drejtori i RTSH-së dhe jo kreu i Këshillit Drejtues. 

Prej disa javësh CNA ka denoncuar abuzimet e bëra nga Peza dhe Leka Bungo për festivalin e këngës. Edhe pse këtij institucioni i janë dërguar disa herë shkresa nga CNA media për të marrë informacion zyrtar rreth shifrave, vetëm në një shkresë që mban datën 12 mars 2024, është kthyer një përgjigje, sigurisht e paplotë dhe në të tregohet mungesë serioziteti. 

Dihet që Leka Bungo dhe Peza bashkëpunojnë me njëri tjetrin dhe po tentojnë që të fshehin abuzimet në RTSH. Kështu Peza nuk ke ka problem të flasë në emër të Bungos, por zyrtarisht kjo është një shkelje. 

Ndaj Pezës tashmë ka një kallëzim në SPAK nga vetë punonjësit për shkarkimet./CNA 

 

Alfred Peza vjedh kompentencat në RTSH
Përgjigja e Alfred Pezës për CNA media

 





Lajmet e fundit nga