Serious accident on the Lezhë-Shëngjin axis / The car breaks into pieces, the driver ends up in trauma
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...

PD ka vijuar serialin me pyetjet në lidhje me aferën inceneratorëve .
Deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se Rama injoroi planin e financuar nga BE. I dha 22 milionë euro të shpallurës në kërkim Stela Gugallja, për një propozim të pakërkuar dhe të paçertifikuar për Incineratorin e Elbasanit?
Deklaratë e deputetit Belind Këllici
Ju ftoj të shohim sot fillimin e historisë me mega-aferën e inceneratorëve. Kur nuk kishte interes korruptiv, në përputhje me Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Mbetjeve, Edi Rama nxori VKM nr. 418 datë 25.06.2014 “Për Grumbullimin e Diferencuar të Mbetjeve në Burim”.
Ky Vendim i Këshillit të Ministrave detyronte të gjitha bashkitë të merrnin masa brenda datës 31.12.2016 për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.
Këtu mund të shihni VKM që sapo përmenda.

Me të drejtë sot do të shtrojmë sërish 5 pyetje për inceneratorët:
Pyetje 1: A është në fuqi ende apo u anulua kjo VKM?
Pyetje 2: Çfarë interesi apo halli i madh ndodhi që u la në harresë dhe u injorua kjo VKM që ishte në përputhje me strategjinë dhe planin kombëtar të mbetjeve të financuara nga BE?
Vetëm 6 muaj pas asaj VKM-je, duket se Edi Ramën një hall i madh, apo interes shumë më i madh e shtyu të ndryshonte drejtim dhe më 17 Dhjetor 2014 nxori VKM për t’i dhënë 22 milionë euro Stela Gugalles për një propozim të pakërkuar dhe të paçertifikuar për Incineratorin në Elbasan.
Ndërkohë nëse do të shohim pak kontratën për Inceneratorin e Elbasanit do të shohim se:
Karakteristikat e inceneratorit (kapaciteti, fuqia, ndotja, etj.) të gjitha janë në kontratë, dhe, gjithashtu në aneksin A të kontratës do të shohim se pikërisht kjo zhgarravinë që ju shihni këtu është botuar në fletore zyrtare si karakteristikat e detajuara të inceneratorit për të cilin janë grabitur plotë 22 milionë euro para publike deri më sot.

Me të drejtë pyetja numër 3 që ne shtrojmë është: Cilën karakteristikë të inceneratorit ka shpjeguar zhgarravina e mësipërme?

Ftojë të gjithë qytetarët që ta shohin me sytë e tyre. E nëse do të shohim pak më tej kontratën do të dallojmë një pjesë që shpjegon fare qartë se veprim shtetëror thellësisht në kundërshtim me kontratën është në pikën C, çdo ndalim apo kushtëzim me marrjen dhe transferimin e përfitimeve apo të ardhurave të konçensionarit, kapitalit apo borxheve sipas dokumentave financiare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë përfshirë ndalimin dhe kufizimin e këmbimit jashtë shtetit.
Pra ndalohet me kontratë që shteti të stopojë apo kushtëzojë marrjen dhe transferimin e parave publike për mjeshtrat e inceneratorëve që do i çojnë jashtë vendit.
Përse është kjo pikë?
Pyetje 4: Kush i ka hartuar kontratat për inceneratorët? Kanë thagma të paimagjinueshme. A’i ka hartuar Drejtoria Juridike e Këshillit të Ministrave siç e detyron ligji apo jo? A janë dhënë këto kontrata të gatshme? A ka përgjegjësi ligjorë në këtë mes apo jo?
Pyetje 5: Sa eksperiencë në incenerim dhe në investim kishte kompania e posakrijuar e Stela Gugalles, të cilës i’u dha kontrata 22 milion euro për inceneratorin e Elbasanit?
Po Klodian Zoto, përfituesi real i parave publike dhe sipërmarrësi i punimeve të Inceneratorit të Elbasanit, personi i cili në fakt “ndërtoi” një karakatinë hekurishtesh në Elbasan e cila nuk ka ende asnjë funksion dhe sot që flasim, që jemi ende në muajin gusht të vitit 2022 përveç tenderave të ujësjellsave në Bashkitë Rilindase të Fierit dhe Korçës, çfarë experience të mëparshme kishte ky sipërmarrës?
Çfarë pune të ngjashme kishte bërë më pare me sukses Klodian Zoto, mbi bazën e së cilës i tërë shteti ynë u ngrit në këmbë me 14 vendime dhe brënda ditës në një natë dhjetori i kaloi këtij sipërmarrësi plot 22 milionë euro? Ja ku e keni dhe aktin e kolaudimit për Inceneratorin e Elbasanit në të cilin Klodian Zoto shprehet fare qartë se është sipërmarrësi i punimeve dhe rrjedhimisht përfituesi real i parave publike dhe i 22 milion euro të Inceneratorit të Elbasanit.
Të nderuar qytetarë Partia Demokratike po dëshmon çdo ditë e më shumë se megaafera e inceneratorëve, tregon fare qartë faktin se Edi Rama, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Erjon Veliaj, etj krijuan një grup të strukturuar kriminal për të përvetësuar 430 milionë euro para publike.
Po ju të nderuar qytetarë çfarë mendimi keni?
Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për një seonz tu...
Radhë të gjata, deri në katër kilometra janë raportuar so...
Former president Ilir Meta reacted to the incident in ...
Illegal immigrants who return to Albania will never be...
The businessman and entrepreneur, Gjergj Luca, has giv...
Journalist Klodian Tomorri denounced the granting of c...
Shërbimet online janë rikthyer plotësisht në normalite...
The Border Police blocked the boat (boat), the driver, who...
Skanderbeg's great-grandson is visiting the city of Korça....
Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka nisur konferencën e përjav...
Another success is reported by the Korça Police. On the Vo...
Albania has submitted to the Council of Europe the resolut...
New details have come to light from the shocking event in ...
25 vatra zjarri nga të cilat vetëmk 3 aktive ka qenë bilan...
Për 5 netë më radhë, në datat 17-21 gusht, Bashkia e Korçë...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka thumbuar kryemi nistrin Edi Rama...
Mungesa e plazheve piblike në vendin dhe zënia e hapësirav...
Historiani Kostandin Luçi ka sulmuar mbrëmjen e sotme ...
Ervis Martinaj, personi i kërkuar ndërkombëtarisht ësh...
The head of the "Emmar" company, Mohamed Alabbar, stat...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...
The bad weather that swept the country on Tuesday evening ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...