GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Shqipëria regjistroi një rritje prej 33.3% të net-qëndrimeve në strukturat akomoduese turistike gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo përfaqëson normën më të lartë të rritjes në të gjithë Europën.
Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, gjatë janarit, shkurtit dhe marsit 2025, në Shqipëri u regjistruan gjithsej 750,933 net-qëndrime, me një ritëm rritjeje që tejkalon ndjeshëm mesataren europiane, e cila shënoi një rënie të lehtë prej -0.2%.
Rritja e net-qëndrimeve u ndikua kryesisht nga të huajt, që panë një rritje prej 38%, ndërsa të vendasve ishin 26% më të larta në tre muajt e parë të këtij viti, në krahasim me janar-mars 2024.
Pjesa më e madhe e këtyre netëve u regjistrua në hotele dhe struktura të ngjashme (713,784 net), 32.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 36 864 net-qëndrimi në akomodimet e pushimit dhe qëndrimit afatshkurtër (shtëpi me qira, vila turistike, bujtina), një rritje me 52.4% me T1 2024. Vetëm 285 net-qëndrime u regjistruan në kampingje, një rënie prej 61.5 për qind.
Net-qëndrimet nga turistët në BE
Në tremujorin e parë të vitit 2025, në Bashkimin Europian u regjistruan 452.4 milionë net qëndrimi në struktura akomoduese turistike, duke shënuar një rënie të lehtë prej 0.2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024.
Në janar u regjistruan 139.0 milionë net qëndrimi (+3.5% krahasuar me janarin 2024), në shkurt 147.7 milionë (-0.8%) dhe në mars 167.7 milionë (-2.7%).
Rëniet e lehta të regjistruara në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shpjegohen kryesisht me ndryshimin e datave të festave në kalendarin e këtij viti.
Vizitorët e huaj përbënin rreth 45.6% të gjithsej netëve të qëndrimit gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, me ndryshime të mëdha mes vendeve të BE-së.
Pjesa më e madhe e netëve të kaluara nga turistë të huaj në këtë periudhë u regjistrua në Maltë (91.2%), Qipro (85.7%) dhe Luksemburg (80.4%).
Në të kundërt, vizitorët e huaj përbënin vetëm një të pestën e netëve të qëndrimit në Poloni (18.6%), Rumani dhe Gjermani (përkatësisht 20.1% dhe 20.2%).
Në tremujorin e parë të vitit 2025 u vu re një rritje e lehtë e netëve të qëndrimit nga vizitorët e huaj (+1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024), ndërsa për netët e qëndrimit të brendshme u shënua një rënie e lehtë (-1.3%).
Rritjet më të mëdha të netëve të qëndrimit nga vizitorët e huaj u regjistruan në Letoni (+18.5%), Maltë (+17.2%) dhe Finlandë (+10.6%). Në anën tjetër, rëniet më të mëdha u regjistruan në Irlandë (-23.1%), Kroaci (-16.7%) dhe Suedi (-11.5%)./ Revista Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria miratoi dhe një vendim pë...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë...
Rrugët turistike në zonën e Velipojës do t’i nënshtrohen n...
Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë ka publikuar sot të dhënat nga Vrojtimi...
Politikat industriale po marrin gjithnjë e më shumë vëmend...
Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot raportin e tranzicion...
Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë r...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ndërsa tregu i punës në Shqipëri po vuan gjithmonë e më sh...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Komisioni Europian ka propozuar masa të reja për t'u kursy...
Ky duhej të ishte viti i rikthimit të ofertave publike fil...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...