Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti.
Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 4-mujorin janar-prill 2025, vlera e dëmeve të paguara bruto nga industria e sigurimeve zbriti në 2.67 miliardë lekë, 4.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Efektin kryesor në uljen e dëmeve të paguara e ka dhënë tregu i jo-jetës dhe fondi i kompensimit i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Ndërkohë, dëmet janë rritur vetëm për kompanitë e sigurimit të jetës, me 23% më shumë krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, pesha e tregut të jetës në strukturën e dëmeve ngelet modeste, me 5% të totalit, duke patur një ndikim të vogël në ecurinë e përgjithshme të dëmeve të paguara nga tregu i sigurimeve në vend.
Në tregun e jo-jetës, struktura e dëmeve vazhdon të dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike, me pothuajse 69% të dëmeve të paguara bruto. Dëmet në sigurimin e brendshëm motorik janë rritur me më shumë se 9% krahasuar me një vit më parë, por ndërkohë një efekt balancues ka luajtur rënie me më shumë se 50% e dëmeve të paguara për Kartonin Jeshil.
Mes sigurimeve vullnetare, në rënie të ndjeshme janë dëmet nga sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, ndërsa në rritje janë dëmet e lidhura me sigurimin Kasko të mjeteve dhe sigurimin e shëndetit.
Nga ana tjetër, dëmet pezull këtë vit janë në rritje. Për shoqëritë e sigurimit të Jetës, dëmet pezull janë rritur me 18% krahasuar me një vit më parë, ndërsa për kompanitë e sigurimit të jetës dëmet pezull janë rritur me 8%.
Në krahun e primeve, tregu i sigurimeve vazhdon të shfaqë një ecuri modeste edhe këtë vit. Për katër muajt e parë të vitit, primet e shkruara bruto u rritën me 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu i sigurimit të jetës edhe këtë vit po shënon ritme më të larta rritjeje, me 10.6%, ndërsa tregu i jo-jetës paraqitet në rritje me 7.9%.
Në tregun e Jetës, rritja vazhdon të vijë kryesisht nga produkti dominues, sigurimi i jetës së debitorit, që tashmë sjell afërsisht 80% të primeve të këtij tregu.
Në tregun e jo-jetës, rritja po vjen kryesisht nga sigurimet e detyrueshme motorike. Primet nga këto sigurime për katër muajt e parë të vitit janë rritur me 14.3%. Ato sjellin më shumë se 67% të primeve të shkruara bruto në sigurimet e jo-jetës.
Produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi i pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, paraqitet në rënie me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ Monitor.al
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot raportin e tranzicion...
Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë r...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ndërsa tregu i punës në Shqipëri po vuan gjithmonë e më sh...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Komisioni Europian ka propozuar masa të reja për t'u kursy...
Ky duhej të ishte viti i rikthimit të ofertave publike fil...
Ju nuk do të binit kurrë pre e një mashtrimi online, apo j...
Kostot e jetesës për shtresën e mesme janë rritur vitin e ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot n...
Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe s...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë ka botuar në Fletoren Zyrtare vendimin ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Komisioni Europian ka publikuar parashikimet e pranverës p...
Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje të përkohshme...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...