Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të paguajnë 23% tatim për shumën prej 14 milionë lekësh.
Kjo do të thotë se nëse një person fizik ka realizuar një fitim tatimor prej 20 milionë lekësh, ata do të paguajnë 15% për fitimin deri në 14 milionë lekë dhe 23% për pjesën e mbetur prej 6 milionë lekësh. Kjo formë e re llogaritjeje, automatikisht rrit tatimin që duhet të paguajnë personat fizikë që deklarojnë fitime tatimore mbi 14 mln lekë në vit.
Më parë, personat fizikë me fitime në këto nivele paguan tatim fitimi prej 15% për të gjithë shumën. (në rastin konkret, 15% e 20 mln lekëve).
Në këtë mënyrë tatim fitimi për personal fizikë që deklarojnë fitime mbi 14 mln lekë në vit barazohet me ato të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive anonime, që paguajnë 15% tatim fitimi dhe më pas 8% për pjesën e fitimit që shpërndajnë si dividend. (në fakt, duke qenë se personat fizikë nuk shpërndajnë dividendë, ata do të jenë të detyruar të paguajnë 23% për gjithë shumën mbi 14 mln lekë, ndryshe nga sh.p.k.-të dhe SH.A.-të që mund të mos shpërndajnë dividendë, ose të shpërndajnë një pjesë të fitimit si dividend).
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në rang kombëtar janë më pak se 400 tatimpagues persona fizikë që realizojnë fitim neto mbi 14 milionë lekë dhe përfshihen në këtë skemë tatimore me normë deri në 23%.
Nga administrata tatimore këtyre subjekteve iu është dërguar një mesazh i personalizuar.
“Administrata Tatimore ju bën me dije se, duke qenë se jeni person fizik dhe keni realizuar për vitin 2024 një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, duhet të mbani në vëmendje llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga biznesi, në përputhje me nenin 24, pika 2, të Ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ky ndryshim bazohet në nenin 24, pika 2, të Ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, dhe sjell një sistem tatimi progresiv mbi fitimin neto vjetor të këtyre individëve. Regjimi i ri tatimor do të zbatohet për personat fizikë që kanë realizuar mbi 14 milionë lekë fitim neto për 2024, ndërsa tatime do të paguhet nga muaji mars i 2025-s.
Pika 2 e nenit 24 të ligjit parashikon se të ardhurat neto të tatueshme (pra, fitimi pas zbritjes së shpenzimeve të lejuara) për personat fizikë do të tatohet me norma progresive, si: për bazën tatimore vjetore (fitimi neto) deri në 14,000,000 lekë norma tatimore do të jetë 15% dhe mbi 14,000,000 lekë norma tatimore do të jetë 23%.
Si do të llogaritet tatimi?
Sipas sqarimeve të administratës tatimore, kjo do të thotë se vetëm pjesa e fitimit që kalon kufirin prej 14 milionë lekësh tatohet me 23%. Pjesa deri në 14 milionë lekë tatohet me 15%.
Është e rëndësishme të kuptohet se tatimi i ri nuk zbatohet mbi të ardhurat bruto (shitjet apo xhiroja totale), por mbi fitimin neto, që llogaritet si:
Fitimi neto = Të ardhura totale – Shpenzime të lejuara
Shembuj
Nëse një person ka 14,000,001 lekë të ardhura dhe 1 lekë shpenzim, fitimi është 14,000,000 lekë, do të tatohet me 15%.
Vetëm kur fitimi kalon 14 milionë lekë, do të zbatohet norma 23% për shumën shtesë.
Personat fizikë që realizojnë të ardhura vjetore (xhiro apo shitje) deri në 14 milionë lekë përfitojnë përjashtim nga tatimi mbi fitimin deri në vitin 2029.
Shembull si llogaritet tatimi për fitimin mbi 14 mln lekë
Bazuar në Udhëzimin Nr. 26, datë 8.9.2023 PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT (Ndryshuar me udhëzimin nr. 4, datë 4.2.22025
Pika 24. Norma tatimore
24.2
Për të ardhurat vjetore nga biznesi, për të cilat baza e tatimit është e ardhura neto e tatueshme, pra diferenca e të ardhurave minus shpenzimet e zbritshme, zbatohen normat progresive, si më poshtë:
a) 15% për të ardhurat neto të tatueshme (fitimi i tatueshëm) deri në 14.000.000 lekë në një vit tatimor;
b) 23% për çdo lekë shtesë të të ardhurave neto të tatueshme (fitimit të tatueshëm) mbi 14.000.000 lekë në vit.
24.3 Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë 12.000.000 x 15% = 1.800.000 lekë.
24.4 Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi nga e ardhura bruto ka zbritur çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar, sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë: 14.000.000 x 15% + 6.000.000 x 23 % = 2.100.000 + 1.380.000 = 3.480.000 lekë.
Pra, tatimi që do të paguajë tatimpaguesi, për një fitim të tatueshëm prej 20,000,000 lekësh do të jetë 3.480.000 lekë.
Më parë ky biznes paguante tatim fitim prej 3 milionë lekë (15%*20 mln lekë), pra në rastin konkret do të paguajë 480 mijë lekë më shumë, me një rritje prej 1.6%./ Monitor.al
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ndërsa tregu i punës në Shqipëri po vuan gjithmonë e më sh...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Komisioni Europian ka propozuar masa të reja për t'u kursy...
Ky duhej të ishte viti i rikthimit të ofertave publike fil...
Ju nuk do të binit kurrë pre e një mashtrimi online, apo j...
Kostot e jetesës për shtresën e mesme janë rritur vitin e ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot n...
Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe s...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë ka botuar në Fletoren Zyrtare vendimin ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Komisioni Europian ka publikuar parashikimet e pranverës p...
Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje të përkohshme...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta sesa ul...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...