Maqedonia e Veriut kryeson për investimet e huaja nga BE, Shqipëria nga fundi
Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja d...

Presionet për rritje të pagave në sektorin financiar vazhdojnë të jenë të pranishme edhe gjatë vitit 2024.
Sipas statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), shpenzimet për paga nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës për 9-mujorin arritën në 964 milionë lekë, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë.
Në total, shpenzimet e personelit, (duke përfshirë kontributet e sigurimeve, trajnime, shpërblime, etj) prekën vlerën e 1.18 miliardë lekëve, në rritje me 15.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një rritje e ngjashme e shpenzimeve për paga, me 13.8%, u shënua edhe në tregun më të vogël të sigurimit të Jetës.
Megjithëse nuk disponohen të dhëna për ecurinë e numrit të punësuarve, sipas drejtuesve të kompanive, efektin kryesor në rritjen e shpenzimeve për paga e ka dhënë rritja e tyre.
Në periudhën pas pandemisë, bizneset shqiptare u përballën me një trysni të lartë për rritjen e pagave, për shkak të rimëkëmbjes së shpejtë ekonomike, emigracionit në rritje mes të rinjve dhe niveleve të larta të qarkullimit të stafit. Kjo trysni u rrit edhe më shumë nga nivelet e lartë të inflacionit që goditën ekonominë pas vitit 2022. Kësaj tendence nuk i ka shpëtuar as sektori financiar.
Përveç sigurimeve, rritje e ndjeshme e shpenzimeve të personelit po regjistrohet edhe në sektorin bankar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet për personelin për 9-mujorin 2024 arritën në më shumë se 12.8 miliardë lekë, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe në nivelin më të lartë regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.
Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave treguan se në fund të muajit shtator bankat raportuan 7 089 të punësuar, në rritje me 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e numrit të punësuarve ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve të personelit, por megjithatë efektin më të madh në rritjen e tyre po vazhdon ta japë rritja e pagave.
Vitin e kaluar edhe sektori bankar nisi të përballet me një trysni në rritje nga tregu i punës, sidomos në pozicionet e nivelit të ulët dhe të mesëm. Lëvizjet e mëdha të stafit në këto pozicione dhe i kanë detyruar të rishikojnë në rritje pagat.
Sipas të dhënave të INSTAT, për tremujorin II 2024, paga mesatare në sektorin financiar arriti nivelin rekord prej më shumë se 166 mijë lekësh në muaj, në rritje vjetore me 11.4%.
Megjithëse sektori financiar ka pagën mesatare më të lartë në ekonominë shqiptare, në vitet e fundit presionet për rritjen e pagave ka qenë të qarta edhe në këtë segment./ Revista Monitor
Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja d...
Sot, më 10 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.5 l...
Për ekspertët kontabël, ndryshimet e shpeshta fiskale nuk ...
Sot, më 9 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.4 le...
Sot, më 8 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.4 le...
Bilanci i vitit të shkuar dha për herë të parë sinjalin se...
A kanë të drejtë adhuruesit e bitcoin që janë kaq të emoci...
Sot, më 7 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 6 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Të ardhurat e bankave nga komisionet janë në rritje për të...
Kostot e prodhimit kanë vijuar të rriten në tremujorin e t...
Çmimi i Bitcoin ka kaluar për herë të parë shifrën e 100,0...
Sot, më 5 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Rikonstruksioni i rrugës nga fshati Sinë në Fushë Lurë pri...
Të paktën shtatë kontrata janë lidhur tashmë me operatorët...
Në vitin 2025, banorët dhe bizneset e kryeqytetit pritet q...
Sot, më 4 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Qeveria ka kërkuar një financim shtesë prej 145 milionë do...
Sot, më 3 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Treguesit e riskut të borxhit publik këtë vit ranë më tej ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...