Krizë në valutë, euro nuk njeh rritje/ Kursi i këmbimit, 7 dhjetor 2024
Sot, më 7 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...

A kanë të drejtë adhuruesit e bitcoin që janë kaq të emocionuar nga fitorja e Donald Trump?
Fitorja e Donald Trump ka shijen e hakmarrjes, jo vetëm për atë vetë, por edhe për përdoruesit e kriptomonedhave dhe asetet e tyre, shkruan The Economist.
Natën e zgjedhjeve, ndërsa u bë e qartë se Trump kishte dalë fitimtar, u rrit me 10% çmimi i bitcoin, kriptomonedhës më të tregtuar në botë.
Më 13 nëntor, pak para se republikanët të merrnin kontrollin e Kongresit, çmimi shkoi në mbi 93,000 dollarë. Që nga mesi i tetorit, është rritur me gati 50% (shih grafikun), duke arritur gati 100 mijë dollarë.

Nuk është vetëm Bitcoin që ka pasur rritje. Duke përjashtuar monedhat e qëndrueshme “stablecoins”, të cilat janë krijuar për të shmangur luhatjet e çmimeve, 20 kriptomonedhat kryesore janë rritur edhe më shpejt në vlerë sesa bitcoin, gjatë javës së kaluar.
Dogecoin, një monedhë e reklamuar shpesh nga Elon Musk, përkrahës i Trump i kthyer në këshilltar të tijin, është rritur me 140% që nga dita e zgjedhjeve. Vlera e tregut global të kriptomonedhave, arriti në 3 trilionë dollarë për herë të parë më 12 nëntor.
Kjo shënon një rikthim mahnitës që nga periudha 2022-23, kur një stuhi e përsosur shkaktoi që kriptomonedhat të binin nga majat që kishin arritur gjatë manisë së vitit 2021. Në atë kohë, Rezerva Federale po rriste me shpejtësi normat e interesit, duke ftohur spekulimet që kishin pushtuar tregjet pas pandemisë Covid-19.
Për shkak të menaxhimit të dobët dhe mashtrimeve, u shembën disa kompani kriptomonedhash që më parë kishin pasur prestigj të madh, midis të cilave FTX, një nga sistemet që mundëson shkëmbimet më të mëdha të kriptomonedhave, duke njollosur kështu të gjithë industrinë. Mbikëqyrësit financiarë filluan të vërsuleshin.
Në fund të vitit 2023, kur do të mbaheshin zgjedhjet e ndërmjetme në Amerikë, industria e kriptomonedhave pa një mundësi për të kthyer faqe.
Në muajt në vijim, Trump u kthye në një kampion të kriptomonedhave. Në internet ai i bëri reklamë projektit World Liberty Financial, i mbështetur nga familja e tij.
Nëpër mitingje, premtoi ta bënte Amerikën “superfuqinë e botës në bitcoin”. Lobistët e kriptomonedhave shpenzuan më shumë se 100 milionë dollarë për të mbështetur kandidatët e tyre të parapëlqyer gjatë zgjedhjeve të ndërmjetme për Kongresin.
Përkrahja gjatë fushatës është një arsye pse investitorët e kriptomonedhave po brohorasin për kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ata gjithashtu shpresojnë se ndryshimi i qeverisë do të sjellë edhe zbutjen e ligjeve rregullatore ndaj kriptomonedhave.
Në korrik, kur Trump iu drejtua një turme të madhe adhuruesish të kriptomonedhave, shpërthyen brohoritje të forta, kur ai premtoi të shkarkonte nga detyra Gary Gensler-in, kryetarin e Komisionit të Letrave me Vlerë (SEC). “Që tani e tutje, rregullat do të shkruhen nga njerëz që e duan industrinë tuaj”, tha ai.
Në fakt, Trump nuk mund ta shkarkojë Gensler-in pa arsye para përfundimit të mandatit të tij, në vitin 2026, edhe pse është zakon që kryetarët e Komisionit të Letrave me Vlerë japin dorëheqjen kur merr detyrën një president i ri.
Largimi i zotit Gensler do ta çlironte industrinë nga një armik i përsosur. Ai nuk është i bindur për meritat e kriptomonedhave dhe nuk mendon se ato do të fitojnë ndonjëherë pranueshmëri mes monedhave tradicionale. Me të drejtë, ai e ka përshkruar botën e kriptomonedhave si një fushë të mbushur me mashtrues dhe hajdutë.
Dhe ka hedhur në gjyq një listë të gjatë kompanish të shquara të kriptomonedhave, si Kraken dhe Coinbase (dy sisteme shkëmbimi të kriptomonedhave), Ripple (një emetues i kriptomonedhave) dhe Cumberland DRW (një ndërmjetës tregtar).
Kjo i ka detyruar shumë sipërmarrje të kriptomonedhave që të paguajnë tarifa të mëdha ligjore dhe të harxhojnë shumë për të arritur në një pajtim. Problemet ligjore dhe shpenzimet e mëdha kanë krijuar një re të errët mbi të ardhmen e industrisë.
Armiqësia më e madhe ndaj zotit Gensler vjen ngaqë ai ka pohuar se shumë monedha dixhitale, janë në fakt letra me vlerë, rregullimi i të cilave bie nën sferën e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe se firmat që emetojnë, tregtojnë ose i japin për shitje, duhet të jenë regjistruar në komision.
Emetuesit dhe tregtarët e letrave me vlerë duhet të zbulojnë më shumë informacion te rregullatorët dhe të mundësojnë mbrojtje më të madhe për klientët, sesa do të dëshironin firmat e aseteve dixhitale.
Ata do të parapëlqenin që kriptomonedhat të rregulloheshin sipas një regjimi të posaçëm (dhe më të butë), ose të trajtoheshin si mallra, të cilat mbikëqyren nga Komisioni i Tregtisë së Mallrave (CFTC), që është shumë më pak i rreptë.
Gjatë mandatit të dytë të Donald Trump, ligjet rregullatore që rregullojnë asetet dixhitale, mund të jenë jo vetëm më të buta, por edhe më të qëndrueshme.
Vitet e fundit, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Komisioni i Tregtisë së Mallrave, janë grindur vazhdimisht mes tyre për të vendosur se cilat asete kripto duhet të jenë nën sferën e secilit.
Për shembull, në të kaluarën, të dy kanë pretenduar se kanë juridiksion mbi eterin, kriptomonedhën e dytë më popullore, e cila përfundimisht ju dorëzua Komisionit të Tregtisë së Mallrave, pasi Komisioni i Letrave me Vlerë u tërhoq (bitcoin gjithashtu quhet një mall).
Firmat e kriptomonedhave e kanë akuzuar zotin Gensler se po ndryshon pa pushim rregullat e komisionit për asetet dixhitale.
Qartësia është shpresa më e madhe për ata që shpresojnë ta zhvillojnë kriptomonedhën në një klasë asetesh të pëlqyer nga investitorët institucionalë, të cilët, në mungesë të rregullave të qëndrueshme dhe polemikave pa fund, kanë qëndruar larg kriptomonedhave. Nuk dihet ende nëse do të ketë qartësi.
Trump mund t’i lavdërojë kriptomonedhat nëpër mitingje, por dashuria e tij për to nuk shkon shumë larg. Në vitin 2021, ai e quajti bitcoin një “mashtrim ndaj dollarit”. Ëndrra për qëndrueshmëri nën një mandat të dytë të Trump, mund të jetë e parealizueshme./ Monitor.al
Sot, më 7 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 6 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Të ardhurat e bankave nga komisionet janë në rritje për të...
Kostot e prodhimit kanë vijuar të rriten në tremujorin e t...
Çmimi i Bitcoin ka kaluar për herë të parë shifrën e 100,0...
Sot, më 5 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Rikonstruksioni i rrugës nga fshati Sinë në Fushë Lurë pri...
Të paktën shtatë kontrata janë lidhur tashmë me operatorët...
Në vitin 2025, banorët dhe bizneset e kryeqytetit pritet q...
Sot, më 4 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Qeveria ka kërkuar një financim shtesë prej 145 milionë do...
Sot, më 3 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Treguesit e riskut të borxhit publik këtë vit ranë më tej ...
Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pe...
Vlera e rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë ka kalua...
Vit pas viti buxheti i shtetit është duke rritur përqendri...
Sot, më 2 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.3 le...
Sot, më 1 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.3 le...
Pas daljes në pension, pas 40 viteve punë mami materniteti...
Sot, më 30 nëntor 2024, dollari amerikan blihet me 92.4 le...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...