web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthehen bastet sportive/ Ja çfarë parashikon projektbuxheti 2023

20 Tetor 2022, 13:22, Ekonomi CNA

Rikthehen bastet sportive/ Ja çfarë parashikon projektbuxheti 2023

Në projektbuxhetin e vitit 2023 parashikohet rikthimi i basteve sportive dhe taksa speciale për energjisë.

Shpenzimet e buxhetit për vitin 2023 parashikohet të arrijnë në 5,3 miliardë euro, nga 4,9 miliardë euro që ishin parashikuar për vitin 2022.

Rritja e fortë e të ardhurave pretendohet të gjenerohet pjesërisht nga masat e reja fiskale, ku nga paketa e prezantuar do të vijnë 38 milionë euro shtesë, nga rritja e çmimeve 48 milionë euro shtesë, nga rritja e ekonomisë 140 milionë euro dhe nga miradministrimi 70 milionë euro të tjera.

Qeveria ka në plan ndërkohë rikthimin e basteve sportive nga 1 janari 2023, që pritet të sjellë nga taksat plot 2 miliardë lekë, raporton "A2 news".

Ndërsa prezantohet një taksim special për prodhuesit e energjisë elektrike që e kanë eksportuar atë jashtë vendit. Fitimet shtesë të këtyre kompanive, që kanë ardhur ekskluzivisht prej rritjes së çmimit në bursa do të tarifohen me 33%. Kjo taksë e veçantë pritet të sjellë në buxhet plot 71 milionë euro.

Në krahun e shpenzimeve, qeveria do të përdorë vetëm 225 milionë euro më shumë, ndërsa pjesa tjetër e të ardhurave do të përdoret për të ulur deficitin buxhetor. Sipas tabelave të Ministrisë së Financave, deficiti do të zbresë në 472 milionë euro, apo 2,6% të PBB-së, duke zbatuar kështu rekomandimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ndërkohë, në një vit elektoral investimet publike, pa përfshirë programin e rindërtimit do të rriten me plot 200 milionë euro. Qeveria parashikon për krizën energjetike, edhe një grant shtesë për sektorin prej 102 milionë eurosh./CNA.al





Lajmet e fundit nga