“Mos më thuaj mua e dashur”/ Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore: Je bardh e zi në mendje
Komisioni për Reformën Zgjedhore u shoqërua me debate mes ...
Komisioni për Reformën Zgjedhore u shoqërua me debate mes ...

Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identiteti dhe pasaportave, IdentiTek, e cila ka vijuar aktivitetin e koncesionarit “Aleat”, ka raportuar të ardhura prej gati 3.7 miliardë lekësh në vitin 2024, sipas pasqyrave financiare të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kompania kishte aktivitet vetëm në gjysmën e dytë të vitit, të ardhurat janë dyfishuar.
Shoqëria, ashtu si pasardhësi i saj, “Aleat” ka vijuar “traditën” e normave të larta të fitimit dhe një aktivitet që e ka kthimin e garantuar. Fitimi para taksave ishte 1.63 miliardë lekë, ose rreth 16 milionë euro. Norma e fitimit ishte 44%, shumë më e lartë sesa mesatarja e ekonomisë, që nuk i kalon 10%, sipas të dhënave të tjera të INSTAT.
Deri në korrik të vitit 2023, prodhimi i pasaportave dhe kartave të identitetit realizohej përmes koncesionit për prodhimin e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit. Ky koncesion u firmos në vitin 2008, me partnerë si IDEMIA SA (Francë), që operoi përmes shoqërisë “ALEAT”.
Gjatë operimit të tij, ALEAT ka realizuar norma të larta fitimi. Psh në vitin 2022, i fundit i operimit si i plotë, ALEAT regjistroi të ardhura prej 5.5 miliardë lekë, dhe fitime 1.7 miliardë lekë, me një normë fitimi prej 31%. Në 2021-n, që është dhe viti me rezultatin më të lartë, të ardhurat ishin 6.5 miliardë lekë dhe fitimi 2.6 miliardë lekë, me një normë prej rreth 40%, që gjithsesi mbetet pak më e ulët se ajo e operatorit shtetëror. ALEAT realizoi një qarkullim vjetor prej mbi 404 milionë euro xhiro dhe rreth 110 milionë euro fitime neto gjatë një dekade operimi, sipas të dhënave nga bilancet.
Shtetasit shqiptarë kanë ndërkohë kostot më të larta në rajon për marrjen e pasaportave dhe kartave të identitetit. Në Shqipëri për të marrë një pasaportë biometrike duhen paguar 7500 lekë, ose rreth 75 euro. Me afat të përshpejtuar, për 2-3 ditë, tarifa rritet në 18 mijë lekë (rreth 180 euro).
Në Kosovë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, tarifa për pasaporte biometrike është 30 euro për personat mbi 18 vjeç dhe 15 euro për pensionistët. Për procedurë të përshpejtuar (brenda 72 orëve) shtohen edhe 5 euro. Për fëmijët, kosto është 20 euro (për 5 vjet).
Në Mal të Zi, pasaporta normale biometrike kushton 40 euro. Në Maqedoninë e Veriut kosto është rreth 40 euro. Edhe në Serbi e Mal të Zi, tarifa nuk i kalon 40 euro.
Në BE, tarifat për pasaportë biometrike luhaten zakonisht në 30–40 euro në vendet e Europës Lindore / Qendrore (p.sh. Bullgaria, Hungaria, Kroacia) dhe 60–90 euro në vendet e Europës Perëndimore (p.sh. Franca ~86 euro, Gjermania ~70 euro, Italia ~73 euro). Disa vende kanë tarifa dhe më të larta (p.sh. Zvicra mbi 140 CHF ≈ 145 €).
Mesatarja europiane është rreth 70–80 euro, pra dukshëm më e lartë se vendet e Ballkanit Perëndimor, ku çmimet janë mes 30–40 euro, përveç Shqipërisë që është shumë më pranë mesatares së BE-së./ Monitor
Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milion shqiptarë kanë m...
Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investi...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat ishte 22.7%...
Shqipëria ka ndjekur të njëjtën tendencë me pjesën më të m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Shërbimet e komunikimit në Shqipëri janë më të shtrenjta n...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Shkalla e papunësisë mbeti e njëjtë në tremujorin e dytë t...
Deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipë...
Rritja e pagave në administratën publike ndikoi ritmet mes...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2....
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Përdorimi i kanaleve bankare të pagesave nga shqiptarët u ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...