Bien sërish euro, paundi dhe franga zvicerane/ Kursi i këmbimit, 8 gusht 2022
Tregu valutor sot sërish shfaqet me lëkundje. Euro, paundi...
Kompjuterat që prodhojnë kriptomonedha përdorin një sasi të madhe energjie dhe ndërsa industria po rritet me shpejtësi, po ashtu po rriten edhe shqetësimet për ndikimin e saj në mjedis. “Ethereum”, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, ka njoftuar se këtë vit do të heqë kompjuterat që harxhojnë shumë energji. Por, disa kritikë thonë se kjo mënyrë rrezikon sigurinë e transaksioneve.
Këta kompjuterë janë krijuar për të punuar sa më shpejt të jetë e mundur: detyra e tyre është e dyfishtë të hamendësojnë një kod të gjatë alfanumerik dhe më pas të prodhojnë një kriptomonedhë, ‘bitcoin’ si dhe të verifikojnë të saktësinë e transaksioneve të reja.
Kur të përfundojë së ndërtuari, kjo bazë për prodhimin e kriptomonedhave në Rockdale të Teksasit do të përdorë 700 megavat energji elektrike, sasi e mjaftueshme për një qytet të vogël në SHBA. Vitin e kaluar, Kina i ndaloi kriptomonedhat dhe një prej arsyeve ishte se prodhimi i tyre pengonte përpjekjet për të ulur emetimet e karbonit.
Shtetet e Bashkuara tani janë vendi kryesor në botë për prodhimin e kriptomonedhave dhe ligjvënësit po peshojnë rritjen ekonomike që premtojnë këto biznese kundrejt shqetësimeve se energjia e shfrytëzuar nga prodhuesit e kriptomonedhave po kërcënon mjedisin.
“Ne nuk mund t'i rikthejmë në përdorim termocentralet me lëndë djegëse fosile ose të vonojmë heqjen nga përdorimi të disa prej termocentraleve më të vjetër dhe më pak efikasë për të siguruar energjinë e mjaftueshme për prodhimin e kriptomonedhave”, tha përfaqësuesi demokrat në Komisionin e Kongresit amerikan për Energji dhe Tregti, Frank Pallone.
Ky termocentral me qymyr në shtetin e Nju Jorkut ishte hequr nga përdorimi, mirëpo një kompani që prodhon kriptomonedha e bleu atë dhe e ktheu në funksion duke djegur gaz natyror. Si reagim ndaj kësaj legjislatura e Shtetit të Nju Jorkut ka miratuar një projektligj për të ndaluar për dy vjet komplekset e kriptomonedhave që përdorin lëndë djegëse fosile.
“Kjo mund të bëhet, vetem duhet bërë ashtu siç duhet”, tha senatorja e asamblesë së Nju Jorkut, Liz Krueger.
Në Teksas, një shtet me burime të shumta energjetike dhe me më pak rregulla, prodhuesit e kriptomonedhave kanë pasur një pritje më të ngrohtë.
((Ted Cruz - Senator Republikan nga Teksasi)) ((Mandatory courtesy: YouTube / The Heritage Foundation))
“Unë dua që Teksasi të bëhet oazi në planetin Tokë për kriptomonedha”, tha senatori republikan nga shteti i Teksasit, Ted Cruz.
Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në Teksas ende prodhohet nga lëndët djegëse fosile. Por, a është e mundur të prodhosh kriptomonedha pa kompjutera që harxhojnë energji pafund? Disa thonë se kjo është e mundur, por siguria e transaksioneve, sipas ekspertëve do të ishte më e vogël.
“Ethereum”, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, ka njoftuar se këtë vit do të heqë nga funksionimi kompjuterat që harxhojnë shumë energji. Por, disa kritikë thonë se mënyra e prodhimit të kriptomonedhave, me më pak harxhim të energjisë, mund të krijojë monopol dhe përmes manipulimit, përfitimet mund edhe të vidhen. Ndërsa qeveritë e botës po mundohen të kuptojnë dhe të krijojnë rregulla për të, industria e kriptomonedhave që po rritet me shpejtësi po vazhdon të ndryshojë./VOA
Tregu valutor sot sërish shfaqet me lëkundje. Euro, paundi...
Paundi britanik dhe franga zvicerane, janë dy nga monedhat...
Bordi i Transparencës në datë 6 Korrik 2022, në mbl...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 111.9...
Çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare ka zbritur në...
Euro prej më shumë se dy muaj vijon të këmbehet në kuotat ...
Për 7 ditët e para të gushtit, blerja e energjisë i ka...
Agjencia e lajmeve "Bloomberg" dhe "Tagesschau", shërb...
Dollari amerikan blihet me 114 lekë dhe shitet 115.4 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pas mb...
Dollari amerikan blihet me 113.6 lekë dhe shitet 115 l...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet nj...
Bordi i Transparencës në datë 2 gusht 2022, në mbledhj...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka dhënë alarmin për...
Euro vijon të këmbehet në kuotat e 116 lekëve, ndërsa doll...
Shtrenjtimi i çmimeve të produkteve të ushqimore, por ...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 11...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 111.7...
Dollari amerikan dhe Paundi britanik kanë shënuar rënie, ...
Nuk ka asnjë shenjë që kriza energjetike të përmirësoh...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...