Eksportet e nisin edhe 2026-n me rënie, bie fasoni dhe mineralet
Eksportet nuk po dalin nga trendi rënës ku kanë hyrë prej ...

Pjesa e tregut e tre bankave më të mëdha në vend ka arritur nivelin më të ulët historik.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2025, tre bankat më të mëdha të sektorit zotëronin 55% të totalit të aktiveve të tregut bankar, në rënie nga niveli prej 55.86% që mbanin një vit më parë.
Pjesa e tregut të tre bankave më të mëdha paraqitet në rënie edhe për treguesin shumë të rëndësishëm të depozitave. Së bashku, pjesa e tregut e tre bankave më të mëdha ka rënë në 45.02%, nga 46.17% një vit më parë.
Pjesa e tregut e zotëruar nga tre bankat më të mëdha në vend (që aktualisht janë Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins dhe Raiffeisen Bank Albania) ka zbritur aktualisht në nivelet më të ulëta historike.
Në rënie paraqitet edhe pjesa e tregut e mbajtur nga dy bankat më të mëdha. Në fund të vitit 2025, pesha e dy bankave më të mëdha ndaj totalit të aktiveve të sektorit zbriti në 40.59%, nga 41.15% që kishte qenë një vit më parë. Ndërsa për depozitat, pjesa e tregut e dy bankave më të mëdha ka rënë në 33.4%, nga 34.25% që ishte një vit më parë.
Në vitin 2018, sektori bankar nisi një cikël konsolidimi që e uli gradualisht numrin e përgjithshëm të bankave. Nga 16 banka që vepronin në treg në vitin 2018, aktualisht numri i tyre është ulur në 11.
Krahasuar me vitin 2018, pjesa e tregut të dy bankave më të mëdha ka rënë me 4.3 pikë përqindje, ndërsa pjesa e tregut të tre bankave më të mëdha ka rënë me 3.4 pikë përqindje.
Me gjithë uljen e numrit të bankave në treg gjatë pesë viteve të fundit, treguesit e përqendrimit të tregut ngelen brenda pragut të konkurrueshmërisë, mbështetur në metodat teorike të vlerësimit. Mënyra më e zakonshme për të matur shkallën e përqendrimit të tregut është Indeksi Herfindahl-Hirschmann (HHI), që ndërtohet si shuma e pjesës së tregut, të ngritur në fuqi të dytë, të secilës firmë. Pragu poshtë të cilit një treg përgjithësisht pranohet si konkurrues është 1500 ose 0.15.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar treguesi HHI, i matur sipas totalit të aktiveve, ishte në nivelin 0.14, në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. Ndërkohë, në fund të vitit 2018, ky tregues kishte qenë në nivelin 0.16. Rënia e lehtë në harkun e shtatë viteve të fundit në thelb tregon një përqendrim më të vogël të tregut dhe përmirësim të konkurrueshmërisë.
Hyrja e investitorëve të rinj dhe cikli i shitblerjeve në sektorin bankar, që u zhvillua kryesisht në periudhën 2015-2022, duke se në vija të përgjithshme ka dhënë efekte pozitive në drejtim të konkurrencës.
Pavarësisht se bashkimet mes bankave ekzistuese kanë ulur numrin e përgjithshëm të tyre, ato kanë krijuar banka më të mëdha dhe më konkurruese. Sidomos bankat që kanë dalë nga transaksione shitblerjeje kanë qenë ndër subjektet me rritjen më të lartë në treg gjatë viteve të fundit.
Ndërkohë, këtë vit pritet hyrja në treg e dy aktorëve të rinj, që kanë marrë autorizimin paraprak për licencim nga Banka e Shqipërisë, përkatësisht dega e Bankës Ziraat në Shqipëri dhe Banka Jet./Monitor.al
Eksportet nuk po dalin nga trendi rënës ku kanë hyrë prej ...
Me ngritjen solemne të flamurit shtetëror, Kosova nisi cer...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 le...
Kush ka plotësuar Deklaratën Vjetore e Të Ardhurave Person...
Borxhi i varur i sektorit bankar u rrit përsëri vitin e ka...
Ditën e sotme në ambientet e Bankës Qendrore të Kosovës ës...
Projeksionet e fundit të Institutit të Vjenës për Studime ...
Punësimi në sektorin bankar shënoi rritje të fortë vitin e...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 lek...
Këtë të dielë, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 le...
Shën Valentini nuk e shpiku dashurinë, por e bëri të matsh...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 80.9 l...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po shfaq tendenca të re...
Struktura e shpenzimeve të familjeve shqiptare ka pësuar n...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 l...
Në takimin e parë zyrtar si Drejtor i Përgjithshëm i Dogan...
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se ka krijuar një shërbim...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 le...
Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ministria e ...
Pas Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, Drejtoria e Hetimit Tati...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...