Shporta e inflacionit, ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat
Struktura e shpenzimeve të familjeve shqiptare ka pësuar n...

Kursi i këmbimit të euros me lekun po shfaq tendenca të reja në rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 96.41 lekë, duke prekur përsëri nivelin më të ulët historik, të regjistruar më parë edhe më datë 11 shkurt.
Në të dhënat historike, rënia e euros nuk është shumë tipike për tremujorin e parë të vitit. Kjo lidhet kryesisht me faktin se gjatë kësaj periudhe të vitit flukset valutore hyrëse në përgjithësi janë më të pakta.
Por, gjatë këtij viti edhe kjo ecuri sezonale duket se po përgënjeshtrohet. Ekspertët mendojnë se tregu valutor paraqitet i ngopur me euro dhe trysnia nga krahu i kërkesës për monedhën europiane është e dobët.
As blerjet e Bankës së Shqipërisë në vlerat më të mëdha të regjistruara ndonjëherë nuk kanë mjaftuar për të frenuar tendencën në rënie të kursit të euros. Sipas të dhënave nga tregu, këto ndërhyrje po vazhdojnë edhe gjatë këtij muaji.
Për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë bleu gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit.
Ndërkohë, për vitin 2026, Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm për vitin 2026. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.
Gjatë vitit 2026, janë programuar gjithsej 26 ankande për blerje valute. Ankandi i parë do të zhvillohet në datën 19 shkurt.
Në muajt janar dhe shkurt, Monitor zhvilloi paralelisht një vrojtim me ekspertë të sektorit financiar dhe një sondazh me publikun lidhur me arsyet e vlerësuara të rënies së kursit të këmbimit euro-lek.
Mbështetur në përgjigjet e ekspertëve, faktori me peshën mesatare më të lartë në vijimësinë e rënies së kursit të këmbimit euro-lek ka qenë turizmi dhe në përgjithësi rritja e eksporteve të shërbimeve në ekonominë shqiptare.
Faktori i dytë më i zgjedhur nga ekspertët e anketuar janë remitancat. Mesatarisht, ndikimi i këtij faktori në kursin e këmbimit vlerësohet në nivelin 3.91.
Faktori i tretë për nga ndikimi, sipas ekspertëve, janë prurjet informale të valutës, me një vlerësim mesatar në nivelin 3.83. Me një ndikim lehtësisht më të ulët vlerësohen prurjet e paligjshme të valutës, me një vlerësim mesatar 3.58.
Nga ana tjetër, sipas përgjigjeve të sondazhit me publikun, në pjesën më të madhe pjesëmarrësit mendojnë se faktorët kryesorë që kanë sjellë rënien e kursit të euros janë prurjet e paligjshme të valutës, me 36% të përgjigjeve dhe prurjet informale, me 30% të tyre.
Faktorët e tjerë vijojnë me diferencë të konsiderueshme, duke filluar nga turizmi, me 13% të përgjigjeve, investimet e huaja në prona, me 9% dhe remitancat, me 5%.
Rezultatet e sondazhi tregojnë se, në perceptimin e opinionit publik, ekonomia informale dhe e paligjshme është faktori me ndikimin kryesor në rënien e kursit të këmbimit mes euros dhe lekut./ Revista Monitor
Struktura e shpenzimeve të familjeve shqiptare ka pësuar n...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 l...
Në takimin e parë zyrtar si Drejtor i Përgjithshëm i Dogan...
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se ka krijuar një shërbim...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 le...
Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ministria e ...
Pas Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, Drejtoria e Hetimit Tati...
Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) në një deklaratë publi...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 80.6 le...
Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në ba...
Vlora dhe Saranda janë qytetet më të kërkuara nga pensioni...
Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia pë...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 lek...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 l...
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme një...
Të ardhurat reale të familjeve për person në Bashkimin Eur...
Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve ku mbi gjysma e po...
Europa duket se po i vlerëson talentet shqiptare, teksa po...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 l...
Kredia e re për ekonominë u rrit përsëri me ritme dyshifro...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...