Shqipëria e dy shpejtësive, PBB-ja rritet, por varfëria kërkon një shekull për t’u zhdukur
Projeksionet e fundit të Institutit të Vjenës për Studime ...

Ditën e sotme në ambientet e Bankës Qendrore të Kosovës është çelur ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925–2025)”.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Pjesë e ekspozitës janë kartëmonedha dhe monedha historike, dokumente arkivore, dëshmi të veprimtarisë së bankës.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun dëri më 20 shkurt.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në fjalën e mbajtur tha se historia që shpalos paraja është historia e shqiptarëve kudo ku jetojnë. Sejko ka vlerësuar bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Kosovës, për mikëpritjen në Prishtinë.
Fjala e Sejkos
Së pari, si shqiptar ndihem i nderuar që ndodhem sot në Prishtinë. Të jesh këtu, në kryeqytetin e Kosovës, për të ndarë një moment të rëndësishëm të historisë sonë monetare dhe shtetformuese, ka një domethënie personale dhe institucionale që shkon përtej kalendarit të përvjetorëve. Viti që sapo kaloi shënoi 100-vjetorin e themelimit të Bankës së Shqipërisë (1925) dhe ky vit 100-vjetorin e hedhjes në qarkullim të monedhës së parë kombëtare shqiptare (1926).
Kjo ndalesë në Kosovë ka një kuptim të veçantë. Historia jonë e përbashkët është e shkruar me sakrifica, me përpjekje dhe me vizion. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, dhe figura si Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, e shumë të tjerë, i kanë dhanë formë ndërgjegjes sonë kombëtare dhe shtetit shqiptar. Dhe po aq e natyrshme është që një ekspozitë që flet për paranë, për bankën qendrore dhe për rrugëtimin e shtetit shqiptar, të vizitojë Kosovën, sepse historia që paraja shpalos është e jona, është historia e shqiptarëve kudo që jetojnë.
Kjo ekspozitë kërkon të vendosë në vëmendje një ide të thjeshtë: monedhat dhe kartëmonedhat, ndër shekuj, kanë mbartur jo vetëm vlerë shkëmbimi, por edhe simbole, trashëgimi dhe identitet.
Por para se të jetë simbol, paraja është një kontratë shoqërore, një marrëveshje besimi. Që një monedhë të funksionojë, duhet të ekzistojë besimi i qytetarëve se ajo e ruan vlerën, se pranohet dhe se mbështetet nga institucione dhe rregulla të forta. Në këtë kuptim, historia e parasë është gjithmonë edhe histori e besimit publik, e shtetit, e ekonomisë dhe e lidhjes së qytetarëve me institucionet e tyre.
Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë” është përpjekur ta tregojë këtë rrugëtim jo vetëm si histori institucionale, por edhe si histori të përditshmërisë - si jemi paguar, si kemi kursyer, si kemi përballuar kriza, si kemi rindërtuar ekonominë dhe si kemi kërkuar stabilitetin e mirëqenien, shpesh në rrethana të vështira. Është historia e një populli që, pavarësisht sfidave, ka zgjedhur të ndërtojë.
Në rrëfimin që do të shihni, historia e bankës qendrore dhe e monedhës shqiptare shpaloset si një udhëtim i vendit tonë në tri epoka kryesore, të formësuara nga ndryshimet politike, zhvillimet gjeopolitike dhe ngjarjet ekonomike që kanë përcaktuar fatet e Shqipërisë. Banka ka vepruar nën pothuajse të gjitha regjimet monetare: nga standardi i arit, te periudhat e kontrollit të fortë të planifikimit të centralizuar, e deri te kornizat moderne të politikës monetare me objektiv stabilitetin e çmimeve.
Në përgatitjen e kësaj ekspozite jemi mbështetur edhe në një fond të pasur dokumentar, të ruajtur në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në Tiranë dhe në Arkivin e Shtetit Italian në Romë, që pasqyron gjithashtu edhe veprimtarinë e Bankës Kombëtare të Shqipnis në qytete të ndryshme të Kosovës, si Prizreni, Prishtina, Peja apo Gjakova, ku ajo pati degë, filiale e agjenci, në fillim të viteve ’40 të shekullit të shkuar. Një pjesë e këtij dokumentacioni është sjellë sot këtu në formën e kopjeve ekzakte, për t’i dhënë publikut mundësinë të shohë nga afër gjurmët konkrete të kësaj historie të përbashkët.
Në këtë rrëfim, një theks i veçantë vihet mbi fillesat e shtetit modern shqiptar. Nëntori i vitit 1912 solli Pavarësinë dhe simbolet që na bashkojnë. Kujtojmë këtu vizionin e Ismail Qemal Vlorës për krijimin e një banke qendrore shqiptare si një “qelizë bazë” për rimëkëmbjen ekonomike dhe ndërtimin e shtetit të pavarur shqiptar, një vizion që shërbeu si një orientim i qartë për rrugën që do të ndiqnim më pas.
Pikërisht për këto arsye, ne kemi dashur që kjo ekspozitë të mos mbetet vetëm një përvojë muzeale “për t’u parë”, por edhe një nismë edukimi dhe ndërgjegjësimi për t’u studiuar e përjetuar. Sot, vendimet financiare janë bërë më të shpeshta dhe më komplekse, nga përdorimi i shërbimeve digjitale, te kreditimi, investimet, sigurimet, kursimet dhe planifikimi familjar. Kultura financiare është një element i rëndësishëm i mirëqenies individuale dhe shoqërore.
Në dekadat e fundit, shumë banka qendrore në botë e kanë zgjeruar komunikimin e tyre me publikun, jo vetëm për të shpjeguar politikat e tyre komplekse, por edhe për të krijuar ura të reja komunikimi. Ekspozitat, muzetë, programet për shkollat dhe aktivitetet me qytetarët janë mënyra për ta bërë një institucion kompleks dhe në dukje hermetik, më të afërt, më të kuptueshëm dhe më transparent. Në një botë ku teknologjia po transformon pagesat dhe ku rreziqet marrin forma të reja, nga luhatjet e çmimeve te pasiguritë gjeopolitike, mësimi themelor mbetet i njëjtë: stabiliteti kërkon institucione të forta, vendimmarrje të kujdesshme dhe një publik të informuar; dhe roli i një banke qendrore, në thelb, është t’i shërbejë stabilitetit dhe besimit. Këto nocione nuk duhet të jenë abstrakte, por duhen kuptuar si faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt pagat reale, kursimet e familjeve, kreditimin e ekonomisë dhe planet e biznesit.
Duke kujtuar vizionin shtetformues të Ismail Qemal Vlorës, kuptojmë më qartë se historia nuk shërben vetëm për të kujtuar, por edhe për të përcaktuar orientime të duhura. Vizioni jonë i sotëm është rruga drejt Bashkimit Evropian, ku përafrimi me rregullat dhe praktikat evropiane nuk duhen kuptuar vetëm si synim politik, por edhe si përmirësim konkret në jetën e qytetarëve. Në këtë frymë, hapa si përafrimi me standardet e pagesave evropiane dhe objektiva si integrimi në SEPA janë shembuj të qartë se si “tregimi i parasë” vazhdon të shkruhet, me më shumë lehtësi, transparencë dhe siguri, me lidhje më të forta ekonomike dhe me një hap tjetër drejt bashkëjetesës nën të njëjtin qiell dhe nën të njëjtin flamur, atë të Bashkimit Evropian.
Në përfundim, më lejoni të theksoj shtrirjen përtej Tiranës në trevat shqiptare, si një aspekt të veçantë të ekspozitës që e lëviz atë në kohë dhe në hapësirë. Në këtë kuadër, dua të vlerësoj veçanërisht bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, për mbështetjen dhe mikpritjen në Prishtinë. Këto shkëmbime kulturore dhe institucionale janë të rëndësishme jo vetëm për të ndarë histori të përbashkëta, por edhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fusha që prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa punën e shumë njerëzve dhe bashkëpunimin me historianë, ekonomistë, arkitektë, arkivistë dhe ekspertë të komunikimit. Rezultati që shihni sot është fryt i përbashkët i Bankës së Shqipërisë, botës akademike, institucioneve të dijes e të kulturës, si dhe partnerëve tanë në Shqipëri dhe jashtë saj. Një falënderim i veçantë shkon për partneritetin me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, si dhe për të gjithë profesionistët e partnerët që kanë kontribuuar në këtë nismë.
Projeksionet e fundit të Institutit të Vjenës për Studime ...
Punësimi në sektorin bankar shënoi rritje të fortë vitin e...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 lek...
Këtë të dielë, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 le...
Shën Valentini nuk e shpiku dashurinë, por e bëri të matsh...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 80.9 l...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po shfaq tendenca të re...
Struktura e shpenzimeve të familjeve shqiptare ka pësuar n...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 l...
Në takimin e parë zyrtar si Drejtor i Përgjithshëm i Dogan...
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se ka krijuar një shërbim...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 le...
Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ministria e ...
Pas Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, Drejtoria e Hetimit Tati...
Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) në një deklaratë publi...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 80.6 le...
Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në ba...
Vlora dhe Saranda janë qytetet më të kërkuara nga pensioni...
Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia pë...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 lek...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...