Viktima e dytë nga mot i keq/ Mbytet peshkatari në Ksamil
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...

Sezoni i prodhimit bujqësor është në kulmin e tij, ku përveç serrave, tani kanë nisur edhe vjeljet në fusha, por të dhënat tregojnë se këto sasi nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën e brendshme, teksa importet e frutave dhe zarzavateve shënuan rritje të ndjeshme gjatë muajit maj.
Të dhënat mbi tregtinë e jashtme në 5-mujorin e parë të vitit tregojnë se gjatë muajit të kaluar, importet e zarzavateve u rritën me 18.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa importet e frutave në sasi u rritën me 17.5% për të njëjtën periudhë.
Për të gjithë 5-mujorin 2024, importet e zarzavateve u rritën me 48.3% në sasi dhe ato të frutave me 42%.
Në rritje ishin edhe sasitë e eksporteve, por në përqindje më të ulëta. Në janar-maj 2024, eksportet e frutave u rritën me 15.9% dhe ato të zarzavateve me 14%.
Të dhënat mbi tregtinë e jashtme tregojnë se prodhimi vendas po konsolidohet në serra që kanë kryesisht destinacion eksportin, teksa zhvillimet pozitive në turizëm po nxisin rritjen e importeve.
Rënia e popullsisë dhe sidomos në zonat rurale po ul ofertën për prodhime bujqësore në tregjet e vendit, të cilat po furnizohen nga importi.
Me gjithë përpjekjen e njësive akomoduese në vend për t’u furnizuar me prodhimet e vendit, kjo nuk është gjithnjë e mundur, pasi çmimet e prodhimeve të importit janë shpesh më të ulëta se ato të prodhimit vendas.
Çmimet më të lira të mallrave të huaja po rrisin me shpejtësi kanalet e importit. Mirëpo importet me çmime më të lira rrezikojnë dhe dekurajojnë bujqit shqiptarë. Drita, një blegtore në zonën e Zadrimës në Lezhë, po bëhet gati të shesë tufën e saj prej 200 delesh pasi qumështi po shitet nën kosto.
Pak a shumë ky fenomen po funksionon edhe për disa kultura të tjera. P.sh. fasulet e Korçës shiten gati 40% më shumë se importi, pasi kostot e prodhimit janë rritur që nga fara, krahu i punës dhe inputet e tjera.
Zoti Plasa që prodhon patate në Pojan të Korçës tha se, vitin e kaluar, çmimi i farës së patates u rrit duke bërë shumë kultivues të mos mbillnin aq sa kishin dëshirë.
Ai tha se importi po ushtron presion mbi çmimet, por patatet e vendit janë shumë cilësore dhe ka gjithmonë kërkesë. Një kilogram farë patate kushton nga 160 deri në 250 lekë për kilogram dhe kjo kërkon nga fermeri një angazhim të madh financiar fillestar.
Prodhimet shqiptare kanë kosto të larta për shkak të mungesës së subvencioneve, duke bërë që përpjekjet e blegtorëve dhe fermerëve të rrënohen nga importet konkurruese./Monitor
Teksa fondi i investimeve publike në buxhetin e shteti...
Sot, më 21 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditës së djes...
Teksa në 2022 dhe 2023 një pjesë e konsiderueshme e sh...
Tregu i fondeve të investimit vijoi rimëkëmbjen edhe n...
I ngarkuari në Detyrë i Ambasadës Amerikane në Shqipër...
Sot, më 20 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë ...
Është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të M...
Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në s...
Sot, më 19 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 287.1 miliardë lek...
Ka zgjatur vetëm një muaj ecuria pozitive e eksporteve...
Turizmi mund të shkatërrohet shumë lehtë. Mund të inve...
Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezi...
Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese j...
Sot, më 18 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Strategjia Kombëtare për parandalimin e pastrimit të p...
Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore...
Sot, më 17 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...