Viktima e dytë nga mot i keq/ Mbytet peshkatari në Ksamil
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...

Teksa fondi i investimeve publike në buxhetin e shtetit shënoi një rekord të ri këtë vit me rreth 136 miliardë lekë (1,3 miliardë euro), shpenzimet faktike në këtë zë gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2024 ishin në nivelin më të ulët që nga viti 2016.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në janar-maj 2024 shpenzimet kapitale ishin në nivelin e 20,4 miliardë lekëve, më të ulëtat e tetë viteve të fundit. Nga ana tjetër, qeveria këtë vit ka miratuar buxhetin më të madh historik për investimet kapitale, duke e rishikuar këtë zë në rritje me ndryshimet që iu bënë buxhetit 2024.
Deri në fund të majit ishte shpenzuar vetëm 15% e fondit vjetor të vënë në dispozicion për investimet kapitale. Shpenzimet kapitale faktike ishin 26% më të ulëta se plani i periudhës dhe 15% më të ulëta se fakti i së njëjtës periudhë të vitit të mëparshëm.
Mosrealizimi i investimeve kapitale sipas planit përveçse ul eficiencën e zërit më produktiv të buxhetit të shtetit dhe po bëhet shkak edhe për deformimin e treguesve të tjerë makroekonomikë. Qeveria e ka shndërruar në praktikë realizimin e gjysmës së fondeve të investimeve në muajin e fundit të vitit.
Ekspertë të politikave monetare pohojnë se kjo sjellje e qeverisë në shpenzimet kapitale po bëhet shkak edhe për deformimin e kursit të këmbimit. Investimet kapitale janë një instrument me peshë në injektimin e parave në ekonomi. Përqendrimi i tyre vetëm në muajt e fundit të vitit po ndikon negativisht në rënien e euros, pohojnë ekspertët.
Ekspertët brenda enteve publike pohojnë se është rritur frika në mesin e zyrtarëve publikë nga arrestimet e SPAK-ut në dy vitet e fundit.
Drejtorët dhe juristët po hezitojnë të firmosin fondet që në të shkuarën ishin dhënë në manipulim të rregullave, siç edhe kanë evidentuar hetimet.
Institucionet financiare ndërkombëtare, nga ana tjetër, kanë rritur shqetësimet se menaxhimi i kornizës së investimeve publike përballet me dobësi në të gjitha fazat, që nga klasifikimi i projekteve e deri te zbatimi i tyre.
Edhe ky vit është duke përforcuar precedentin e përdorimit të fondeve të investimeve publike në muajt e fundit të vitit, duke vënë në diskutim eficiencën e përdorimit të tyre.
Rastet e bujshme që ka zbardhur Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) vërtetojnë se abuzimi me fondet publike në zërin e investimeve ka përmasa kolosale.
Ekzistojnë raste të tilla si inceneratorët ku është abuzuar me një pjesë të madhe të fondit për investimin, teksa kostot e kontratave koncesionare në shëndetësi janë fryrë mbi 50%./Monitor
Sot, më 21 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditës së djes...
Teksa në 2022 dhe 2023 një pjesë e konsiderueshme e sh...
Tregu i fondeve të investimit vijoi rimëkëmbjen edhe n...
I ngarkuari në Detyrë i Ambasadës Amerikane në Shqipër...
Sot, më 20 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë ...
Është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të M...
Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në s...
Sot, më 19 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 287.1 miliardë lek...
Ka zgjatur vetëm një muaj ecuria pozitive e eksporteve...
Turizmi mund të shkatërrohet shumë lehtë. Mund të inve...
Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezi...
Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese j...
Sot, më 18 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Strategjia Kombëtare për parandalimin e pastrimit të p...
Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore...
Sot, më 17 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Vit pas viti pjesa e shpenzimeve për koncesionet në sh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...