Euro, në kuotën e 98 lekëve/ Kursi i këmbimit, 24 dhjetor 2024
Sot, më 24 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...

Arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorë të nënfinancuar në vendin tonë dhe nga ana tjetër në këto kohë kur kapitali njerëzor po shteron nga emigracioni dhe plakja financimi i tyre është jetik.
Por në vend që të rriten fondet për arsimin dhe shëndetësinë u shkurtuan me tej në Aktin e tretë normativ për ndryshimet në buxhetin 2024 që u miratua këto ditë.
Sipas tabelave të mëposhtme buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë u shkurtua me 2.3 miliardë lekë ose me 3%, ndërsa buxheti i Ministrisë së Arsimit u shkurtua me 1 miliard lekë ose 2 për qind e programit total.
Pesha e financimeve të arsimit dhe shëndetësisë në raport me buxhetin total po vjen në rënie vit pas viti. Aktualisht fondet e arsimit administrohen nga Ministria e Inovacionit, e cila ka në kompetenca arsimin profesional me 3,4 miliardë lekë këtë vit dhe Ministria e Arsimit me një fond 51.5 miliardë lekësh sipas ndryshimeve të fundit.
Në total fondet buxhetore për arsimin këtë vit janë 55 miliardë lekë, shumë kjo sa 7.1% e buxhetit total. Vitin që kaloi shpenzimet për arsimin ishin sa 9.7% e totalit të buxhetit. Shpenzimet e arsimit në raport me të ardhurat në buxhet janë trend rënës që nga viti 2019, ku financimet në këtë zë ishin sa 11.4 për qind e të ardhurave buxhetore.
Ecuri të ngjashme kanë edhe shpenzimet për shëndetësinë. Në vitin 2024 shpenzimet për shëndetësinë janë programuar sipas ndryshimeve të fundit 75,9 miliardë lekë nga 77,9 miliardë lekë në aktin e dytë normativ.

Sipas programit aktual shpenzimet për shëndetësinë janë sa 9.8 të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Në vitin 2019 buxheti për shëndetësinë ishte sa 10.4% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.
Shkurtimi i shpenzimeve për arsimin dhe shëndetësinë vjen në një kohë kur vendi ka rritur nevojat për financim për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së sëmundjeve kronike. Statistikat e shëndetit tregojnë për rritje me 5% në vit të sëmundjeve kronike dhe Qendra Spitalore “Nënë Tereza” vuan gjithnjë nga mungesa të terapive për sëmundjet malinje dhe ato të rralla.
Nga ana tjetër rezultatet në rënie të rezultateve arsimore sipas testit “PISA” kërkojnë rritje të vëmendjes për arsimin. Në një kohë që popullsia e vendit tkurret dhe plaket, një arsim i mirë i të rinjve sot do të bëhet shkak për të çuar ekonominë në nivel tjetër në vitet në vazhdim.
Menaxhimi i financave publike prej vitesh vuan nga një shpërndarje jo e drejtë e burimeve. Teksa Prodhimi i Brendshëm Bruto dhe buxheti i shtetit pothuajse janë dyfishuar në dekadën e fundit, Shqipëria ka aktualisht 42 për qind të popullsisë së saj në rrezik të varfërisë niveli më i lartë në Europë, sipas të dhënave të Eurostat.
Gjithashtu organizatat ndërkombëtare e rendisin vendin tonë në top listën me nivelet më alarmante të emigracionit, sidomos në moshat e reja dhe në grupet e shkolluara./ Monitor.al
Sot, më 24 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Më 31 dhjetor 2024 përfundon afati shtesë për kontratën ko...
Më datën 18 dhjetor, nga buxheti publik nëpërmjet thesarit...
Sot, më 23 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Një sondazh i “Monitor” për kushtet që ofron tregu i punës, ...
Sot, më 22 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 21 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Në mbledhjen e posaçme të mbajtur mbrëmjen e djeshme, Kësh...
Data më e afërt për nisjen e veprimeve në sistemin SEPA ng...
Teksa Shqipëria është bërë një destinacion tërheqës për të...
Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rënd...
Sot, më 20 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Pavarësisht ritmeve të rritjes së kredidhënies, kredia për...
Deri më 18 Dhjetor 2024 janë rimbursuar 7,157 biznese të p...
Aksionet në Shtetet e Bashkuara ranë në një ndër nivel...
Sot, më 19 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Ndërhyrjet në banesa në funksion të eficiencës së energjis...
Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë ...
Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpuc...
Një çift italian në një video në rrjetet sociale krahasoi ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...