Nuk ka ndryshim në kursin e monedhave të huaja/ Sa këmbehen sot, euro, dollari dhe paundi
Sot, më 23 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...

Më datën 18 dhjetor, nga buxheti publik nëpërmjet thesarit u dhanë 15.9 miliardë lekë ose rreth 160 milionë euro pagesa. Kjo shumë ishte mesatarisht 8 herë më e lartë se pagesat e së njëjtës datë në 11 muajt e tjerë të vitit 2024 (shiko grafikun e mëposhtëm).
Më datën 18 tetor 2024 ishin çelur vetëm 0,9 miliardë lekë pagesa dhe më datën 18 nëntor, 3 miliardë lekë. Përqendrimi i shpenzimeve buxhetore është shndërruar në rutinë vitet e fundit, ku pothuajse një e treta e buxhetit përqendrohet në dy muajt e fundit të vitit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në dy muajt e fundit të vitit pritet të alokohet 33% e buxhetit vjetor.
Nga janari në tetor janë shpenzuar gjithsej 517 miliardë lekë, teksa plani vjetor është 771 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare. Në dy muajt e fundit të vitit mbeten për tu shpenzuar edhe 254 miliardë lekë (2,5 miliardë euro, ose 33 % e buxhetit total).
Një tabelë e detajuar me ecurinë e investimeve vjetore 2024 tregon se, alokimin më të dobët në investimet kapitale e kanë ato në arsim ku në përfundim të vitit nuk është shpenzuar as një e treta e fondeve në nivelin parauniversitar. Duke qenë se kjo pjesë e investimeve është përgjegjësi e pushtetit lokal, nuk arrijnë të realizohen sipas programit, duke lënë shkollat në kushte te mjerueshme.
Gjithashtu investimet në pushtetin vendor kanë ecuri shumë të dobët. Vitin e kaluar u realizua vetëm gjysma e programit dhe këtë vit ecuria është shumë e dobët.
Paaftësia për të shpenzuar në kohë po krijon teprica likuiditeti në llogaritë e qeverisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një inspektim në Ministrinë e Financave verifikoi mangësi dhe paaftësi të stafit në menaxhimin e likuiditetit.
Përqendrimi i shpenzimeve në fund të vitit tregon për mungesë efektiviteti në përdorimin e taksave. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka verifikuar se gati 20 për qind e buxhetit 2023 është alokuar në dy muajt e parë të vitit 2024.
Përveç mangësive në hartimin e projekteve dhe zbatimin e tyre sipas planifikimit, punonjësit e prokurimeve po hezitojnë të firmosin nga frika në përfshirjen e hetimeve të SPAK.
Qeveria merr borxh për të financuar shpenzimet buxhetore që nuk mbulohen nga të ardhurat, por vitet e fundit në llogaritë e buxhetit ka gjithnjë likuiditet, i cili nuk po menaxhohet në mënyrën e duhur vë në dukje Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të ushtruar në Ministrinë e Financave.
KLSH vëren se menaxhimi i likuiditetit konstatohet se mbart problematika edhe si pasojë e disa faktorëve. Ministria e Financave ka mungesa e strukturave të specializuara për miradministrimin e mjeteve monetare të qeverisjes së përgjithshme.
Janë konstatuar mungesa të instrumenteve operacionalë, të cilët aplikohen në mënyrë të njëanshme nga Banka e Shqipërisë dhe me kushte ekskluzive.
Një arsye tjetër është akumulimi i mjeteve monetare përgjatë pjesës së fundit të vitit buxhetor. Ndryshimi i shpeshtë i buxhetit me akte normative dhe mos detajimi në kohë i planit buxhetor po krijon likuiditete.
Është verifikuar se mjetet monetare në euro paraqiten me teprica të konsiderueshme likuiditeti dhe nuk është shfrytëzuar mundësia e investimit të tyre në depozitë për të përfituar të ardhura nga interesi, në të njëjtën kohë kur mbajtja e këtyre valutave shoqërohet me kosto./ Revista Monitor
Sot, më 23 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Një sondazh i “Monitor” për kushtet që ofron tregu i punës, ...
Sot, më 22 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 21 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Në mbledhjen e posaçme të mbajtur mbrëmjen e djeshme, Kësh...
Data më e afërt për nisjen e veprimeve në sistemin SEPA ng...
Teksa Shqipëria është bërë një destinacion tërheqës për të...
Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rënd...
Sot, më 20 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Pavarësisht ritmeve të rritjes së kredidhënies, kredia për...
Deri më 18 Dhjetor 2024 janë rimbursuar 7,157 biznese të p...
Aksionet në Shtetet e Bashkuara ranë në një ndër nivel...
Sot, më 19 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Ndërhyrjet në banesa në funksion të eficiencës së energjis...
Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë ...
Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpuc...
Një çift italian në një video në rrjetet sociale krahasoi ...
Sot, më 18 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Eksportet kanë vijuar me tendencën e tyre tkurrëse edhe në...
Ndonëse pagat, sidomos në sektorin shtetëror po rriten vaz...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...