EUROSTAT: Paraja nuk vlen, Shqipëria mbetet e fundit në Europë për konsumin për frymë
Ndonëse pagat, sidomos në sektorin shtetëror po rriten vaz...

Eksportet kanë vijuar me tendencën e tyre tkurrëse edhe në muajin nëntor, ndonëse me ritme më të ngadalësuara se në muajt e mëparshëm.
Gjithsesi për të gjithë 11-mujorin ato janë 13.9% më të ulëta se një vit më parë (nga 14.3%, që ishte tkurrja për 10-mujorin). Arsyet kryesore të tendencës negative në 11-mujor lidhen me rënien e euros që tkurr të ardhurat e eksportuesve, uljen e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare si nga zhvlerësimi i euros ashtu dhe nga rritja e kostove, si dhe koniunktura e pafavorshme e mallrave në tregjet ndërkombëtare.
Në nëntor rënia u ngadalësua disi, si rrjedhojë e ecurisë së mirë të produkteve ushqimore dhe makinerive e pajisjeve të këmbimit. Ndërsa efektin kryesor në ecurinë negative të eksporteve në tetor e dha mbyllja e përkohshme e aktivitetit të prodhuesit të çelikut, Kurum, një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend si dhe situata e dobët me tekstilet e këpucët.
Sipas të dhënave të INSTAT, në nëntor 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 30.1 mld lekë, duke u ulur me -8.5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Trendi i u përmirësua në raport me tetorin, kur rënia ishte 15.2%.
Në shtator tkurrja ishte 8.5%, në gusht rënia ishte 18%, në korrik tkurrja ishte 12% dhe në qershor ishte 8.9%. Në maj, tkurrja me bazë vjetore ishte 12,4%. Në Prill 2024 eksportet e mallrave ishin rritur për herë të parë pas shumë muajsh me 1,8% me bazë vjetore. Në mars eksportet ishin tkurrur me -21%, në shkurt me -16.1% dhe në janar me- 29.2%.
Sipas INSTAT, Gjatë muajit nëntor 2024, në uljen e eksporteve prej -8,5 %, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -3,4 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,7 pikë përqindje etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “ Ushqime, pije, duhan” me 2,5 pi kë përqindje, Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 1,4 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 0, 4 pikë përqindje.
Eksportet, gjatë këtij dhjetëmujori janë ulur me -13.9%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,7 pikë përqindje.
Tekstilet dhe këpucët nuk ndalin rënien
Në nëntor eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend ranë me 10.7%. Për 11 mujorin, eksportet e tekstileve- këpucë ishin 97.8 miliardë lekë, me një tkurrje prej 16.6% me bazë vjetore.
Industria po ndikohet negativisht nga rritja e kostove që ka bërë që partnerët të zhvendosen në Lindjen e Mesme duke ulur porositë dhe sidomos zhvlerësimi i euros, që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë.
Në kahun tjetër dhe kërkesa është ulur si rrjedhojë e ndryshimit të sjelljes konsumatorë në Europë nga kriza ekonomike.
Eksportuesit pohojnë se kanë pak shpresa për rikuperimin e aktivitetit si për rrjedhoje të uljes së aftësive konkurruese ashtu dhe kërkesës së dobët për veshje e këpucë në tregjet ndërkombëtare.
Minerale, lëndë djegëse i kthehen rritjes së lehtë
Eksportet në grupin “Minerale, lëndë djegëse, energji” u rritën me 2.8% në tetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin. Për 11 mujorin, ky grup shënoi eksporte me vlerë gati 67 miliardë lekë, me tkurrje 24%.
Materiale ndërtimi dhe metale, me rënie të thellë nga Kurum
“Materialet e ndërtimit dhe metalet” ishin grupi me rënien më të fortë edhe në nëntor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.
Në nëntor, ky grup ra thellë me 43%, duke vijuar tkurrjen e fortë për të dytin muaj radhazi. Për 11 mujorin, sektori është me një rënie prej 15%. Në gusht Kurum njoftoi se kishte ndërprerë aktivitetin për shkak të konjukturës së pafavorshme të çmimeve.
Ushqime pije e duhan shënojnë ecurinë më të mirë të vitit
“Ushqime pije e duhan”, shënuan një rritje të fortë në nëntor, me gati 18%, duke u renditur në grupin e dytë më të madh eksportues në vend, pas atij të tekstile e këpucëve. Për 11 mujorin, ky grup ka rënë me -5%.
Eksportuesit pohojnë se sasitë e eksportuara vijojnë të jenë të larta, ndërsa rënia e muajve të mëparshëm ka qenë e lidhur kryesisht me çmimet e ulëta.
Makineri, pajisje, pjesë këmbimi me rritje
“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që shfaqi ecuri të mirë vitet e fundit, si rrjedhojë e hyrjes së fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive.
Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Gjithsesi, në nëntor, grupi iu rikthye rritjes së vrullshme, duke u zgjeruar me 15%.
Për 11 mujorin, grupi është tkurrur me rreth 4%. Përfaqësues të kompanive automotive që prodhojnë fasoneri të thjeshtë në vendin tonë pohojnë se ka një rënie të kërkesës apo shitjeve për shkak të situatës së përgjithshme në tregun e automobilave në Europë.
Sipas tyre kompanitë e mëdha europiane si Stellantis, Renault Group, Volkswagen kanë reflektuar rënie kërkese. Një faktor tjetër është edhe rritja e ofertës dhe konkurrencës nga makinat elektrike të markave kineze.
Deficiti tregtar vijon thellimin
Sipas INSTAT, Në Nëntor 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 30 mld lekë, duke u ulur me -8,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me -2,8 %, në krahasim me Tetor 2024.
Importet e mallrave arritën vlerën 73 mld lekë, duke u rritur me 2,0 %, në krahasim me një vit
më parë dhe duke u ulur me -5,0 %, në krahasim me Tetor 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 43 mld lekë, duke u rritur me 10,9 %, krahasuar me Nëntor 2023 dhe duke u ulur me -6,5 %, në krahasim me Tetor 2024.
Në këtë njëmbëdhjetmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 347 mld lekë, duke u ulur me -13,9 % krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 816 mld lekë, duke u rritur me 2,0 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 469 mld lekë, duke u rritur me 18,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023./ Revista Monitor
Ndonëse pagat, sidomos në sektorin shtetëror po rriten vaz...
Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë në vitin ...
Sot, më 17 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Në kushtet e tkurrjes së prodhimit në disa sektorë dhe red...
Shoqata Shqiptare e Bankave po finalizon hartimin e një pr...
Çmimi i shitjes së kafesë në bursat e huaja po shënon nive...
Sot, më 16 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93...
Sot, më 15 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lek...
Kina kontribuoi në dy të tretat e shitjeve globale të auto...
Nga 1 prilli 2023, paga minimale u rrit nga 34 mijë lekë n...
Sot, më 14 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.9 l...
Përllogariten për herë të parë çmimet mesatare të shitjes ...
Sot, më 13 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.8 l...
Pas lidhjes së kontratës për fazën e parë të ndërhyrjes në...
Ndërsa qeveria u vu dy vjet më parë në një garë të ethshme...
Sot, më 12 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.7 l...
Sot, më 11 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.6 l...
Presionet për rritje të pagave në sektorin financiar vazhd...
Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja d...
Sot, më 10 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.5 l...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...