Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit
Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë ...

Ndërhyrjet në banesa në funksion të eficiencës së energjisë dhe të mbështetura nga Strategjia Afatgjatë e Rinovimin të Stokut të Ndërtesave, e nxjerrë për konsultim së fundmi, parashikojnë disa skenarë.
Nga më baziku tek më i thelluari strategjia analizon ndërhyrjet në tipologji të ndryshme ndërtesash ku kryesore është ajo për rezidencialët.
Në total plani i ndërhyrjes në stokun e ndërtesave në vend parashikon zbatimin deri në vitin 2050 ku llogaritet se fondi i nevojshëm për të plotësuar objektivat e strategjisë llogaritet në 24 miliardë euro ku pjesën më dominuese e mbajnë ndërtesat rezidenciale.
“Duke marrë parasysh kostot specifike të investimeve të rinovimit për sektorin e banesave dhe masat e ndryshme të EE/RE që kërkohen për të siguruar ndërtesa shumë efikase/me emetim zero, investimi i vlerësuar i pritshëm duhet të dekarbonizojë sasinë e stokut të ndërtesave të banimit në Shqipëri përafërsisht 16.5 miliardë euro deri në vitin 2050” thuhet në strategji.
Nga nevojat totale për investime deri në vitin 2050, rreth 69% kërkohen për sektorin rezidencial, 25% për sektorin e shërbimeve komerciale/private dhe rreth 6% për ndërtesat e sektorit publik.
Tre skenarë për ndërhyrjet
Modeli që përfshin strategjia ka bërë simulimet e ndërhyrjeve të propozuara duke vlerësuar edhe kursimin energjetik që do të sillte secili prej skenarëve tre skenarëve nga më i thjeshti tek ai më i thelluar dhe me kosto normalisht më të lartë.
Skenari 1
Korrespondon me rinovimin që nuk është shumë ambicioz dhe që mbështetet në një deri dy masa të efiçencës energjetike (pajisje dhe/ose mbështjellëse) në një nivel rregullator (rregullimi termik që zbatohet në ndërtesën ekzistuese);
Skenari 2
Shoqërohet me masa të efiçencës energjetike që mbështeten në të paktën dy deri tre veprime, të cilat janë: a. masat nga skenari 1; b. përmirësimi i sistemit të ndriçimit;c. përdorimin e sistemeve alternative me efiçencë të lartë energjetike si dhe; d. përdorimin e energjisë së mbetur nga proceset (waste energy) që integron sisteme të prodhimit të UNS me HVAC.
Skenari 3
ky skenar korrespondon me një rinovim të thelluar që mbështetet në të paktën tre veprime ku përfshihen masat e skenarit 1 dhe skenarit 2 duke shtuar gjithashtu përfshirjen e burime të rinovueshme të energjisë në vendndodhje pra instalime fotovolatike për energji dhe ngrohje uji.
Strategjia analizon disa modele për ndërhyrjet në funksion të eficiencës por në këtë rast po shkëpusim atë të një ndërtese familjare apo një apartamenti.
“Ndërtesa individuale për një familje, e zgjedhur për të qenë pjesë e analizës është një shtëpi për një familje e llojit apartament ndërtuar në vitin 2010, e cila përbëhet nga një dhomë ndenje dhe kuzhinë, 2 dhoma fjetje, 1 korridor dhe 1 banjo. Sipërfaqja e dobishme është 80 m2. Lartësia ndërmjet dyshemesë dhe tavanit është 2.6 m. Ndërtesa do të pozicionohet qytetin e Tiranës që përkon me zonën A klimatike të Shqipërisë”, thuhet në strategji.
Nën këtë kontekst jepen karakteristikat arkitektonike të kësaj ndërtesë ku rezulton që është i pa termoizoluar dhe humbjet dhe fitimet e nxehtësisë janë respektivisht stinës së ftohtë dhe të ngrohtë janë të mëdha. Për këtë strategjia jep masa sipas tre skenarëve.
Skenari 1
Termoizolimi i mureve me U = 0.3-0.4 W/m2K, termoizolimi i çatisë ose dhe dyshemesë U = 0.35 dhe 0.5 W/m2K, zëvendësimi i dritareve me dritare më eficiencë të lartë me koeficient transmetimi Udritare = 2.0-2.2 W/m2K sipas kërkesave minimale të legjislacionit në fuqi.
Trashësia optimale e materialit termoizolues do të meret sipas rekomandimeve të marra nga studimi nr. 13516017 sipas llojit të sistemit, lëndës djegëse dhe vendndodhjes së ndërtesës referente (në kuadër të GDN). Kosto njësi e materialit termoizolues dhe dritareve meren nga studimi manuali i miratuar i çmimeve të ndërtimit dhe burime e bazës së të dhënave të modelit energjetik RETScreen Expert.

Në zbatim të masave të parashikuara nga skenari 1, konsumi i energjisë reduktohet në reduktohet me 46.8% në krahasim me skenarin bazë.
Skenari 2
Termoizolimi i mureve me U = 0.3-0.4 /m2K, termoizolimi i çatisë ose dhe dyshemesë U = 0.3/0.5 W/m2K, zëvendësimi i dritareve me dritare më efikase me koeficient transmetimi U =2.0-2.2 W/m2K sipas kërkesave minimale të legjislacionit në fuqi. Zëvendësimi i sistemit të ndriçimit dhe sistemit të ngrohjes me sistem me Pompë Nxehtësie me COP të lartë dhe me kosto njësi të siguruara nga data baza e modelit RETScreen, rikuperim të nxehtësisë si dhe manaxhim të sistemit.

Në vijim të masave sipas skenarit 2, konsumi i energjisë reduktohet në reduktohet me 53% në krahasim me skenarin bazë.
Skenari 3
(Skenari i kombinuar): Termoizolimi i mureve me U = 0.3-0.4 W/m2K, termoizolimi i çatisë ose dhe dyshemesë U = 0.3/0.5 W/m2K, zëvendësimi i dritareve me dritare më efikase me koeficient transmetimi U =2.0-2.2 W/m2K sipas kërkesave minimale të legjislacionit në fuqi.
Zëvendësimi i sistemit të ngrohjes me sistem me Pompë Nxehtesie me COP të lartë dhe me kosto njësi të siguruara nga data baza e modelit RETScreen dhe rikuperim të nxehtësisë së procesit për prodhim të ujit të ngrohtë sanitar (UNS) si dhe integrimi i BRE-në vend (Panel diellor termik me kapacitet me kapacitet termik 2.4 kW dhe sipërfaqe A= 3.7 m2+ Fotovoltaik me kapacitet 5.5kWp dhe sipërfaqe A= 26.3 m2.

Në vijim të masave sipas skenarit 3, konsumi i energjisë reduktohet në reduktohet me 87.4% në krahasim me skenarin bazë./ Monitor.al
Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë ...
Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpuc...
Një çift italian në një video në rrjetet sociale krahasoi ...
Sot, më 18 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Eksportet kanë vijuar me tendencën e tyre tkurrëse edhe në...
Ndonëse pagat, sidomos në sektorin shtetëror po rriten vaz...
Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë në vitin ...
Sot, më 17 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Në kushtet e tkurrjes së prodhimit në disa sektorë dhe red...
Shoqata Shqiptare e Bankave po finalizon hartimin e një pr...
Çmimi i shitjes së kafesë në bursat e huaja po shënon nive...
Sot, më 16 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93...
Sot, më 15 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lek...
Kina kontribuoi në dy të tretat e shitjeve globale të auto...
Nga 1 prilli 2023, paga minimale u rrit nga 34 mijë lekë n...
Sot, më 14 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.9 l...
Përllogariten për herë të parë çmimet mesatare të shitjes ...
Sot, më 13 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.8 l...
Pas lidhjes së kontratës për fazën e parë të ndërhyrjes në...
Ndërsa qeveria u vu dy vjet më parë në një garë të ethshme...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...