Mungesa e punonjësve po rrit më shumë pagat për profesionet elementare sesa për ata me arsim të lartë
Ekonomia e Shqipërisë është e “uritur” për punonjës që kan...

Ekonomia e Shqipërisë është "e uritur” për punonjës që kanë aftësi elementare, kryesisht që përdorin forcën dhe jo mendjen gjatë orëve të punës.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 3-mujorin e fundit të vitit punonjësit me profesione elementare kishin rritjen më të madhe të pagës nominale mujore bruto me rreth 16% në tremujorin e fundit të vitit 2023 në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2022.
Rritjet më të larta me ritme dyshifrore të pagave ishin edhe në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve me rreth 15%. Në këto sektor pjesa më e madhe e punonjësve përfaqësohet nga shitësit në tregtinë me pakicë dhe nga punonjësit e hoteleve dhe restoranteve kryesisht kamarierë, banakierë dhe pastrues.
Më tej rritja më e lartë ka qenë e pranishme në sektorin e industrisë automative dhe në sektorin e bujqësisë me mbi 13% nga tremujori i katërt 2022 në të katërtin e 2023.
Në të kundërt pagat e punonjësve me arsim të lartë dhe profesionisteve u rriten në të njëjtën periudhë me 11%, ndërsa pagat në sektorin u ushtrisë kishin rritje më të ulët me rreth 10.6 për qind. Pagat në forcat e armatosura kishin një rritje më të lartë në vitin 2022.
Me rritjen e numrit të turistëve dy vitet e fundit është shtuar ndjeshëm kërkesa për punonjës shërbimesh dhe kryesisht pastrues dhe të tjera profesione që lidhen me hotelerinë. Në disa raste nevojat po përballohen duke importuar punonjës të huaj nga Azia dhe Afrika.
Ekonomia e Shqipërisë në të gjithë periudhën e tranzicionit u orientua drejt një modeli që nuk kërkon aftësi, të tillë si teknologjia dhe investimet e huaja që ofrojnë punë cilësore. Për shkak të ofertës së limituar për vende të mira pune, një profesionit i mirëkualifikuar e ka të vështirë të integrohet në tregun e punës.
Në të kundërt kërkesa e lartë për punonjës me aftësi elementare ka ushtruar presion për rritjen e pagave ndaj tyre.
Në ndryshimin e pagave për profesionet elementare ka ndikuar edhe rritja e pagave minimale nga 34 mijë lekë në prill 2023 në 40 mijë lekë.
Gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.
Aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe informacioni dhe Komunikacioni.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2023 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 16,2%, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit prej 4,5%./Monitor
Ekonomia e Shqipërisë është e “uritur” për punonjës që kan...
Sot, më 14 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Vitin e shkuar institucionet publike në vend nënshkrua...
Sot, më 13 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Treguesit fiskalë të buxhetit fillestar 2024 të detajuara ...
Miliona euro investime në impiantet dhe fabrikat e prodhim...
Përqendrimi i tregut bankar te bankat më të mëdha pëso...
Bebet e lindura në vitin 2023 shënuan rënie me rreth 10 pë...
Të fitosh nga hapja e një biznesi sa vjen e po bëhet m...
Sot, më 12 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Raporti i kredive me probleme e filloi me një rritje të le...
Qiratë mujore në kryeqytet e rrethe të tjera, sidomos në b...
Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të pal...
Sot, më 11 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Sot, më 10 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Nazmia punon në sektorin e tekstileve prej vitit 2017, fil...
Sot, më 9 mars 2024, në tregun valutor dollari amerika...
Detyrimet e prapambetura në dhjetor 2023 kanë zbritur në 7...
Teksa Shqipëria prej vitesh i ka lehtësuar procedurat për ...
Sot, më 8 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...