Sa po fitohet nga dhënia e shtëpisë me qira me "AirBnb", nga 700 euro/muaj në Tiranë, në 1160 euro në Vlorë
Qiratë mujore në kryeqytet e rrethe të tjera, sidomos në b...

Raporti i kredive me probleme e filloi me një rritje të lehtë vitin 2024.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për janarin ky tregues u rrit në 4.88%, nga 4.74% që kishte qenë në fund të dhjetorit. Megjithatë, raporti i kredive me probleme vazhdon të jetë në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur shënonte nivelin 5.1%.
Pjesërisht, rritja e raportit të kredive me probleme mund të shpjegohet me tkurrjen e portofolit total të kredisë për ekonominë gjatë janarit, me tre miliardë lekë më pak krahasuar me dhjetorin.
Megjithatë, për momentin raporti i kredive me probleme ngelet në nivele të kontrollueshme dhe efektet negative nga ngadalësimi i ekonomisë dhe rritja e normave të interesit kanë qenë të vogla.
Të dhënat që disponohen deri tani tregojnë se ekonomia shqiptare u rrit me afërsisht 3.1% për nëntë muajt e parë të vitit 2023. Përtej asaj që tregojnë statistikat zyrtare, sektori i turizmit vlerësohet të ketë pasur një efekt të rëndësishëm në kërkesën për mallra dhe shërbime dhe në shëndetin e sektorit privat të ekonomisë, megjithëse ky efekt mund të mos jetë plotësisht i dukshëm për shkak të informalitetit të lartë.
Një ndikim të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të raportit të kredive me probleme besohet se e ka dhënë edhe rritja e vogël e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, por edhe forcimi i Lekut në kursin e këmbimit.
Banka e Shqipërisë e rriti normën bazë të interesit vetëm dy herë në 2023 dhe niveli prej 3.25% është ndër më të ulëtit në Europë, larg prej normave të aplikuara nga bankat qendrore në Europë dhe në rajon. Kjo bëri që yield-et dhe normat e interesit të kredive të qëndronin në nivele të ulëta, madje duke e korrigjuar në një masë të madhe rritjen e fortë të fundit të vitit 2022.
Të dhënat e para të vitit 2024 po tregojnë një rënie të mëtejshme të inflacionit. Për shkurtin, inflacioni vjetor zbriti në 2.6%, duke zbritur poshtë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë për herë të parë që nga tetori i vitit 2021. Një zhvillim i tillë për momentin e largon një rritje të mëtejshme të normave të interesit. Rrjedhimisht, edhe pritshmëritë për një rritje të kostove të huamarrjes tashmë duken më të largëta.
Mosrritja e normave të interesit është kijon pritshmëri optimiste edhe për vijimësinë e kreditimit të ekonomisë me ritme të kënaqshme. Portofoli i kredisë në fund të vitit të kaluar shënoi një rritje vjetore me 4.2%, pavarësisht efektit statistikor negativ të kursit të këmbimit. Zmadhimi i portofolit të kredisë është një faktor që ka një ndikim pozitiv në mbajtjen të ulët të peshës specifike të portofolit të kredive me probleme./ Monitor.al
Qiratë mujore në kryeqytet e rrethe të tjera, sidomos në b...
Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të pal...
Sot, më 11 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Sot, më 10 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Nazmia punon në sektorin e tekstileve prej vitit 2017, fil...
Sot, më 9 mars 2024, në tregun valutor dollari amerika...
Detyrimet e prapambetura në dhjetor 2023 kanë zbritur në 7...
Teksa Shqipëria prej vitesh i ka lehtësuar procedurat për ...
Sot, më 8 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Fluksi i lartë i turistëve në Shqipëri nuk ka ndalur as pa...
Është 8 Marsi, festa e gruas. Bilanci në vite tregon për n...
Po ta dinin që 7 Marsi 1887, i cili shënon hapjen e Shkoll...
Sot, më 7 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Çdo individ që jep dhoma, apartamente apo vila me qira...
Sot, më 6 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Vendi ynë ndan shumë më pak fonde nga buxheti i përgjithsh...
Bizneset prodhuese kanë vijuar të përballen me rritje ...
Sot, më 5 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Nëse ka një biznes që po ecën mirë vitet e fundit është ai...
Sot, më 4 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...