Pagesat buxhetore për bonusin e bebeve po rriten, por lindjet ranë me 22% nga 2019 më 2023-shin
Bebet e lindura në vitin 2023 shënuan rënie me rreth 10 pë...

Përqendrimi i tregut bankar te bankat më të mëdha pësoi rënie vitin e kaluar.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pesha e dy bankave më të mëdha ndaj totalit të aktiveve të sektorit vitin e kaluar zbriti në 41.23%, nga 42.2% që kishte qenë një vit më parë.
Ndërkohë, edhe pesha e tri bankave më të mëdha të sektorit ka pësuar rënie të mëtejshme. Në fund të vitit 2023, tri bankat më të mëdha të sektorit zotëronin 56.82% të totalit të aktiveve të sektorit, në rënie nga niveli prej 57.46% që raportohej në fund të vitit 2022.
Në vitin 2018, sektori bankar nisi një cikël konsolidimi që e uli gradualisht numrin e përgjithshëm të bankave. Nga 16 banka që vepronin në treg në vitin 2018, aktualisht numri i tyre është ulur në 11.
Krahasuar me vitin 2018, pjesa e tregut të dy bankave më të mëdha ka rënë me 3.7 pikë përqindje, ndërsa pjesa e tregut të tri bankave më të mëdha ka rënë me 0.8 pikë përqindje.
Me gjithë uljen e numrit të bankave në treg gjatë pesë viteve të fundit, treguesit e përqendrimit të tregut ngelen pranë pragut të konkurrueshmërisë, mbështetur në metodat teorike të vlerësimit. Mënyra më e zakonshme për të matur shkallën e përqendrimit të tregut është Indeksi Herfindahl-Hirschmann (HHI), që ndërtohet si shuma e pjesës së tregut, të ngritur në fuqi të dytë, të secilës firmë. Pragu poshtë të cilit një treg përgjithësisht pranohet si konkurrues është 1500 ose 0.15.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar treguesi HHI, i matur sipas totalit të aktiveve, ishte në nivelin 0.14, në rënie prej nivelit prej 0.15 të fundit të vitit 2022.
Shumë ekspertë mendojnë se një konsolidim i mëtejshëm i sektorit nuk mund të përjashtohet në një horizont afatmesëm. Rritja e fortë e kërkesave për kapital dhe nevojat e mëdha për investime, të lidhura sidomos me teknologjinë, mund ta vështirësojnë arritjen e eficiencës për bankat e përmasave të vogla.
Hyrja e investitorëve të rinj dhe bashkimet që krijuan banka më të mëdha nga përmasat deri në këtë fazë kanë dhënë një efekt pozitiv në drejtim të rritjes së oreksit për rrezik dhe në kthimin e një cikli rritës të kredisë për ekonominë. Për vitin 2023, kredia e re arriti gjithashtu vlerën rekord të pothuajse 319 miliardë lekëve, në rritje me 14.5% krahasuar me vitin 2022.
Bashkimet mes bankave ekzistuese kanë ulur numrin e përgjithshëm të bankave, por kanë krijuar banka më të shëndetshme dhe më konkurruese. Sipas të dhënave paraprake nga Shoqata Shqiptare e bankave, të gjitha bankat e mbyllën me rezultat financiar pozitiv vitin 2023, ndërsa fitimi total në nivel sektori arriti vlerën rekord prej 28.5 miliardë lekësh, në rritje me 19.5% krahasuar me vitin 2022./ Revista Monitor
Bebet e lindura në vitin 2023 shënuan rënie me rreth 10 pë...
Të fitosh nga hapja e një biznesi sa vjen e po bëhet m...
Sot, më 12 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Raporti i kredive me probleme e filloi me një rritje të le...
Qiratë mujore në kryeqytet e rrethe të tjera, sidomos në b...
Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të pal...
Sot, më 11 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Sot, më 10 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Nazmia punon në sektorin e tekstileve prej vitit 2017, fil...
Sot, më 9 mars 2024, në tregun valutor dollari amerika...
Detyrimet e prapambetura në dhjetor 2023 kanë zbritur në 7...
Teksa Shqipëria prej vitesh i ka lehtësuar procedurat për ...
Sot, më 8 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Fluksi i lartë i turistëve në Shqipëri nuk ka ndalur as pa...
Është 8 Marsi, festa e gruas. Bilanci në vite tregon për n...
Po ta dinin që 7 Marsi 1887, i cili shënon hapjen e Shkoll...
Sot, më 7 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Çdo individ që jep dhoma, apartamente apo vila me qira...
Sot, më 6 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Vendi ynë ndan shumë më pak fonde nga buxheti i përgjithsh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...