Mungesa e Hitës në komision acaron opozitën: Nëse nuk është i zoti të largohet
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...

Pesha e depozituesve të mëdhenj ndaj totalit të depozitave bankare shënoi përsëri rritje të ndjeshme vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2023, dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin më shumë se 8% të totalit të depozitave bankare, nga 6.9% që kishte qenë ky tregues një vit më parë.
Një tendencë e ngjashme vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj.
20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 10.5% të depozitave, kundrejt 9.1% në vitin 2022.
Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 13.6% të totalit të depozitave, nga 12.3% që kishin një vit më parë.
Pesha e depozituesve më të mëdhenj ndiqet dhe raportohet nga Banka e Shqipërisë për qëllime të monitorimit të përqendrimit të depozitave bankare.
Megjithëse informacioni i bankës qendrore nuk i ndan depozituesit sipas kategorisë, besohet se në shumicën e tyre bëhet fjalë për depozita të bizneseve.
8.04% e depozitave totale në fund të vitit 2023 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 128.4 miliardë lekësh ose rreth 1.24 miliardë eurosh (me kursin e fundit të vitit 2023) në llogaritë e 10 depozituesve më të mëdhenj.
Në fund të vitit 2022, depozitat e zotëruara nga 10 depozituesit më të mëdhenj kishin qenë rreth 104.7 miliardë lekë. Kjo tregon se në vlerë absolute, gjendja e depozitave të 10 depozituesve më të mëdhenj u rrit me 7.4 miliardë lekë, ose 22.6% vitin e kaluar.
Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2023 llogaritej në afërsisht 167.6 miliardë lekë, në rritje me 21.4% krahasuar me një vit më parë.
Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 217.2 miliardë lekë, në rritje me 16.3% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e peshës së depozituesve më të mëdhenj duket se përputhet me tendencën e rritjes së shpejtë të depozitave të biznesit në tërësi.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, depozitat e biznesit në banka arritën vlerën rekord të 360 miliardë lekëve, në rritje me 15.5% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e depozitave të biznesit është një tendencë e dukshme e viteve të fundit, që ka marrë një hov të shpejtë veçanërisht pas pandemisë. Krahasuar me vitin 2020, depozitat bankare të biznesit janë rritur me pothuajse 85%.
Duket se depozitat e bizneseve po përfitojnë nga rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e çmimeve dhe e fitimeve në dy vitet e fundit, ndërsa në një situatë të tillë, subjektet më të mëdha kuptueshëm mund të jenë duke pasur edhe përfitimet më të mëdha, në terma të rritjes së gjendjes së parave në llogaritë e tyre.
Megjithatë, sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pjesërisht rritja e depozitave të bizneseve mund të lidhet edhe me përfshirjen e tyre në skema të pastrimit të parave.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2023 depozitat bankare kishin vlerën e afërsisht 1.6 trilionë lekëve, në rritje me 5% krahasuar me një vit më parë.
Norma e rritjes së depozitave u ngadalësua lehtë krahasuar me vitin 2022, por kjo i detyrohet sidomos forcimit të ndjeshëm të lekut në kursin e këmbimit (rreth 9% në fund të 2023-shit)./Monitor
Varësia e ekonomisë ndaj sektorit të ndërtimit në Shqi...
Sot, më 9 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Pagat janë rritur me ritme të përshpejtuara në dy vite...
Sot, më 8 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të ...
Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi n...
Sot, më 7 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 6 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 5 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 4 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Popullsia në moshë pune 15-64 vjeç është reduktuar në ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, inform...
Sot, më 3 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 2 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Rënia e popullsisë pritet që të përmirësojë automatiki...
Teksa në total numri i bizneseve ka ardhur në rritje v...
Numri i banorëve u tkurr me rreth 400 mijë ndërmjet vi...
Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për të arritur Evrop...
Sot, më 1 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 30 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...