Mungesa e Hitës në komision acaron opozitën: Nëse nuk është i zoti të largohet
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...

Pagat janë rritur me ritme të përshpejtuara në dy vitet e fundit, duke reflektuar si mungesën e fuqisë punëtore në shumë sektorë, ashtu dhe rishikimin e tyre në Administratën Publike.
Paga mesatare në ekonomi arriti në 70.5 mijë lekë në muaj në vitin 2023, me një rritje prej 14% në raport me vitin e mëparshëm.
E indeksuar me inflacionin, paga mesatare reale në ekonomi u rrit me 8.8%, që është përmirësimi më i madh që nga viti 2015, kur raportohen të dhënat.
Profesionet që paguhen më shumë, IT del për herë të parë në vend të dytë
“Drejtues administrativë dhe komercialë” është grup-profesioni që ka dhe pagën më të lartë në vend, me 194 mijë lekë në muaj. Në krahasim me vitin e mëparshëm, paga e tyre është rritur me 15 mijë lekë, ose 8.6%.
Për herë të parë, profesioni i dytë më i paguar në vend është “Specialistë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, me pagë mesatare prej 144 mijë lekësh në muaj. Profesionistët e IT kanë marrë mesatarisht 16 mijë lekë, ose 12.6% më shumë në 2023-shin.
Orientimi i bizneseve drejt teknologjisë, i shoqëruar me mungesën e specialistëve në këtë sektor për shkak se është një nga profesionet që po emigron më shumë.
“Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” kaluan në profesionin e tretë më të paguar, me pagë mesatare prej gati 144 mijë lekësh në muaj, me rritje 9.2% (+12 mijë lekë).
Arritja e standardeve të NATO-s dhe mungesa e personelit të kualifikuar po rrit me shpejtësi pagat e “Oficerëve të Forcave të Armatosura”. Ky grup pa rritjen më të lartë të pagave në 2023-shin, si në vlerë (+17.5 mijë lekë), ashtu dhe në përqindje (+19%). Mesatarisht një oficer i Forcave të Armatosura u pagua me 110 mijë lekë në muaj në 2023-shin.
Reforma e pagave në shtet filloi vitin e kaluar dhe po vijon edhe këtë vit. “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” panë në 2023-shin një rritje të pagave me 12.5% (+12 mijë lekë), duke arritur në 104 mijë lekë. Ky ishte dhe grup-profesioni i pestë më i paguar në vend. (për renditjen e plotë shih grafikun në fund).
“Specialistët e shëndetësisë” u paguan mesatarisht me 89 mijë lekë, me një rritje prej 14.5%, ose 11 mijë lekë më shumë.
Për “Specialistët e mësimdhënies”, rritja e pagave të të cilëve u vu në qendër të planit të qeverisë, paga mesatare në 2023-shin arriti në 79 mijë lekë, me një rritje prej 7 mijë lekësh, ose gati 10%.
Për “nëpunësit e zyrave”, rritja ishte më e lartë sesa e mësuesve, me 11 mijë lekë më shumë (+19.4%), duke arritur në 67 mijë lekë.
Me ritme dyshifrore janë rritur dhe pagat e atyre që punojnë në bujqësi, ndërtim, shërbime ndihmëse, si rrjedhojë e mungesës së fuqisë punëtore në sektorët përkatës.
Në krahasim me vitin 2014, rritja më e lartë e pagave në përqindje është shënuar për profesionet që nuk kërkojnë shumë aftësi, si “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë” (+64%); Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare (+54%).
Në vlerë, rritja më e lartë në krahasim në 2014-ën është për “Drejtues administrativë dhe komercialë” (+70 mijë lekë) dhe “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit” (+64 mijë lekë)./Monitor
Sot, më 8 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të ...
Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi n...
Sot, më 7 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 6 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 5 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 4 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Popullsia në moshë pune 15-64 vjeç është reduktuar në ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, inform...
Sot, më 3 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 2 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Rënia e popullsisë pritet që të përmirësojë automatiki...
Teksa në total numri i bizneseve ka ardhur në rritje v...
Numri i banorëve u tkurr me rreth 400 mijë ndërmjet vi...
Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për të arritur Evrop...
Sot, më 1 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 30 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Autostrada e kategorisë A Thumanë-Kashar hapet të diel...
Sot, më 29 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Vit pas viti Shqipëria po ngjitet ne mesin e vendeve m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...