Gabimi trashanik i Veliajt/ Betonieret “pushtojnë” rrugët e Tiranës
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...

Kryeministri Edi Rama shpalli një nismë të beftë një ditë më parë, e cila surprizoi jo pak njerëz. Shefi i qeverisë deklaroi se brenda 5 viteve, Shqipëria nuk do të ketë më para cash.
“Kemi një ambicie tjetër që deri në fund të kësaj dekade Shqipëria të jetë ‘cashless’, pra që të gjithë ndërveprimet dhe të gjitha transaksionet financiare të jenë digjitale. Për këtë na duhet një sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim. Teknologjia nuk mungon. Besoj që, nëse do dimë ta bëjmë si duhet vizatimin e rrugës dhe do dimë të ecim sipas saj, kjo është e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”, – tha kryeministri Edi Rama.
Aktualisht nuk ekziston asnjë ekonomi në botë që të ketë zhdukur tërësisht paranë fizike nga qarkullimi. Suedia, e cila është vendi më i avancuar në këtë drejtim, gjatë periudhës 2007-2024 ka përgjysmuar përdorimin e parasë cash në ekonomi, pa ndonjë vendim apo ligj. Megjithatë as Suedia nuk e ka hequr cash-in tërësisht nga qarkullimi dhe madje këtë vit po i rikthehet atij.
Në një intervistë ekskluzive me The Banker në mars të këtij viti, guvernatori i bankës qendrore të Suedisë, Erik Thedéen, tha se industria bankare e vendit duhet të veprojë shpejt për të ndihmuar në mbrojtjen e parasë fizike dhe për të zgjeruar pagesat me cash. “Tani duhet të mendojmë për qëndrueshmërinë”, tha Thedéen. “Nëse gjithçka prishet, ne [duhet] të kemi para cash.”
Si një nga shoqëritë me më pak para cash në botë, infrastruktura e përparuar digjitale e pagesave të Suedisë e lë vendin gjithnjë e më të hapur ndaj sulmeve kibernetike dhe mund të sjellë rrezik shtesë gjatë krizave të tilla si “koha e luftës”, tha guvernatori i bankës qendrore. Pra, kur vendet më të avancuara të planetit e kanë të pamundur të kalojnë në një ekonomi pa cash, çfarë është duke programuar Edi Rama?
Pikësëpari, përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të jetë e lidhur me pasojat e mesazhit që i përcillet tregut.
Kur qeveria e një vendi thotë se brenda 5 viteve do të zhdukë cash-in në ekonomi, ata që kanë dëngje dhe dhoma të mëdha me para cash do të nxitojnë t’i shpenzojnë ato ose t’i fusin në sistem. Në një vend me informalitet masiv ekonomik, shkallë të lartë kriminaliteti si dhe korrupsion galopant, dëngjet dhe magazinat e parave cash duhet të jenë të panumërta.
Të gjithë këta që kanë këto para tashmë do të nxitojnë t’i investojnë ato në pasuri të patundshme ose në biznese. Sepse në 2030-ën ato nuk do të vlejnë më. Me pak fjalë, impakti i drejtpërdrejtë ekonomik i thirrjes së kryeministrit do të jetë një rritje e investimeve dhe konsumit në ekonomi. Organizatat e krimit, individët e korruptuar dhe ata që kanë shmangur taksa tashmë kanë një incentivë të drejtëpërdrejtë për të shpenzuar paratë që mbajnë nën jastëkët e tyre.
Një nga sektorët që do të ketë fluksin më të lartë të këtyre shpenzimeve është sigurisht ai i ndërtimit, por jo vetëm. Kjo shtron natyrshëm pyetjen: a ishte ky qëllimi i Edi Ramës kur shpalli nismën për zhdukjen e cash-it.
Zhvillimet e fundit nga sektori i ndërtimit janë kontradiktore. Ndonëse çmimet kanë vazhduar të rriten, në treg ka zëra që flasin për ftohje të kërkesës. Paralelisht shumë nga kullat gjigante të Tiranës kanë mbetur thjesht projekte në letër duke cenuar ëndrrën faraonike të Edi Ramës për t’i dhënë Tiranës pamjen që ai ka në kokë. A është ftohja e sektorit rezidencial apo ekonomisë në tërësi, një nga arsyet pse Edi Rama lançoi nismën e beftë të Shqipërisë pa para fizike.
Nëse qeveria dhe kryeministri do të vazhdojnë të forcojnë mesazhin e zhdukjes së cash-it brenda vitit 2030 si dhe do të veprojnë në këtë drejtim, ajo që do të ndodhë është pompimi masiv i parave të pista në ekonominë reale duke e furnizuar ekonominë me një burim të ri financimi. Një lloj aministie de facto, edhe pse e pasiguruar me ligj.
Pra, ekonomikisht ajo që bëri Edi Rama një ditë më parë ka këto pasoja. A ishte ky qëllimi i kryeministrit? Këtë do ta marrim vesh me vonë. Por hë për hë, të korruptuarit, trafikantët, evazorët dhe të gjithë ata që kanë tonelata cash-i po ftohen t’u gjejnë vendin./ Kapitali.al
Vlera e tregut të sektorit të kriptovalutave arriti në 4 t...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një lloga...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në kuadrin...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se në kuadër të aksionit ...
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi. Tatimet: Të...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 ev...
Aksioni i nisur nga administrata tatimore me fokus forcimi...
Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Viti i kaluar ishte viti më i ngrohtë i regjistruar si në ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimi i Bitcoin arriti një nivel rekord, pasi kriptomonedh...
Presioni në rritje në tregun e qirave është reflektuar edh...
Teksa pritshmëritë ishin që turizmi të kishte një rritje r...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Që nga momenti kur ndryshimet klimatike u njohën gjerësish...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...