“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Kostot e financimit të katër kontratave koncesionare në shëndetësi me PPP kanë dalë jashtë kontrollit. Vit pas viti, qeveria ka rritur financimet më shumë se parashikimet në kontrata, teksa ju paguan edhe TVSH në një kohë që shërbimet shëndetësore janë të përjashtuara nga ky tatim.
Nga ana tjetër, koncesionet në shëndetësi vit pas viti kanë rezultuar me norma të larta fitimi në raport me investimet që kanë bërë në krahasim me atë që ofron ekonomia e tregut për sektorin privat.
Kompania "3P Life Logistic", që ofron shërbimet e "check up"-it me koncesion PPP, raportoi në bilancin që dorëzoi në Qendrën Kombëtare të Biznesit një normë kthimi nga kapitali me 75.3%.
Kjo do të thotë se në 100,000 euro të investuara nga aksionet është gjeneruar një fitim prej 75 mijë eurosh vetëm në një vit.
Për krahasim, sistemi bankar, që konsiderohet një ndër më fitimprurësit në vend, kishte një normë kthimi nga kapitali (ROE) në vitin 2023 prej 22%, sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, ku banka me treguesin ROE më të lartë arrinte në nivelin e 28%.
Ndërsa të dhënat e tjera nga bilancet tregojnë se në Shqipëri, norma kthimi nga kapitali mbi 50% kanë përgjithësisht sipërmarrjet që merren me tregti, që nuk kanë nevojë të bëjnë investime.
Kapitali aksioner ROE konsiderohet një matje e mënyrës se si menaxhimi përdor në mënyrë efektive aktivet e Shoqërisë për të krijuar fitime. Raporti i kthimit të kapitalit është tregues se sa fitim gjeneron çdo lek i kapitalit të aksionerëve të zakonshëm.
Kompanitë e koncesioneve në shëndetësi kanë shlyer investimet që në vitet e para të aktivitetit të tyre, teksa të ardhurat janë të garantuara nga buxheti i shtetit. Koncesioni i "check up"-it siguroi të ardhura nga pagesat buxhetore në nivelin rreth 7,3 milionë euro në 2023-shit.
Edhe norma e fitimit mbetet e lartë, duke arritur në gati 30% në 2023, nga rreth 9% që është mesatarja e normës së fitimit për gjithë bizneset në ekonomi.
Sipas të dhënave të bilancit, të ardhurat totale të koncesionarit në vitin 2023 ishin 730 milionë lekë, ndërsa fitimet para taksave ishin 214 milionë lekë.
Koncesioni
Koncesioni i "check up"-it nisi punë në shkurt të vitit 2015.
Kontrata koncesionare kishte si qëllim kontrollin mjekësor bazë falas që është një program kombëtar, i cili synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet më të përhapura, me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore.
Për këtë kontratë Partneriteti Publik-Privat në nivel vjetor janë parashikuar 475,000 përfitues të shërbimit, pra 39,583 raste në muaj, për të cilat kompania koncesionare i merr pagesat, pavarësisht nga fakti nëse ato realizohen apo jo.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave treguan më herët se shteti e ka paguar koncesionarin e kontrollit bazë mjekësor (check-up) për 580 mijë kontrolle të pakryera gjatë periudhës 2015-2018, me një shumë prej rreth 8.5 milionë euro.
Mosplotësimi i numrit detyroi më pas qeverinë të ulte kufirin e moshës për kontrolle nga 40 në 35 vjeç.
Në shkurt të vitit që vjen përfundon afati i kontratës së koncesionit check-up, për të cilin nuk është bërë asnjë vlerësim nga autoritetet e shëndetësisë për ndikimin që ka pasur në përmirësimin e shëndetit të popullatës.
Përveç Kontrollit të Lartë të Shtetit, asnjë autoritet tjetër nuk ka bërë vlerësim për efektshmërisë e kontratës.
KLSH në auditimet rutinë ka gjetur se koncesioni i "check up"-it ka përfituar financime për shërbime të pakryera duke transferuar një kosto të padrejtë në shpenzimet buxhetore të vendit./Monitor
Sot, më 7 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Prej më shumë se dy dekadash, Shqipëria bën pjesë në grupi...
Pas qepës dhe grurit, fermerëve të Korçës rrezikohet t...
Sot, më 6 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kthimi i Shqipërisë në një destinacion, që po bën xhir...
Sektori bankar vijoi rritjen edhe në tremujorin e dytë...
Së paku 10 bashki në vendin tonë ishin "të falimentuara” n...
Sot, më 5 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 4 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Akomodimi në hotel në këtë sezon veror në Shqipëri ësh...
Sot, më 3 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Kursi i këmbimit të euros ka vijuar rënien ditën e enjte d...
Pas 2022-shit, kur kriza e energjisë arriti kulmin dhe...
Sot, më 2 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vendosi të m...
Në sistemin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvil...
Sot, më 1 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Saranda dhe Ksamili, dy nga pikat kryesore turistike n...
Sot, më 31 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
A është vendi juaj më i shtrenjtë se vendet e tjera evropi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...