Këmbimi valutor/ Euro vijon "e ngrirë"
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...

Ekonomia e vendit po zgjerohet me ritme mbi mesataren e dekadës së kaluar, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave buxhetore. Por në anën tjetër paaftësia për të përmbushur programin buxhetor në fushën e shpenzimeve, po bën joefikase rishpërndarjen e të ardhurave.
Të dhënat zyrtare tregojnë se vitin e kaluar, shpenzimet buxhetore në raport me PBB-në arritën në 28.9%, duke shënuar nivelin më të ulët në 14 vitet e fundit, që nga viti 2010 (shiko grafikun e mëposhtëm).
Shqipëria shënoi një regres në raport me vetveten në aftësinë për të zbatuar ligjin e buxhetit të shtetit në fushën e shpenzimeve, po gjithashtu kishte pozicionin më të keq në rajon.
Shpenzimet publike në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor u rritën në vitin 2024, duke arritur mesatarisht në 38.6% të PBB-së, nga 36.8% në vitin 2023. Mali i Zi regjistroi rritjen më të lartë të shpenzimeve me 45.9% të PBB-së, kryesisht për shkak të rritjes së pensioneve minimale dhe shpenzimeve kapitale.
Bosnja dhe Hercegovina u rendit e dyta për nivelin e lartë të shpenzimeve me 45.3%, ndërsa Shqipëria u rendit në anën tjetër me nivelin më të ulët të shpenzimeve publike në Rajon me vetëm 28.9% të PBB-së e ndjekur nga Kosova 30.1%.
Banka Botërore analizoi së fundmi se vendet e Rajonit rritën shpenzimet buxhetore kryesisht nga pagesat sociale, ku pensionet dominonin pjesën më të madhe të rritjes.
Mali i Zi regjistroi rritjen më të ndjeshme, 1.7 pikë përqindjeje të PBB-së, nga rritja e pensioneve minimale më të larta, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova përjetuan rritje më të moderuar, ndërsa Shqipëria pati rritjen më të ulët të shpenzimeve për pensionet.
Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut ndanë pjesë të konsiderueshme të buxheteve të tyre për pensionet, ku të dyja vendet shpenzuan gati një të pestën e PBB-së së tyre për përfitime sociale në vitin 2024.
Sigurimi i qëndrueshmërisë afatgjatë të sistemeve shtetërore të pensioneve mbetet një sfidë kryesore për shumicën e vendeve të BP6, duke pasur parasysh presionet në rritje të shpenzimeve, informalitetin dhe popullsinë në plakje.
Ndërkohë, me përjashtim të Malit të Zi, shpenzimet për pagat publike vazhduan të rriten si përqindje e PBB-së. Maqedonia e Veriut dhe Serbia regjistruan rritjet më të larta me përkatësisht 0.7 dhe 0.6 pikë përqindjeje të shpenzimeve për paga në raport me PBB-në, ndërsa Shqipëria, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina panë një rritje të moderuar prej 0.2–0.3 pikë përqindjeje.
Pavarësisht rritjeve graduale të pagave në sektorin publik, fatura e pagave e Shqipërisë mbetet më e ulëta si pjesë e PBB-së me 4.5%, dukshëm nën mesataren rajonale.
Shumica e vendeve të BP6 po përjetojnë një rimëkëmbje të shpenzimeve kapitale. Mesatarja rajonale u rrit nga 5.2% e PBB-së në vitin 2023 në 5.4% në vitin 2024.
Serbia kryesoi rajonin me një rritje prej 0.9 pikësh përqindjeje, duke arritur në 7.3%, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Kosova, të cilat panë rritje prej 0.7 dhe 0.6 pikësh përqindjeje, përkatësisht. Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu regjistroi një rritje të moderuar prej 0.4 pikësh përqindjeje, ndërsa Shqipëria mbeti në pozicion të njëjtë./ Monitor.al
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Numri i personave që përfitojnë nga skema e sigurimeve sho...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Numri i qytetarëve të papunë mbetet historikisht i ulët, m...
Të ardhurat që qeveria arkëton nga taksat që paguajnë bizn...
Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ari është rishfaqur si një gur themeli i financave globale...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimet e naftës vazhduan rënien të mërkurën dhe po shkojnë...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Nga këndvështrimi i qytetarëve, pabarazia ekonomike në Raj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shitjet globale të artit dhe antikiteteve kanë rënë për të...
Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të n...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës së FMN dhe BB-së, Guv...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori Gent Sejko zhvilloi një takim me z. Riccardo E...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...