web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diskutimet për politikat makroekonomike/ Guvernatori Sejko takohet me Drejtorin për Shqipërinë në FMN

26 Prill 2025, 17:09, Ekonomi CNA

Diskutimet për politikat makroekonomike/ Guvernatori Sejko takohet me

Guvernatori Gent Sejko zhvilloi një takim me z. Riccardo Ercoli, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë në Bordin Ekzekutiv të FMN-së, në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN-së dhe BB-së.

Takimi u fokusua në një shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe politikat makroekonomike të ndjekura nga autoritetet shqiptare.

U vlerësua ecuria pozitive e ekonomisë, me rritje të qëndrueshme, inflacion në rënie dhe pritshmëri për rikthimin në objektiv gjatë vitit 2026. Politika monetare e ndjekur ka kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, pavarësisht sfidave nga tregjet ndërkombëtare.

Sistemi bankar shqiptar mbetet i qëndrueshëm, likuid dhe mirëkapitalizuar, ndërsa kursi i këmbimit ka shfaqur forcim të konsiderueshëm, duke reflektuar faktorë themelorë të ekonomisë dhe besimin e tregjeve.

Guvernatori Sejko shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së ndër vite dhe gatishmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin me institucionin./CNA 

 





Lajmet e fundit nga