BB: Sfidë për Shqipërinë emigrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve
Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngu...

Italianët kanë mbetur grupi i dytë me peshën më të madhe të vizitorëve pas Kosovës duke u rritur në janar-shkurt me 14.7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar-shkurt në vend u shënuan 126 mijë hyrje të shtetasve italianë, duke zënë gati 12% të totalit të hyrjeve.
Kosova vijon të mbetet e para. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në dy muaj pushesit nga Kosova u rritën me 4.4 për qind në raport me janar-shkurt 2024, duke arritur në 431 mijë. Kosova zë 40.09 për qind të peshës totale të turistëve në vend duke vijuar të mbetet grupi kryesor që mban kontributin më të madh në sektor.
Ndërkohë grupe të tjera janë Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që përkatësisht në peshën e turistëve mbajnë vendin e tretë (10.1%) dhe të katërt (9%). Si numër në janar-shkurt 2025 ishin 109 mijë shtetas nga Mali i Zi që hynë në territorin shqiptar me një rritje 18.7 për qind ndërkohë që nga Maqedonia e Veriut ishin 97.4 mijë me një rritje 9.5 për qind.
Turoperatorët vlerësojnë se përpos një rritje të vizitorëve që vijnë nga këto vende më shumë ndikim kanë hyrjet që janë me qëllim tranziti dhe që përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për të udhëtuar në destinacione të ndryshme.
Falë linjave low cost që ofrojnë një gamë më të gjerë destinacionesh sesa fqinjët, Tirana është bërë një nga pikat më dinamike të tranziteve dhe këtë mund ta konfirmosh fare mirë nëse fluturon nga dhe për në Tiranë, ku sheh shumë shtetas nga Mali i Zi dhe Kosova.
Grupe të tjera që kanë shënuar rritje në dy muajt e parë janë gjermanët me një rritje 52 për qind, Franca me 35 për qind apo spanjollët me 33.5 për qind disa tendenca që janë vërejtur edhe gjatë vitit të shkuar. Spanjollët madje janë një prej grupeve që po vijnë në formë të organizuar prej disa kohësh edhe si efekt i hyrjes së një zinxhiri spanjoll hotelerie i vendosur në disa njësi kryesisht në rajonin e Durrësit.
Çekia dhe Suedia janë gjithashtu dy vende nga ku numri i vizitorëve ka qenë në rritje për janar-shkurt 2025 në raport me një vit më parë teksa bie në sy një rënie me 32 për qind e polakëve. Këta të fundit janë kryesisht një grup që preferon Shqipërinë për pushimet e verës në formë të organizuar dhe vendosur kryesisht në Golem e Durrës me paketa all inclusive.
Edhe për këtë verë ky grup është me rritje sipas konfirmimeve të turoperatorëve. Viti 2025 pritet që në tërësi të jetë një vit pozitiv për turizmin duke shfaqur tiparet e vitit 2024 si në ritmin e rritjes ashtu edhe të destinacionëve nga vijnë turistët e huaj ku Europa Perëndimore po merr një peshë të konsiderueshme dhe falë promovimit që vijon ti bëhet Shqipërisë në mediat ndërkombëtare./ Monitor.al
Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngu...
Rimëkëmbja kontinentale varet nga aftësia e Gjermanisë për...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të k...
Jo vetëm inflacioni tërësor, por edhe përbërësi i tij bazë...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Inflacioni në Europë po pëson ndryshime dhe kjo vihet re e...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një rënie të leh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Cektësia e tregut valutor shqiptar mund të justifikojë ndë...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy ...
Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të p...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...